KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Letër Marta Kos-it për protestat në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Letër Marta Kos-it për protestat në Shqipëri
KomentKryesoreOpinionPolitikeSociale

Letër Marta Kos-it për protestat në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 19 Tetor, 2026 10:49 am
14 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një grup avokatësh, gazetarësh, deputetësh, përfaqësuesish të shoqërisë civile dhe akademikësh i kanë drejtuar një letër Komisioneres Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ku shprehin zhgënjimin për deklaratën e Komisionit Evropian të 18 tetorit mbi protestat në Shqipëri.

Në letrën e tyre, nënshkruesit vlerësojnë se deklarata e Komisionit dënon aktet e dhunës që u atribuohen protestuesve, por nuk përmend raportimet për pesë ditë përdorimi joproporcional të forcës policore ndaj demonstruesve paqësorë, përfshirë studentët.

Sipas tyre, ky qëndrim i njëanshëm rrezikon të interpretohet si mbështetje për mënyrën se si autoritetet shqiptare kanë menaxhuar protestat, duke krijuar premisa për përshkallëzimin e dhunës shtetërore. Ata argumentojnë gjithashtu se një qasje e tillë cenon besueshmërinë e standardeve të Komisionit Evropian për të drejtat themelore në vendet kandidate dhe dobëson besimin e të rinjve shqiptarë te Bashkimi Evropian.

Në letër, nënshkruesit i kërkojnë Komisionit Evropian të sqarojë publikisht se standardi i llogaridhënies zbatohet njësoj edhe për rastet e përdorimit të tepruar të forcës nga organet e rendit. Ata kërkojnë gjithashtu një hetim të shpejtë dhe të pavarur për pretendimet për sjellje të pahijshme të policisë.

Një tjetër kërkesë është që këto ngjarje të përfshihen në vlerësimin e Shqipërisë në kuadër të Grupkapitullit të Themeloreve, përkatësisht Kapitullit 23, në raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian për vendin.

Nënshkruesit i referohen gjithashtu deklaratave publike të kryeministrit Edi Rama ndaj protestuesve, duke vënë në dukje kontrastin mes garancive që, sipas tyre, Komisioni ka marrë nga qeveria dhe gjuhës së përdorur nga kreu i qeverisë në komunikimin me qytetarët.

Letra është nënshkruar nga Dr. Mirza Balaj, në emër të një grupi ku bëjnë pjesë deputetët Redi Muçi dhe Mariana Koceku, avokatet Edlira Cepani dhe Irena Dule, organizatat e shoqërisë civile AOS, PPNEA dhe Diaspora e Shqipërisë, akademikët Ervin Goci dhe Ermal Pashaj, si dhe gazetari Gjergj Erebara.

Në përfundim, grupi shpreh gatishmërinë për të diskutuar shqetësimet e ngritura me kabinetin e Komisioneres Kos ose me Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Partneritetin Lindor (DG ENEST).

 

Marrë nga Hashtag.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama nuk tërhiqet, protestat në Shqipëri hyjnë në javën e dytë

La Repubblica: Edi Rama gjithnjë e më i izoluar politikisht!

Revolta shqiptare: Tre skenarët e mundshëm dhe pse faktori ndërkombëtar është vendimtar

Gjermania nis kursimin për pension që në fëmijëri

Presionet ekonomike që qëndrojnë pas protestave në Europë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Presionet ekonomike që qëndrojnë pas protestave në Europë
Artikulli tjetër Gjermania nis kursimin për pension që në fëmijëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bankat me orare të reja – Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 19 Tetor, 2026
Moska i përgjigjet Ramës: Nuk kemi dorë në protestat e Shqipërisë
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 19 Tetor, 2026
Protestuesit e Kurbinit dhe Mirditës bllokojnë hyrjen për në rrugën e Kombit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 19 Tetor, 2026
Alarm për bombë në Kryeministri dhe disa institucione shtetërore
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 19 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.