KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjermania nis kursimin për pension që në fëmijëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Gjermania nis kursimin për pension që në fëmijëri
AnalizeBotaFinanceSocialeTe TjeraZhvillim

Gjermania nis kursimin për pension që në fëmijëri

Përditësimi i fundit: 19 Tetor, 2026 10:53 am
21 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Skema “Frühstartrente” parashikon financim shtetëror për brezat e lindur nga viti 2020. Nisja planifikohet në janar 2027, ndërsa nevojitet edhe miratimi i Bundesratit.

Bundestagu gjerman miratoi të premten, më 16 tetor 2026, skemën “Frühstartrente”, që parashikon nisjen e kursimit për pension që në fëmijëri. Shteti do të kontribuojë me dhjetë euro në muaj për çdo fëmijë që plotëson kushtet e programit.

Projektligji mori mbështetjen e CDU/CSU-së dhe SPD-së. Të Gjelbrit dhe partia E Majta votuan kundër, ndërsa AfD-ja abstenoi.

Mbështetja do të investohet në një llogari të posaçme për pensionin e ardhshëm. Familjet nuk do t’i marrin këto para për shpenzimet e përditshme dhe fëmijët nuk do të mund t’i tërheqin sapo të mbushin 18 vjeç. Sipas skemës së miratuar në Bundestag, tërheqja e kapitalit të financuar parashikohet, në parim, jo përpara moshës 65-vjeçare.

Programi parashikohet të nisë më 1 janar 2027, me fëmijët e lindur në vitet 2020 dhe 2021. Më pas, çdo vit do të përfshihet brezi që mbush gjashtë vjeç. Kontributi shtetëror do të vazhdojë deri në moshën madhore.

Për familjet shqiptare në Gjermani, rëndësi ka grupmosha e fëmijës dhe plotësimi i kushteve të përfitimit. Fëmijët e lindur përpara vitit 2020 nuk përfshihen në financimin shtetëror sipas modelit të miratuar, edhe pse për ta mund të hapen kontrata private kursimi.

Prindërit mund të lidhin një kontratë të posaçme në emër të fëmijës te një ofrues i certifikuar. Për fëmijët përfitues, prindërit e të cilëve nuk hapin një kontratë individuale, parashikohet një mekanizëm kolektiv investimi, i administruar nga Bundesbank-u. Kjo synon që pjesëmarrja të mos varet vetëm nga iniciativa apo mundësitë financiare të prindërve.

Miratimi në Bundestag është një hap vendimtar, por procedura ligjore ende nuk ka përfunduar. Për hyrjen në fuqi kërkohet edhe miratimi i Bundesratit, dhomës që përfaqëson landet gjermane.

 

Marrë nga Botasot.info

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Krimi i rëndë në Kamëz me dy të vdekur dhe një të plagosur rëndë

Pretendimet që shoqërojnë protestat në Shqipëri

Rama nuk tërhiqet, protestat në Shqipëri hyjnë në javën e dytë

La Repubblica: Edi Rama gjithnjë e më i izoluar politikisht!

Revolta shqiptare: Tre skenarët e mundshëm dhe pse faktori ndërkombëtar është vendimtar

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Letër Marta Kos-it për protestat në Shqipëri
Artikulli tjetër Revolta shqiptare: Tre skenarët e mundshëm dhe pse faktori ndërkombëtar është vendimtar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Deputetja Marjana Koçeku letër ambasadave: Protestuesit janë marrë me forcë nga civilë
Aktuale Fokus Koment Kryesore Opinion Politike 19 Tetor, 2026
Letër Marta Kos-it për protestat në Shqipëri
Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 19 Tetor, 2026
Presionet ekonomike që qëndrojnë pas protestave në Europë
Aktuale Analize Bota Ekonomi Fokus Sociale 19 Tetor, 2026
Bankat me orare të reja – Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 19 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.