KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Banka e Shqipërisë: Depozitat janë të sigurta, pavarësisht dëmtimeve gjatë protestave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Finance > Banka e Shqipërisë: Depozitat janë të sigurta, pavarësisht dëmtimeve gjatë protestave
FinanceFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Banka e Shqipërisë: Depozitat janë të sigurta, pavarësisht dëmtimeve gjatë protestave

Përditësimi i fundit: 19 Tetor, 2026 1:26 pm
35 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Banka e Shqipërisë u përpoq të qetësonte të hënën shqetësimet mbi sigurinë e depozitave dhe funksionimin e sistemit bankar, pas sulmeve ndaj disa degëve bankare dhe bankomatëve gjatë protestave të dhunshme kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për shtyp më 19 tetor, banka qendrore pranoi se incidentet e ditëve të fundit kishin shkaktuar dëme materiale dhe kufizime të përkohshme të shërbimeve në disa degë bankare, por këmbënguli se sistemi financiar vijonte të funksiononte normalisht.

“Banka e Shqipërisë thekson se depozitat dhe kursimet e qytetarëve në sistemin bankar janë të sigurta”, thuhet në deklaratë.

“Dëmtimet e një pjese të infrastrukturës fizike në disa degë të bankave nuk cenojnë sigurinë e depozitave të klientëve dhe as qëndrueshmërinë financiare të bankave”, shtoi institucioni.

Sipas Bankës së Shqipërisë, shërbimet e pagesave kanë vijuar pa ndërprerje, ndërsa kufizimet e vendosura në degë të caktuara lidhen me nevojën për të garantuar sigurinë fizike të punonjësve dhe klientëve.

Institucioni u bëri thirrje qytetarëve dhe bizneseve të ndjekin njoftimet e bankave tregtare dhe të përdorin kanalet alternative të shërbimit bankar.

Deklarata vjen pas një jave protestash kundër qeverisë, të udhëhequra kryesisht nga të rinj, nxënës dhe studentë, të cilat janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, si dhe dëmtime të institucioneve publike, bizneseve dhe degëve bankare në kryeqytet.

Banka e Shqipërisë njoftoi se ndodhet në komunikim të vazhdueshëm me bankat tregtare dhe institucionet përgjegjëse për të monitoruar situatën dhe masat e sigurisë.

Duke theksuar rëndësinë e sistemit bankar për funksionimin e ekonomisë, institucioni u bëri thirrje protestuesve të respektojnë dhe mbrojnë infrastrukturën financiare.

“Ruajtja e këtyre institucioneve do të thotë ruajtje e shërbimeve dhe e funksioneve që u përkasin dhe u shërbejnë të gjithëve”, theksoi Banka e Shqipërisë.

Banka qendrore deklaroi se do të vijojë të monitorojë zhvillimet dhe të bashkëpunojë me institucionet përkatëse për të garantuar stabilitetin financiar dhe vijimësinë e shërbimeve bankare

 

Marerë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Quo Vadis, Shqipëri?

Rinia e ka vrarë frikën, nuk i druhet regjimit autokratik të Ramës

Tensione gjatë protestës në Kurbin, i vihet zjarri Bashkisë

Falimenti i Besa Agro Invest lë një mal me borxhe

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm
Artikulli tjetër Falimenti i Besa Agro Invest lë një mal me borxhe

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Deputetja Marjana Koçeku letër ambasadave: Protestuesit janë marrë me forcë nga civilë
Aktuale Fokus Koment Kryesore Opinion Politike 19 Tetor, 2026
Krimi i rëndë në Kamëz me dy të vdekur dhe një të plagosur rëndë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 19 Tetor, 2026
Pretendimet që shoqërojnë protestat në Shqipëri
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Politike Sociale 19 Tetor, 2026
Rama nuk tërhiqet, protestat në Shqipëri hyjnë në javën e dytë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 19 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.