KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sigurimi i pronës, ecuri e dobët edhe për vitin 2026
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Sigurimi i pronës, ecuri e dobët edhe për vitin 2026
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Sigurimi i pronës, ecuri e dobët edhe për vitin 2026

Përditësimi i fundit: 20 Tetor, 2026 8:46 am
31 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Sigurimi i pronës në Shqipëri po shfaq ecuri të dobët edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoritetit i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për tetë muajt e vitit 2026 primet e shkruara bruto të sigurimit të pronës nga zjarri dhe forcat e natyrës, si edhe sigurimet nga dëmtimet e tjera në pronës kishin vlerën e 1.74 miliardë lekëve, në rënie me 13.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo ka bërë që pesha e këtyre produkteve të bjerë në 10.4% të volumit të përgjithshëm të primeve të shkruara bruto, nga 12.2% që kishte qenë një vit më parë. Ecuria e tregut paraqitet e dobët në të dy produktet kryesore, sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës dhe sigurimet e tjera në pronë.

Primet e shkruara bruto për sigurimin nga zjarri dhe forcat e natyrës ranë në 1.49 miliardë lekë, 11.2% më pak krahasuar me një vit më parë. Ndërsa sigurimet nga dëmtimet e tjera në pronë ranë në 247 milionë lekë, 24.1% më pak krahasuar me 8-mujorin 2025.

Megjithëse ligjërisht sigurimi i pronës nga fatkeqësitë natyrore është vullnetar, në praktikë pjesa më e madhe e kontratave të sigurimit për këtë produkt janë të lidhura me pronat e lëna si kolateral për kreditë bankare.

Në rastet kur kredia është e siguruar me kolateral, sigurimi i tij është kusht i vendosur nga banka për huamarrësin, ndaj edhe në këtë rast bëhet fjalë për një produkt faktikisht të detyrueshëm.

Rritja e shpejtë e kredisë për pasuri të paluajtshme në vitet e fundit ka mbështetur edhe rritjen e tregut të sigurimit të pronës, por përmasat e tij ngelen shumë modeste dhe zënë një peshë të ulët kundrejt volumit total të tregut të sigurimeve në vend.

Bazuar në numrin vjetor të policave të sigurimit, mund të vlerësohet se në Shqipëri janë të siguruara afërsisht 5% e numrit të përgjithshëm të banesave (duke iu referuar Censit 2023).

Më shumë se 90% e primeve të sigurimit nga katastrofat natyrore janë të përqendruara në qarkun e Tiranës, ndërsa pjesa tjetër e vendit është në masën dërrmuese e pambuluar ndaj këtyre rreziqeve.

Duke parë shkallën e ulët të mbulimit vullnetar me sigurime të pronës, qeveria shqiptare ka ndërmarrë një nismë ligjore për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet.

Ai përcakton detyrimin për sigurimin e të gjitha banesave në vend, me pak përjashtime (psh. shtëpitë e ndërtuara prej argjile, qerpiçi, kallami, etj. apo ndërtesave me vendndodhje të lëvizshme apo të përkohshme).

Skema e sigurimit do të administrohet nga një ent i posaçëm me kapital shtetëror që do të ngrihet për këtë qëllim, Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet.

Shuma e sigurimit do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa primi i sigurimit që do të paguajnë pronarët e banesave do të përcaktohet nga Fondi për Tërmetet, pas marrjes së pëlqimit nga ministri përgjegjës për financat.

Megjithatë, industria e sigurimeve është shprehur në vijimësi kundër kësaj skeme, duke kërkuar një zgjidhje tjetër, që të përfshijë edhe shoqëritë private të sigurimit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Ideologu i Vladimir Putin kërkon front shqiptaro-serb kundër “globalistëve të BE-së”

Zjarri gjatë protestës dëmtoi dosjet, Gjykata e Lartë pezullon seancat

OJQ-të e Sorosit, kritika Ramës për dhunimin e protestës, “lojë” apo “luftë” reale

Ish-deputeti socialist sfidon kryeministrin: “Dhe 2.500 euro për policët, ofroj 10.000 euro për këdo që të hedh në plehëra

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Protestat në Francë/ Policia në Paris njofton shtetrrethimin e vendit gjatë natës
Artikulli tjetër Platformat e pagesave për e-commerce në rritje me 59%

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Prokuroria Speciale e Kosovës: Botet me karburant mbusheshin me ujë rrugës dhe niseshin drejt Prishtinës, nafta shitej në tregun e zi, në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 20 Tetor, 2026
Mes protestave në Tiranë, Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 20 Tetor, 2026
10 aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Ramën dhe Skëndër Hitën
Analize Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 20 Tetor, 2026
Rama u nxjerr inatin deputetëve të vetë: Mos krijoni përshtypjen se jeni fshehur
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 20 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.