KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: OJQ-të e Sorosit, kritika Ramës për dhunimin e protestës, “lojë” apo “luftë” reale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > OJQ-të e Sorosit, kritika Ramës për dhunimin e protestës, “lojë” apo “luftë” reale
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeSociale

OJQ-të e Sorosit, kritika Ramës për dhunimin e protestës, “lojë” apo “luftë” reale

Përditësimi i fundit: 20 Tetor, 2026 2:14 pm
35 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një grup organizatash jo-qeveritare shqiptare u treguan kritike ndaj kryeministrit Edi Rama për mënyrën se si po menaxhohen protestat e të rinjve studentorë në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.

Në një thirrje të përbashkët, rreth 20 organizata të shoqërisë civile theksuan se “Autoritetet kanë detyrimin të lehtësojnë protestën paqësore, të ulin tensionet dhe të parandalojnë lëndimet. Çdo përdorim i forcës nga policia duhet të jetë i ligjshëm, rreptësisht i nevojshëm dhe proporcional, duke përdorur paraprakisht mjetet paqësore”.

Në përgjigje të kësaj ftese, Rama, duke publikuar këtë thirrje, postoi në rrjete sociale, kërkesën: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe për sa i takon qeverisë ne do të jemi aty”.

Komunikimi duket një situatë normale në një moment të trazuar politik. Megjithatë, ajo që duket e veçantë në të gjithë këtë histori, është fakti që, thuajse gjysma e organizatave jo-qeveritare që janë përfshirë në Thirrjen ndaj qeverisë për vetë-përmbajtje ndaj protestuesve, janë të lidhura ngushtësisht me Fondacionin “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”-Soros.

Natyrisht, pjesa tjetër nuk kanë ndonjë lidhje të dukshme me Soros-in dhe, për më tepër, janë treguar aktive prej muajsh kundër projekteve të debatueshme të qeverisë “Rama”, përfshirë edhe ato për resorstet që shkatërrojnë mjedisin në zonat bregdetare.

Por, përfshirja në Thirrjen kritike ndaj qeverisë të organizatave të lidhura ngushtësisht me Soros, madje njëra edhe dikur nën kontrollin e deputetes aktuale socialiste, Iris Luarasi, ngre së paku dy çështje:

1.A po e “lëshon” Soros-i kryeministrin Edi Rama? apo

2.Organizata e Soros-it u janë bashkuar OJQ-ve të tjera, për të ndihmuar Ramën që të vijojë pushtetin, edhe pas këtyre protestave masive?

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk e ka fshehur aspak lidhjen e tij të ngushtë me Fondacionin Soros dhe afërsinë personale me drejtuesit e organizatës ndërkombëtare, Xhorxh dhe Aleks Soros. Madje, tashmë është e qartë se ky fondacion dhe rrjeti i tij i gjerë i organizatave jo-qeveritare, ka bërë gjithçka që Rama të sigurojë dhe mbajë pushtetin në Shqipëri.

Megjithatë, favori që po i bën Rama projektit në Zvërnec të kompanive të lidhura me Jared Kushner-in, dhëndrin e presidentit amerikan dhe njëkohësisht kundërshtarin më të madh të Soros-it, Donald Trump, mund të jetë lexuar nga përfaqësuesit e Fondacionit “Shoqëria e Hapur” si një devijim i tij nga linja ndërkomnëtare që e ka mbështetur fuqimisht prej gati 30 vitesh.

Por, nga ana tjetër, nxitimi i kryeministri Rama për t’iu përgjigjur Thirrjes së grupit të organizatave qeveritare me ftesën për Dialog mund të ngrejë dyshimin se, pavarësisht pakënaqësive që mund të kenë në Qendrën e Soros-it, sërish atë nuk e lëshojnë investimin e tyre të rëndësishëm në Ballkan.

Bashkimi i këtyre OJQ-ve të Soros-it në listën e organizatave të shoqërisë civile që shohin me kritika qasjen e qeverisë së Ramës ndaj protestës, mund të jetë edhe një mjet për të sfumuar goditjet publike ndaj tij.

Nëse është ky variant, atëherë, me shumë mundësi, në një tryezë dialogu mes Ramës dhe grupit të OJQ-ve, ky fraksion i mbështetur nga Soros-i, me shumë mundësi do të mbajnë qëndrimin e vijimit të pushtetit nga Edi Rama, duke bërë disa lëshime minimale ndaj protestuesve që kanë një kërkesë thelbësore-dorëheqjen e kryeministrit.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Ideologu i Vladimir Putin kërkon front shqiptaro-serb kundër “globalistëve të BE-së”

Zjarri gjatë protestës dëmtoi dosjet, Gjykata e Lartë pezullon seancat

Ish-deputeti socialist sfidon kryeministrin: “Dhe 2.500 euro për policët, ofroj 10.000 euro për këdo që të hedh në plehëra

Prokuroria Speciale e Kosovës: Botet me karburant mbusheshin me ujë rrugës dhe niseshin drejt Prishtinës, nafta shitej në tregun e zi, në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ish-deputeti socialist sfidon kryeministrin: “Dhe 2.500 euro për policët, ofroj 10.000 euro për këdo që të hedh në plehëra
Artikulli tjetër Zjarri gjatë protestës dëmtoi dosjet, Gjykata e Lartë pezullon seancat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mes protestave në Tiranë, Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 20 Tetor, 2026
10 aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Ramën dhe Skëndër Hitën
Analize Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 20 Tetor, 2026
Rama u nxjerr inatin deputetëve të vetë: Mos krijoni përshtypjen se jeni fshehur
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 20 Tetor, 2026
Studentët e universitetit të Durrësit shkruajnë me spraj muret e godinës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.