KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Le Figaro: BE të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Le Figaro: BE të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeSociale

Le Figaro: BE të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin

Përditësimi i fundit: 22 Tetor, 2026 7:53 am
17 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Bashkimi Europian duhet të marrë përgjegjësi përballë zhvillimeve në Shqipëri dhe t’i kërkojë llogari kryeministrit Edi Rama për korrupsionin. Ky është mesazhi i opinionit të profesorit të shkencave politike në Sciences Po, Christian Lequesne, të publikuar në median franceze Le Figaro, ku analizohen protestat kundër qeverisë në Tiranë.

Në shkrimin me titull “Përballë trazirave në Shqipëri, është koha që Bashkimi Europian të marrë përgjegjësitë e tij”, Lequesne kërkon që Brukseli t’ia bëjë të qartë Ramës, pa ekuivok, se procesi i zgjerimit të BE-së kërkon uljen e korrupsionit.

Ai i bën thirrje Bashkimit Europian të marrë përgjegjësitë e tij dhe të mos e trajtojë procesin e Integrimit të Shqipërisë të shkëputur nga problematika e korrupsionit. Sipas tij, Brukseli duhet t’i përcjellë kryeministrit Edi Rama një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë se përparimi drejt anëtarësimit në BE kërkon angazhim konkret për uljen e korrupsionit.

“Dënimi i dhunës dhe i shkatërrimeve është i domosdoshëm dhe legjitim, por ai merr kuptim vetëm nëse shoqërohet me një mesazh të qartë drejtuar qeverisë në pushtet: korrupsioni dhe klientelizmi nuk mund të vazhdojnë më si më parë’ shkruan profesori. 

Artikulli i Le Figaro

Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat kanë sjellë shkatërrimin dhe djegien e ndërtesave dhe të infrastrukturës publike e private. Këto trazira ndryshojnë nga situata aktuale në Francë. Atje, protestat nisën me nxënësit e shkollave të mesme, të cilët kritikonin kushtet e këqija të punës në disa institucione publike.

Më pas, atyre iu bashkuan studentët, përpara se lëvizja të përvetësohej nga e majta ekstreme, e cila instrumentalizoi pakënaqësinë e të rinjve nga periferitë urbane, shpesh të përjashtuar nga jeta shoqërore. Fatkeqësisht, ishin këta të fundit ata që nuk ngurruan të kryenin plaçkitje dhe vjedhje nëpër dyqane.

Në Shqipëri, protestat ishin paqësore për katër muaj. Ato nisën me të rinj të zonave urbane, shpesh të arsimuar, të cilët duan t’i japin fund korrupsionit të klasës politike, si në shumicën qeverisëse, ashtu edhe në opozitë, dhe synojnë që vendi të arrijë standardet e një demokracie evropiane.

Shkëndija që ndezi protestat ishte leja e dhënë nga qeveria e Edi Ramës për një grup investitorësh të lidhur me familjen Trump, për të ndërtuar një kompleks turistik brenda territorit të një parku kombëtar detar dhe pranë një lagune të mbrojtur.

Kjo shpjegon edhe simbolin e përdorur nga protestuesit në Tiranë: flamingon, shpendin karakteristik të lagunës, mbijetesën e të cilit projekti imobiliar e vë në rrezik. Pasi studentët iu bashkuan lëvizjes me kërkesa sociale, dhuna nisi të merrte gjithnjë e më shumë përmasa. Megjithatë, në Tiranë nuk ka pasur plaçkitje masive të dyqaneve nga protestues që largoheshin me rroba apo telefona nën sqetull.

Për më shumë se 140 ditë, kërkesat e turmës paqësore nuk u dëgjuan nga qeveria e kryeministrit socialist Edi Rama. Ndodhi ajo që John F. Kennedy kishte parashikuar dikur: “Ata që i bëjnë të pamundura protestat paqësore, në mënyrë të pashmangshme favorizojnë revolucionet e dhunshme.”

Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare, të angazhuara në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë, gjenden në një pozitë të sikletshme. Nga njëra anë, ata duhet ta dënojnë dhunën, e cila, me të drejtë, nuk ka vend në një demokraci. Nga ana tjetër, ata janë të vetëdijshëm për problemet e korrupsionit në Shqipëri, por nuk mund t’i shprehin hapur këto shqetësime, pasi qeveria e Ramës është angazhuar fuqishëm në procesin e zgjerimit.

Si përfundim, Bashkimi Evropian përpiqet të kënaqë të dyja palët, pa mbajtur një qëndrim të qartë. Komunikata e tij e 15 tetorit 2026 e ilustron në mënyrë të përkryer këtë qasje: bëhet thirrje për stabilitet dhe dialog, por njëkohësisht rikujtohet e drejta për të protestuar dhe për t’u mbledhur.

Megjithatë, çështja më e rëndësishme qëndron diku tjetër. Të rinjtë shqiptarë, të lindur pas hapjes së vendit në vitin 1991, në përfundim të një diktature të egër komuniste, e karakterizuar nga një izolim dhe represion i krahasueshëm me atë të Koresë së Veriut, aspirojnë një të ardhme evropiane dhe demokratike.

Sot, ata kanë përshtypjen se Bashkimi Evropian i mbështet vetëm pjesërisht, madje se po përpiqet deri diku të shmangë përgjegjësitë e veta. Prandaj, është e rëndësishme që Bashkimi Evropian t’i përcjellë qeverisë shqiptare një mesazh më të qartë.

Mesazhi mund të ishte ky: modernizimi ekonomik dhe hapja ndaj turizmit, të cilat Edi Rama i ka vënë në lëvizje, përbëjnë zhvillime shumë pozitive për vendin, por ato nuk mund të realizohen pa një ulje të ndjeshme të korrupsionit.

Situata në Shqipëri i shtron Bashkimit Evropian një pyetje më të gjerë lidhur me të ardhmen e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor: a duhet të pajtohet me ruajtjen e stabilitetit të qeverive në pushtet, duke rrezikuar të mos jetë mjaftueshëm kërkues për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit? Kjo është ajo që nganjëherë quhet dilema e «stabilitokracisë».

Përgjigjja është jo. Së pari, sepse një zgjedhje e tillë e dobëson besimin e mbështetësve më të vendosur të demokracisë në vendet përkatëse. Së dyti, sepse ajo nuk do t’i inkurajojë aspak opinionet publike të shteteve anëtare që të pranojnë ratifikimin e traktateve të anëtarësimit, kur të vijë momenti.

Duhet të kujtojmë se në një vend si Franca, ratifikimi i anëtarësimeve të ardhshme në Bashkimin Evropian mund të kërkojë organizimin e referendumeve, në përputhje me Kushtetutën. Pikërisht për këtë arsye, është e rëndësishme që votuesit demokratë të mos shtyhen drejt votës kundër, thjesht sepse nuk kanë besim te reformat për shtetin e së drejtës që po negociohen nga Bashkimi Evropian.

Përballë zhvillimeve në Shqipëri, Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare duhet të marrin përgjegjësitë që u takojnë. Dënimi i dhunës dhe i shkatërrimeve është i domosdoshëm dhe legjitim, por ai merr kuptim vetëm nëse shoqërohet me një mesazh të qartë drejtuar qeverisë në pushtet: korrupsioni dhe klientelizmi nuk mund të vazhdojnë më si më parë.

Rinia shqiptare do të besojë vërtet te një demokraci evropiane, e cila respekton shtetin e së drejtës dhe kushtëzimet mjedisore, vetëm kur të bindet se pushteti nuk u jep më atyre që e ushtrojnë mundësinë të veprojnë thjesht sipas dëshirës së tyre.

 

Marrë nga Le Figaro

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë
Artikulli tjetër Eurodeputeti austriak: Të protestosh është pro europiane! Të qëllosh me gaz, ujë e të burgosësh të mitur nuk është

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.