Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet të respektohet plotësisht dhe se çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës duhet të hetohet tërësisht.
Në reagimin e saj, PPE nënvizon se organet e zbatimit të ligjit duhet të veprojnë në çdo rast në mënyrë proporcionale, ndërsa tensionet aktuale në vend duhet të trajtohen përmes dialogut, uljes së tensioneve dhe angazhimit demokratik.
Partia Popullore Europiane thekson gjithashtu se e ardhmja e Shqipërisë qëndron në një rrugë demokratike, të begatë dhe evropiane, me një qeveri llogaridhënëse, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
Marrë nga Syri.net