KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Raporti që rrëzon propagandën e Ramës/ Shqipëria në rënie për demokracinë dhe shtetin e së drejtës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Raporti që rrëzon propagandën e Ramës/ Shqipëria në rënie për demokracinë dhe shtetin e së drejtës
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitike

Raporti që rrëzon propagandën e Ramës/ Shqipëria në rënie për demokracinë dhe shtetin e së drejtës

Përditësimi i fundit: 22 Tetor, 2026 9:46 am
27 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë në vendin e 91-të mes 143 shteteve.

Sipas shifrave të raportit të publikuara nga analisti Afrim Krasniqi, vendi shfaq përkeqësim në treguesit e shtetit të së drejtës, duke u renditur pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Sipas analistit, shifrat tregojnë qartë realitetin e zymtë të vendit, ndërsa ka akuzuar qeverinë Rama se u përgjigjet kritikave me propagandë, në vend që të reflektojë mbi problematikat që evidentojnë raportet ndërkombëtare.

“Ku janë provat? Përse kritikoni? Jemi më mirë se kurrë. Po ia kalojmë edhe Gjermanisë. Ne bëjmë shtet. Po bëjmë histori. Askush më mirë se ne. Kjo është retorika standarde e zyrtarëve të mazhorancës, – një pjesë nga udhëzuesi me të cilin të gjithë duhet të prezantohen me video ose në debate televizive. Duhet ta mësojnë përmendësh dhe ta recitojnë sa herë ndeshen me kritika. Ky është ushqimi ditor për makinën propagandistike dhe militantët, përfshirë edhe mediat e paguara nga buxheti shtetëror dhe oligarkët”,- shkruan Krasniqi.

Analisti argumenton më tej se raportet e hartuara nga ekspertë dhe institucione ndërkombëtare duhet të nxisin analizë, reflektim dhe përgjegjësi politike. Sipas tij, në Shqipëri, në vend të një reagimi institucional ndaj këtyre të dhënave, mbizotëron një qasje që i paraqet kritikët si kundërshtarë të vendit dhe që ushqen propagandën qeveritare.

“Sic shihet nga tabela, Shqipëria ka rënie të lirë në të gjithë treguesit, duke u renditur në vendin e 91 në 143 shtete, pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut madje edhe Bosnjes. Serbia rivalizon me tregues negativ me Shqipërinë. Kroacia është shkëputur nga zona gri ballkanike dhe tashmë matet me standardet e vendeve të BE. Kur ka raporte të tilla, të hartuara nga grupe ekspertësh ndërkombëtarë dhe institucione prestigjioze çdo elitë politike dhe vendimmarrësit përgjegjës e analizojnë, e komentojnë, reflektojnë, marrin përgjegjësi dhe projektojnë masa përmirësuese reformatore për të ardhmen”,- shkruan Krasniqi.

Krasniqi ngre shqetësime edhe për propozimet e fundit të kryeministrit, të cilat i cilëson si një model ndëshkues ndaj atyre që kundërshtojnë qeverinë. Ai paralajmëron për rrezikun e kufizimit të të drejtave kushtetuese të qytetarëve dhe e krahason këtë qasje me praktikat autoritariste të Bjellorusisë.

“Në Shqipëri? Oferta e vetme është zgjidhja bjelloruse: ata që janë kundër do të privohen nga të drejtat kushtetuese të ndihmës sociale, të drejtat e lëvizjes jashtë dhe brenda vendit, të drejtat e përdorimit të aseteve publike të shërbimit, si dhe do të ketë penalizim kolektiv familjar, në çdo rast, pa një vendim gjyqësor. Kjo është “paketa reformatore” që kryeministri prezantoi ditët e fundit dhe MAS, MPB dhe Guvernatori mbajtën shënim për ta zbatuar”,- shton analisti.

Në përfundim, analisti thekson se Shqipëria ka nevojë për reforma demokratike, transparencë, llogaridhënie dhe luftë kundër korrupsionit. Ai kërkon shkëputjen nga modelet politike autoritariste, familjare dhe klienteliste, duke vënë në dukje nevojën për institucione funksionale dhe standarde të demokracisë e të shtetit të së drejtës të krahasueshme të paktën me ato të Kroacisë.

“Zgjidhja? Ky vend ka nevojë jetike për frymëmarrje demokratike, reforma, transparencë, llogaridhënie, drejtësi dhe antikorrupsion, për politikanë të pastër, me energji, me kulturë politike bashkëkohore dhe me ide ndryshimi cilësor. Sa më parë aq më mirë, sa më qartë aq më mirë – duke llogaritur edhe fundin e tranzicionit, – nevojën për ndarje nga modelet e partive private dhe modelet autoritariste, familjare, klienteliste, komuniste dhe korruptive në dy anët e Lanës, për të rikthyer ose vendosur standarde të demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës të krahasueshme miminumi me Kroacinë”,- përfundon ai.
Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Këlliçi nga Kuvendi: Nuk bëjmë dot, sikur s’po ndodh gjë jashtë
Artikulli tjetër Protesta në Shqipëri/ BE përballet me kontradiktat e saj, në Ballkan

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.