Erjon Vishkulli, protestuesi i plagosur me plumb gome nga policia në Tiranë gjatë protestave studentore, është transferuar këtë mëngjes nga Spitali San Carlo drejt spitalit Gemelli në Romë, ku do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Transferimi drejt një prej spitaleve të njohura të kryeqytetit italian vjen në kuadër të trajtimit të specializuar për dëmtimin e pësuar.
Ndërhyrja pritet të kryhet në spitalin Gemelli nga një ekip mjekësor i drejtuar prej një kirurgu me 45 vite përvojë në fushën e kirurgjisë okulistike. Vëmendja është përqendruar te ndërhyrja dhe ecuria e trajtimit, ndërsa pritet të mësohen më shumë detaje mbi procedurën dhe gjendjen shëndetësore të Vishkullit.
Marrë nga Syri.net