KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Franca, e sëmura e Europës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Franca, e sëmura e Europës
AnalizeBotaOpinionPolitikeSociale

Franca, e sëmura e Europës

Përditësimi i fundit: 27 Tetor, 2026 10:51 am
19 Shikime
Share
10 Min. Leximi
SHARE

Nga Giorgio Leali dhe Clea Caulcutt

 

Franca është shndërruar në njeriun e ri të sëmurë të Evropës, pikërisht në prag të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Pas dy fundjavash gjatë të cilave qindra mijëra protestues dolën në rrugë, duke kërkuar që qeveria të rrisë pagat e mësuesve, të përmirësojë shkollat e amortizuara dhe të ndihmojë në përballimin e kostos së jetesës, e cila po rritet me shpejtësi, ekonomia e dytë më e madhe e Bashkimit Evropian po zhytet në një cikël vicioz të dy krizave të ndërlidhura — asaj fiskale dhe asaj sociale — që po e ushqejnë njëra-tjetrën.

“Franca është në prag të një krize financiare”, i tha POLITICO-s ish-kryeministri Michel Barnier. “Duhet t’u dërgojmë një sinjal tregjeve.”

Autoritetet arritën të parandalonin trazirat dhe plaçkitjet e përmasave të atyre që shënuan raundin e parë të protestave, më 17–18 tetor, por tregjet financiare janë alarmuar. Edhe përpara se të nisnin demonstratat, investitorët po shisnin borxhin francez ose po kërkonin norma kthimi historikisht të larta, për shkak të dështimit të qeverisë për të ulur ndjeshëm deficitin buxhetor, i cili mbetet kokëfortësisht i lartë, për të zvogëluar borxhin prej 3.5 trilionë eurosh, për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të reformuar një sistem pensionesh të paqëndrueshëm.

Mundësia që balotazhi presidencial pranverën e ardhshme të zhvillohet mes kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, e cila kryeson garën, dhe rivalit të saj të ekstremit të majtë, Jean-Luc Mélenchon, i cili, sipas shumicës së sondazheve, është ndër kandidatët që konkurrojnë për vendin e dytë, po i frikëson edhe më shumë investitorët. Të dy kandidatët duan të shpenzojnë miliarda euro për të ulur moshën e pensionit.

Deri tani, vlerësohet se trazirat kanë shkaktuar dëme në vlerën e dhjetëra milionë eurove, pjesa më e madhe e të cilave do të mbulohet nga sigurimet. Por kaosi po i hedh benzinë një situate tashmë shpërthyese, duke u dërguar sinjale shqetësuese investitorëve, veçanërisht nëse trazirat civile vazhdojnë.

Protestat e “Jelekëve të Verdhë”, nga viti 2018 deri në vitin 2020, të cilat nisën në fillim të mandatit të presidentit Emmanuel Macron, i kushtuan ekonomisë franceze 0.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa bizneset raportuan humbje prej 2 miliardë eurosh.

“Është e qartë se protestat ndikojnë në tregje”, i tha POLITICO-s Eric Lombard, i cili shërbeu si ministër i Ekonomisë dhe Financave vitin e kaluar.

Duke qenë se projektbuxheti për vitin 2027, i propozuar nga kryeministri aktual Sébastien Lecornu, përfshin tashmë kursime prej 43 miliardë eurosh, duke lënë pak hapësirë për shkurtime të mëtejshme, qeveria përballet me një zgjedhje pothuajse të pamundur: të marrë më shumë borxh dhe t’ua lërë brezave të ardhshëm barrën e miliarda eurove në pagesa interesi, ose të shpresojë që protestat të shuhen vetvetiu.

“E kemi thikën në fyt dhe i ndiejmë pikat e gjakut mbi arterien karotide”, tha një ministër i qeverisë, të cilit iu garantua anonimiteti për të diskutuar situatën aktuale.

“Duhet të tregojmë se e kemi dëgjuar zemërimin e njerëzve. Por, duke pasur parasysh gjendjen e tregjeve, hapësira jonë për të vepruar është shumë e kufizuar.”

Të luash me zjarrin

Mario Monti, i cili u përball me një situatë të ngjashme si kryeministër i Italisë dhe arriti të shmangte një krizë financiare në vitin 2011 përmes shkurtimeve të shpenzimeve dhe reformës së pensioneve, i tha POLITICO-s se “gjërat mund të përshpejtohen shumë”.

Në atë kohë, kujtoi Monti, diferenca mes normave të interesit të obligacioneve 10-vjeçare italiane dhe atyre gjermane — një tregues që mat rrezikun e borxhit të një vendi krahasuar me Gjermaninë, e konsideruar historikisht e sigurt — u rrit nga rreth 150 pikë bazë në më shumë se 500 brenda pak muajsh.

Diferenca mes borxhit francez dhe atij gjerman ishte 169 pikë bazë kur tregjet u mbyllën të premten, ndërsa yield-i i obligacionit referencë francez 10-vjeçar kishte arritur në 5.14% një ditë më parë, niveli më i lartë që nga viti 2002.

Franca është konsideruar prej kohësh “fëmija i llastuar” i BE-së, tha Monti, duke shfrytëzuar peshën e saj politike dhe ekonomike për t’i anashkaluar ose shkelur rregullat fiskale të bllokut. Megjithatë, pak kush kishte menduar se një vend kaq i madh dhe i fuqishëm do të përfundonte në vijën e parë të një krize evropiane të borxhit.

Megjithëse aftësia e Bankës Qendrore Evropiane për të blerë obligacione qeveritare në tregun sekondar, në kushte të caktuara, i jep asaj një instrument të fuqishëm për të parandaluar një krizë në eurozonë, Monti thotë se votuesit francezë duhet ta kuptojnë se një krizë e borxhit sovran në vendin e tyre nuk është më thjesht një skenar imagjinar.

“Problemi kryesor është se publiku nuk shqetësohet sa duhet për këtë rrezik”, tha Monti. “Franca nuk është psikologjikisht e përgatitur ta shohë veten si objektiv të një krize, apo edhe si pikënisjen e një krize që mund të përhapet.”

Kjo gjendje e rënduar nuk është vetëm ekonomike. Shumë tregues dëshmojnë se Franca ka humbur besimin te vetvetja.

Sipas një sondazhi të muajit të kaluar, nëntë nga dhjetë francezë janë pesimistë për të ardhmen dhe besojnë se fëmijët e tyre do të jetojnë më keq se ata vetë. Një studim pan-evropian i kryer në fillim të këtij viti zbuloi se vetëm gjysma e të anketuarve francezë ndihen krenarë për sistemin demokratik, krahasuar me dy të tretat e gjermanëve dhe afërsisht 70% të britanikëve.

Ky pesimizëm i ka shtyrë votuesit drejt kandidatëve më ekstremë, si Le Pen — platforma ekonomike e së cilës është kritikuar nga disa ekonomistë si jorealiste dhe jo serioze — dhe Mélenchon, i cili dëshiron ta “vërë zjarrin” borxhit francez.

Sipas përmbledhjes së sondazheve të POLITICO-s, të publikuar në fillim të këtij muaji, Le Pen gëzon mbështetjen e 34% të votuesve, ndërsa Mélenchon atë të 15%. Kjo do të thotë se gati 50% e elektoratit synon të votojë për një figurë kundër establishmentit politik.

Kandidati i qendrës së djathtë, Edouard Philippe, ndoshta figura tradicionale me pozicionin më të favorshëm për t’u përballur me Le Pen, është përpjekur t’u paraqitet votuesve si një kandidat që mbron disiplinën fiskale dhe nuk ka frikë të përballet me të vërteta të vështira. Megjithatë, fushata e tij ka hasur vështirësi për të gjetur drejtimin e duhur.

Rrethi vicioz drejt katastrofës

Zyrtarët, ligjvënësit dhe diplomatët me të cilët foli POLITICO ranë të gjithë dakord se Franca nuk rrezikon aktualisht të përballet me një skenar të ngjashëm me atë të Greqisë, i cili do ta detyronte qeverinë të ndërpriste pagesat për punonjësit publikë dhe kreditorët. Megjithatë, vendi mund të përjetojë fare mirë një krizë të ngjashme me atë që goditi Italinë kur Monti zëvendësoi Silvio Berlusconin në vitin 2011.

“Ne nuk jemi ende një republikë bananesh që rrezikon të shpallë falimentimin”, tha Charles de Courson, një ligjvënës veteran i qendrës dhe ekspert i buxhetit.

Por gjatë trazirave në fillim të këtij muaji, përpara vitrinës së thyer të një supermarketi në lagjen e 11-të të Parisit, e njohur për atmosferën e saj moderne dhe alternative, i cili ishte plaçkitur më parë, një burrë pa ndonjë lidhje të dukshme me dyqanin po i nxiste kalimtarët të hynin brenda dhe të merrnin çfarë u nevojitej.

Disa metra më tutje, pronari i një restoranti kinez mbyllte derën pas çdo klienti, për t’u siguruar që protestuesit e dhunshëm të mos hynin brenda.

Këto janë skena që do të priteshin në një vend në prag të një krize të borxhit sovran, jo në një shtet anëtar të G7-s. Diplomatët dhe ekonomistët që i vëzhgojnë zhvillimet nga Brukseli, Uashingtoni apo Nju-Jorku e kuptojnë se Parisi ka të ngjarë të dështojë në uljen e deficitit buxhetor në 3% të PBB-së deri në vitin 2029, siç i kishte premtuar më parë BE-së.

De Courson tha se Franca ka “humbur çdo besueshmëri” për çështjet fiskale në sytë e partnerëve të saj evropianë.

Lombard, ish-ministri i Ekonomisë, tha se “dështuam t’i përmbushnim angazhimet tona”, por shprehu shpresën se situata mund të ndryshojë.

“Në emër të popullit francez, morëm përsipër angazhime për t’i vënë financat publike përsëri në rrugën e duhur, por nuk i përmbushëm ato. Unë isha fuqimisht në favor të respektimit të angazhimeve të mia. Por, si shoqëri, nuk e bëmë këtë”, tha Lombard. “Kështu e vendosëm veten në një pozitë dobësie.”

 

Marrë nga Politico.eu

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama për median greke: Mandatin do ta çoj deri në fund

Kush janë maskarenjtë pas maskave?

Një përbindësh betoni do ngrihet nga ortakët e familjes Dako, në Malin e Robit

Paketa fiskale 2027: Ulet në 6% TVSH-ja për ushqimet

QKB anulon regjistrimin e shitjes së Aeroportit të Vlorës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama për median greke: Mandatin do ta çoj deri në fund

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ishte në kërkim për shpërdorim detyre, ndalohet ish-juristi i ASHK-së
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 27 Tetor, 2026
Era që nuk ndalet më!
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
Çfarë mësimesh duhet të nxjerrin autokratët e tjerë të rajonit, pas humbjes së Vuçiç?
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 27 Tetor, 2026
Dosja e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.