KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dosja e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Dosja e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Dosja e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

Përditësimi i fundit: 27 Tetor, 2026 10:18 am
54 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Uzina e Ferrokromit në Papër, Elbasan, në pronësi të kompanisë “Albchrome sh.p.k.”, është kthyer në një bombë mjedisore me rrezik të lartë për shëndetin publik.

Një kontroll në terren nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka zbuluar një skandal të rëndë: operatori metalurgjik ka depozituar në mënyrë të paligjshme qindra ton mbetje toksike tejet helmuese në ambient të hapur, duke provokuar një katastrofë të heshtur mjedisore.

Kapitali publikon ekskluzivisht raportin e kontrollit në subjektin Albchrome me përfaqësuese ligjore administratoren Teuta Ustundag. Raporti i mbajtur nga inspektorët Xhevdet Haxhiaj, Henri Bacinozi, Enver Halipaj, konstaton një genocid të mirëfilltë mjedisor me pasoja fatale për shëndetin e popullatës lokale.

Gjetja më alarmante e inspektimit është konstatimi i mbi 300 ton pluhura të kapura nga filtrat e oxhaqeve, të klasifikuara me kodin e rrezikshëm mjedisor 10 08 15*.

Këto mbetje industriale, të cilat përmbajnë koncentrime të larta të metaleve të rënda, ishin paketuar në thasë të thjeshtë “bigbag” dhe liheshin të stivuara në qiell të hapur prej më shumë se një viti.

Skandali thellohet më tej me menaxhimin e skorjeve të ferrokromit (kodi 10 08 09). Venddepozitimi i tyre masiv është krejtësisht i paizoluar, pa rrethim perimetrik dhe pa asnjë kanalizim mbrojtës.

Në kontakt me shiun dhe agjentët atmosferikë, këto skorje oksidohen në mënyrë të vazhdueshme.

Ujërat e ndotur që gjenerohen nga ky proces, të ngarkuar me mbetje të rrezikshme metalurgjike, rrjedhin jashtë çdo kontrolli, thithen nga toka dhe helmojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë basenet e ujërave nëntokësorë të zonës së Papërit.

OBSH e klasifikon si kancerogjen të Grupit 1

Mbetjet e rrezikshme që lëngojnë në uzinë sulmojnë shëndetin e popullatës përmes dy rrugëve fatale: ajrit dhe ujit. Nga njëra anë, 300 tonët e pluhurit të filtrave (kodi 10 08 15*), të lënë për mbi një vit në thasë të thjeshtë në ajër të hapur, thërrmohen dhe përhapen nga era në atmosferë duke u thithur direkt nga banorët.

Nga ana tjetër, skorjet masive të paizoluara (kodi 10 08 09) shplahen nga shiu, duke bërë që Kromi Heksavalent dhe metalet e rënda të depërtojnë thellë në tokë. Ky proces kontaminon direkt rrjedhat e ujit nëntokësor dhe burimet e zonës, duke bërë që helmet të përfundojnë në ujin e pijshëm dhe në produktet bujqësore që vaditen me to.

Prania e Kromit Heksavalent në ajër dhe në ujë është një alarm i kuq, pasi ky element është i certifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) si kancerogjen i Grupit 1.

Pasoja fatale për shëndetin e popullatës

Thithja e pluhurit dhe konsumi i ujit të ndotur shkaktojnë direkt kancer të mushkërive, si dhe rritin ndjeshëm rrezikun për kancer të stomakut, mëlçisë dhe veshkave.

Përveç rrezikut tumoral, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj këtyre mbetjeve shkakton dëmtime të rënda të rrugëve respiratore – si bronkit kronik dhe fibroza të pakthyeshme – si dhe mbart veti mutagjene që dëmtojnë direkt ADN-në, duke shfaqur rreziqe serioze riprodhuese për gratë shtatzëna.

Së fundmi, përdorimi i thjeshtë i ujit të kontaminuar provokon pezmatim të rëndë të lëkurës (dermatit), alergji të forta mjedisore dhe ulçera të hapura dermale që kurohen me mjaft vështirësi.

Banorët e Papërit dhe Elbasanit po thithin dhe pinë pa e ditur një helm që qëndron i stivuar në qiell të hapur prej më shumë se një viti.

Kaos mjedisor dhe instalime të fshehura

Dokumentet e AKM-së dëshmojnë një anarki të plotë brenda rrethimit të uzinës. Albchrome ka operuar në mënyrë të fshehtë një stacion të tërë karburanti (pika ID 1.10) pa e deklaruar dhe pa e përfshirë fare në lejen e mjedisit.

Gjithashtu, pranë depozitës së naftës – e cila nuk ka as argjinaturë mbrojtëse për rreziqet e rjedhjes – inspektorët gjetën maku lëndësh skrapi dhe mbetje bidonash plastikë të hedhur pa asnjë lloj ndarjeje apo kriteri mjedisor.

Faktet e zbuluara në Papër tregojnë qartë se si operon industria e rëndë kur fitimi i biznesit vihet përpara sigurisë së jetës së banorëve dhe mbrojtjes së mjedisit.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Efekti domino nga Serbia në Shqipëri; mes shpresës dhe sfidave politike
Artikulli tjetër Çfarë mësimesh duhet të nxjerrin autokratët e tjerë të rajonit, pas humbjes së Vuçiç?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.