KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Efekti domino nga Serbia në Shqipëri; mes shpresës dhe sfidave politike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Efekti domino nga Serbia në Shqipëri; mes shpresës dhe sfidave politike
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeSociale

Efekti domino nga Serbia në Shqipëri; mes shpresës dhe sfidave politike

Përditësimi i fundit: 27 Tetor, 2026 10:06 am
15 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Të dielën në darkë, sheshi kryesor i Beogradit u kthye në një arenë gëzimi për mijëra të rinj dhe qytetarë serbë, të cilët protestonin prej dy vitesh kundër presidentit Aleksandër Vuçiç dhe qeverisjes së tij 12 vjeçare.

Festimet u ndezën nga fitorja e qartë në zgjedhje e Listës Studentore- një lëvizje që nisi në nëntor të vitit 2024 në Novi Sad pas shembjes së një strehe prej betoni të stacionit hekurudhor, ku humbën jetën 16 persona.

Vuçiç u përpoq që t’i shtypte protestat dhe i akuzoi protestuesit se po përpiqeshin të destabilizonin vendin me akuza se nxiteshin nga aktorë të huaj, por të dielën në darkë ai e pranoi humbjen.

Humbja e Vuçiçit po bën jehonë në Tiranë, ku protestat antiqeveritare 4-mujore u përshkallëzuan gjatë dy javëve të fundit me përfshirjen e studentëve dhe përplasjet me policinë. Në një paralelizëm të qartë me Shqipërinë, përfaqësues të ndryshëm politikë e konsideruan trumfin e lëvizjes studentore në Serbi si një “erë të re” në Ballkan.

Edhe analistët e politikës e shohin rastin serb si një pikë reference për Shqipërinë, duke theksuar rolin e presionit qytetar dhe nevojën që protesta studentore të shndërrohet në një alternativë të re politike, e aftë të fitojë besimin e qytetarëve përtej partive tradicionale.

“Në Ballkan prej disa vitesh ka një erë të re, Rama ka ngelur i fundit,” tha për BIRN gazetari Armand Shkullaku.

Edhe pse nuk mund të parashikohet sa do të zgjasë revolta qytetare në Shqipëri, për Shkullakun është e sigurtë se “procesi i largimit të Ramës është afër fundit dhe nuk ka më kthim pas”.

Ajo që ndodhi në Serbi tregon, sipas Andri Nurellarit, potencialin që kanë lëvizjet rinore për të thyer apatinë, për të mobilizuar shoqërinë dhe për të sfiduar edhe pushtete që duken të paprekshme.

“Mësimi më i rëndësishëm nga zhvillimet në rajon është se edhe pushtetet që duken të pathyeshme mund të ndryshohen përmes votës,” tha Nurellari për BIRN.

Megjithatë, sfida në Shqipëri mbetet te transformimi i revoltës në një alternativë politike elektorale si në Serbi.

“Në Shqipëri pyetja nuk është vetëm nëse studentët mund të mobilizojnë shoqërinë, por nëse mund të ndërtojnë një formë përfaqësimi që shkon përtej protestës,” tha gazetari Lutfi Dervishi.

Sfidat e një lëvizjeje studentore

Largimi i liderëve që kanë dominuar për vite me radhë politikën në rajon dhe Evropën Qendrore, nga Viktor Orbán tek Aleksandar Vuçiç, ka ushqyer diskutimet për një efekt domino që mund të sfidojë modelet e përqendrimit të pushtetit dhe të hapë rrugën për ndryshime të reja politike.

Paralelizmi përfshin më së shumti kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili sikurse Vuçiç akuzohet për ndërtimin e një sistemi qeverisjeje përmes përqendrimit të pushtetit, patronazhimit politik, kapjes së mediave dhe dobësimit të mbikëqyrjes institucionale.

“Modeli i pushtetit të Vuçiç ndan të njëjtën tipologji me me atë të Edi Ramës; kontroll abusolut mbi institucionet, mbi partinë, mbi mediat dhe përfshirja e krimit të organizuar në politikë e në institucionet e sigurisë së vendit,” argumenton Shkullaku.

Sipas tij, ngjashmëria shihet po ashtu në mënyrën se si të dy ata iu përgjigjën revoltës së studentëve ‘me dhunë e represion’.

Megjithatë, analistët vlerësojnë se krijimi i një alternative studentore politike në Shqipëri kërkon kohë, organizim, ndërtimin e një përfaqësimi të besueshëm dhe ruajtjen e pavarësisë nga partitë tradicionale, pa e humbur mbështetjen e gjerë qytetare. Adri Nurellari paralajmëron se ndryshimi në Shqipëri nuk do të vijë automatikisht dhe se vendi përballet me dinamikat e veta, pavarësisht ngjashmërisë me rastin e Serbisë.

Në këtë kontekst, Nurellari këmbëngul se është e rëndësishme të dallohet protesta nga lëvizja politike, e cila do të duhet ta shndërronte pakënaqësinë në një projekt më të gjerë ndryshimi, të mbështetur sipas tij në vizion, organizim, lidership dhe objektiva afatgjatë.

“Potenciali i saj qëndron te mundësia për të nxjerrë një brez të ri drejtuesish, të pakomprometuar nga politika e vjetër dhe për të krijuar një alternativë që shkon përtej elektoratit tradicional të opozitës,” tha Nurellari.

Nurellari sugjeron se sfida është që “energjia e protestës të mos përvetësohet nga elitat e vjetra politike”, por as të mos “konsumohet në radikalizëm dhe përplasje pa perspektivë”. Edhe Lutfi Dervishi vëren dallime mes dy vendeve, ku njëri prej dallimeve është faktori kohë. Ndërkohë që lëvizjes serbe iu deshën gati dy vjet për të ndërtuar organizimin dhe mbështetjen që e çuan drejt zgjedhjeve, protesta studentore shqiptare është sipas Dervishit në fazën e vet të hershme.

“Prandaj efekti domino mund të shfaqet fillimisht në organizim, kërkesa dhe pjesëmarrje qytetare, jo domosdoshmërisht në krijimin e menjëhershëm të një force elektorale,” sugjeron Dervishi.

Sipas tij, ndryshimi politik në Shqipëri kërkon kohë dhe presion të vazhdueshëm qytetar për të krijuar kushte të barabarta për zgjedhjet e ardhshme. Duke iu referuar rastit serb, ai argumenton se pa presionin e protestuesve dhe ekspozimin publik të dhunës policore, Vuçiç mund të kishte ruajtur pushtetin përmes zgjedhjeve.

“Regjime të tilla nuk ndryshojnë me zgjedhje,” thotë Dervishi, duke nënvizuar se mobilizimi qytetar është i nevojshëm për të garantuar një garë të lirë dhe të ndershme.

Ndaj, sipas tij, edhe kërkesa e studentëve shqiptarë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama lidhet pikërisht me krijimin e kushteve për zgjedhje të lira, dhe jo me marrjen e pushtetit jashtë procesit zgjedhor.

“Studentët po kërkojnë dorëheqjen si garanci për përgatitjen e zgjedhjeve të lira, s’po kërkojnë pushtet pa zgjedhje”, përfundon ai.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Franca, e sëmura e Europës

Rama për median greke: Mandatin do ta çoj deri në fund

Kush janë maskarenjtë pas maskave?

Një përbindësh betoni do ngrihet nga ortakët e familjes Dako, në Malin e Robit

Paketa fiskale 2027: Ulet në 6% TVSH-ja për ushqimet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pas largimit të Vuçiçit nga pushteti, televizioni shtetëror serb kërkon falje
Artikulli tjetër Dosja e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

QKB anulon regjistrimin e shitjes së Aeroportit të Vlorës
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 27 Tetor, 2026
Ishte në kërkim për shpërdorim detyre, ndalohet ish-juristi i ASHK-së
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 27 Tetor, 2026
Era që nuk ndalet më!
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
Çfarë mësimesh duhet të nxjerrin autokratët e tjerë të rajonit, pas humbjes së Vuçiç?
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.