KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pas largimit të Vuçiçit nga pushteti, televizioni shtetëror serb kërkon falje
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Pas largimit të Vuçiçit nga pushteti, televizioni shtetëror serb kërkon falje
AktualeAnalizeKomentRajoniSociale

Pas largimit të Vuçiçit nga pushteti, televizioni shtetëror serb kërkon falje

Përditësimi i fundit: 27 Tetor, 2026 10:03 am
20 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Radio-Televizioni i Vojvodinës (RTV) e nisi edicionin e lajmeve të orës 17:00 me një kërkimfalje publike drejtuar shikuesve, duke pranuar se për vite me radhë nuk e kishte përmbushur siç duhet misionin e një transmetuesi publik.

Pas transmetimit të pamjeve nga festimet e rezultateve zgjedhore dhe qytetarët e mbledhur në Sheshin e Lirisë në Novi Sad, prezantuesi Goran Eror deklaroi se televizioni u detyrohej qytetarëve një ndjesë për ngjarjet që nuk u kishte përcjellë gjatë natës së mëparshme.

“Për shumë vite, shërbimi publik nuk e ka përmbushur funksionin e tij. Ngjarje janë heshtur, informacioni është përcjellë në mënyrë të njëanshme dhe raportimi ka munguar në frymën kritike. Nuk janë bërë pyetjet e duhura ose nuk janë bërë fare pyetje. Për të gjitha këto, u detyrohemi shikuesve një kërkimfalje”, deklaroi Eror.

Ai theksoi gjithashtu se një pjesë e punonjësve të RTV-së kishte luftuar për lirinë e gazetarëve dhe redaktorëve, si dhe për respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

Në të njëjtin edicion u njoftua edhe dorëheqja e Nenad Ćaćić nga posti i drejtuesit të programit të parë televiziv, pas kërkesave të një pjese të punonjësve dhe drejtorit të përgjithshëm të RTV-së, Goran Karaxhiç. Në këtë detyrë u emërua Blažo Popović, ndërsa Predrag Novković mori postin e drejtorit të programit.

Shkarkimi i kryeredaktorit ishte gjithashtu një nga kërkesat e sindikatës “Nezavisnost”, e cila kishte ngritur shqetësime për integritetin e televizionit dhe mënyrën e raportimit.

Kërkimfalja erdhi në një kohë kur punonjësit e RTV-së po kërkojnë respektimin e standardeve profesionale dhe etike, duke theksuar detyrimin për të informuar publikun në mënyrë të saktë, objektive, të plotë dhe në kohë.

“Na duhet e vërteta”, ishte mesazhi i Darko Šper, përfaqësuesit të sindikatës “Nezavisnost”, drejtuar gazetarëve të transmetuesit publik.

 

Marrë nga N1info.rs

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Franca, e sëmura e Europës

Rama për median greke: Mandatin do ta çoj deri në fund

Një përbindësh betoni do ngrihet nga ortakët e familjes Dako, në Malin e Robit

Paketa fiskale 2027: Ulet në 6% TVSH-ja për ushqimet

QKB anulon regjistrimin e shitjes së Aeroportit të Vlorës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Spektakël shqiptar në SuperLigën turke, Muçi dhuron 3 asiste dhe Laçi shënon
Artikulli tjetër Efekti domino nga Serbia në Shqipëri; mes shpresës dhe sfidave politike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush janë maskarenjtë pas maskave?
Fokus Kryesore Opinion Politike 27 Tetor, 2026
Ishte në kërkim për shpërdorim detyre, ndalohet ish-juristi i ASHK-së
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 27 Tetor, 2026
Era që nuk ndalet më!
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
Çfarë mësimesh duhet të nxjerrin autokratët e tjerë të rajonit, pas humbjes së Vuçiç?
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.