KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: QKB anulon regjistrimin e shitjes së Aeroportit të Vlorës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > QKB anulon regjistrimin e shitjes së Aeroportit të Vlorës
AnalizeEkonomiFokusKryesoreSocialeZhvillim

QKB anulon regjistrimin e shitjes së Aeroportit të Vlorës

Përditësimi i fundit: 27 Tetor, 2026 10:29 am
98 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Qendra Kombëtare e Biznesit ka anuluar vendimin për regjistrimin e shitjes së 47 për qind të aksioneve në Aeroportin e Vlorës nga kompania Mabco e Behgjet Pacollit tek 2A Group e Valon Ademit.

Vendimi i pazakontë shfuqizon regjistrimin e shitjes që vetë QKB kishte bërë një javë më parë, pas kërkesës së administratorit të shoqërisë konçesionare VIA.

Gjithçka ka nisur më 15 tetor 2026, kur administratori i shoqërisë koncesionare Vlora International Airport, Vegim Hoxha, ka paraqitur një aplikim për të regjistruar kontratën e famshme të prillit 2025 për shitjen e aksioneve.

Përmes kësaj kontrate, transferohen 47% të aksioneve të Aeroportit të Vlorës nga Mabco tek 2A Group duke e çuar raportin e aksioneve tek Aeroporti, në masën 51 për qind për Pacollin dhe 49 për qind për Ademin. QKB-ja fillimisht e miratoi këtë aplikim më 19 tetor, por ky veprim u ankimua nga Mabco e Pacollit.

Pa pëlqimin e BKT-së, transferimi shpallet i paligjshëm
Hetimi administrativ i QKB-së ka zbuluar se kompania “2A Group” i kishte dërguar thjesht një njoftim formal bankës BKT për këtë shitje, por nuk kishte marrë asnjëherë pëlqimin zyrtar me shkrim prej saj. Ligji shqiptar “Për barrët siguruese” dhe Kodi Civil e sanksionojnë qartë se asnjë pronë apo aksion i vendosur si garanci bankare nuk mund të tjetërsohet pa firmën e institucionit huadhënës

Kapitali ka mësuar se vetë juristët kanë qenë në dilemë, nëse mjaftonte vetëm njoftimi i BKT-së apo duhej që 2A Group të merrte edhe pëlqimin e kësaj banke, e cila ka dhënë 56 milionë euro kredi për ndërtimin e Aeroportit.

Në fund, ata kanë vendosur që regjistrimi i shitjes së aksioneve kërkon dhe pëlqimin e QKB duke shfuqizuar kështu regjistrimin e një jave më parë.

“Neni 690 i Kodit Civil sanksionon fuqinë detyruese të kontratës për palët. Ligji nr. 8537/1999, “Për barrët siguruese”, i ndryshuar, rregullon regjimin juridik të barrës; kufizimi specifik për disponimin e kuotave rrjedh nga marrëveshja e depozituar. Për pasojë, mosadministrimi i pëlqimit përbën mangësi që duhet vlerësuar në raport me ligjshmërinë e miratimit të regjistrimit, pa u barazuar automatikisht me pavlefshmërinë e kontratës së transferimit,” thuhet në vendimin e shfuqizimit.

Për këtë arsye QKB ka vendosur të pranojë ankimin e MABCO-s dhe të anulojë aktin administrativ të miratimit, datë 19.10.2026, të aplikimit CN-711779-10-26, për regjistrimin e transferimit të kuotave të shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë sipas ligjit dhe rregullores

Ronaldo fiton çmimin “B.O.A.T.” për herë të parë

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen nga detyra 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës

Serbi/ Studentët fituan zgjedhjet në 22 qytete, Vuçiçi në dy, në Kosovë dhe burgje

Skandali te konviktet në Kamëz, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ishte në kërkim për shpërdorim detyre, ndalohet ish-juristi i ASHK-së
Artikulli tjetër Paketa fiskale 2027: Ulet në 6% TVSH-ja për ushqimet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mungesa e votave në PS detyron Ramën dhe Ballukun, të paraqiten në parlament
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Meta, Veliaj dhe Balluku: Akuza të ngjashme, masa sigurie të ndryshme
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Rama sfidon studentët! Ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Tetor, 2026
Daily Mail shkruan për protestat kundër Ramës: “Shqipëria në alarm”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.