KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dhoma Amerikane e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Finance > Dhoma Amerikane e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027
FinanceKomentKryesoreOpinionSociale

Dhoma Amerikane e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027

Përditësimi i fundit: 29 Tetor, 2026 2:24 pm
15 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka shprehur kundërshtimin ndaj ndryshimeve të propozuara në Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se rritja e disa taksave mund të rëndojë bizneset, të ndikojë në rritjen e çmimeve për konsumatorët dhe të frenojë investimet e huaja në vend.

Sipas propozimeve të paraqitura, tatimi mbi dividendët pritet të rritet nga 8% në 15%, ndërsa TVSH-ja standarde nga 20% në 21%. Ndryshime parashikohen edhe për disa kategori që përfitojnë aktualisht nga normat e reduktuara të TVSH-së, të cilat propozohet të rriten nga 6% në 10%.

Dhoma Amerikane e Tregtisë vlerëson se këto ndryshime mund të rrisin ndjeshëm kostot e operimit për kompanitë, duke kufizuar mundësitë e tyre për të riinvestuar fitimet, për të zgjeruar aktivitetin dhe për të krijuar vende të reja pune. Shqetësim i veçantë, mbetet edhe ndikimi që ndryshimet fiskale mund të kenë në klimën e biznesit dhe në tërheqjen e kapitalit të huaj.

Një tjetër pasojë e mundshme lidhet me konsumatorët, pasi rritja e TVSH-së për disa mallra dhe shërbime mund të përkthehet në çmime më të larta. Sipas Dhomës, kjo mund të zbehë efektet pozitive që synohen nga ulja e TVSH-së për produktet ushqimore bazë, duke ndikuar drejtpërdrejt në fuqinë blerëse të qytetarëve.

Në kuadër të kësaj, Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë propozimet përpara miratimit përfundimtar. Ajo argumenton se ndryshimet fiskale duhet të mbështeten në analiza të qarta të ndikimit ekonomik dhe social. Ajo kërkon gjithashtu konsultime më të gjera me përfaqësuesit e biznesit, në mënyrë që vendimet të marrin në konsideratë kushtet reale të tregut.

Si alternativa ndaj rritjes së barrës tatimore, Dhoma sugjeron zgjerimin e bazës së tatimpaguesve, luftën kundër informalitetit dhe përmirësimin e administrimit të taksave. Një tjetër kërkesë është që bizneseve t’u lihet një periudhë e mjaftueshme për t’u përshtatur me rregullat e reja përpara hyrjes së tyre në fuqi, e parashikuar më 1 janar 2027.

Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, një politikë fiskale e qëndrueshme dhe e parashikueshme është thelbësore për ruajtjen e konkurrueshmërisë së Shqipërisë në rajon, nxitjen e investimeve dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik afatgjatë.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë sipas ligjit dhe rregullores

Ronaldo fiton çmimin “B.O.A.T.” për herë të parë

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen nga detyra 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës

Serbi/ Studentët fituan zgjedhjet në 22 qytete, Vuçiçi në dy, në Kosovë dhe burgje

Skandali te konviktet në Kamëz, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ilir Meta përplaset me prokurorin në GJKKO
Artikulli tjetër Erion Vishkulli publikon foton pas operacionit në Itali

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mungesa e votave në PS detyron Ramën dhe Ballukun, të paraqiten në parlament
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Meta, Veliaj dhe Balluku: Akuza të ngjashme, masa sigurie të ndryshme
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Rama sfidon studentët! Ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Tetor, 2026
Daily Mail shkruan për protestat kundër Ramës: “Shqipëria në alarm”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.