Mbi 46 milionë euro ose rreth 500 mijë euro janë konstatuar se ka shpenzuar qeveria për sigurimin e jetës dhe shëndetit të komisionerëve, këshilltarëve dhe punonjësve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkalla e parë e Vetingut, sipas një auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Ndërkohë, procedurat tenderuese tregojnë se thuajse të gjitha procedurat për siguracionin e anëtarëve të shkallës së parë të Vetingut, janë fituar nga një kompani e vetme, “Sigal”, dhe pa garë.
Për 12 anëtarët e KPK-së u siguruan nga legjislacioni shpenzime që përfshijnë siguracion gjithëpërfshirës për jetën dhe shëndetin e tyre dhe nuk ndalet me kaq.
Procedurat tenderuese për siguracionin e jetës dhe shëndetit të tyre parashikonin mbulime shpenzimesh edhe për probleme, të cilat nuk dukej aspak e arsyeshme që të përfshiheshin në mbulimet e kostove nga ana e Shtetit.
Rezulton se anëtarët e Vetingut ishin të siguruar, ndër të tjera, për përfitime shpenzimesh dentare si dhe përfitonin falas edhe shërbime të kujdesit për shikimin, kujdes për dëgjimin, trauma të vogla në gjymtyrë.
Marrë nga Zëri.al