KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Parlamenti sllovak heq votimin me postë për qytetarët që jetojnë jashtë vendit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Parlamenti sllovak heq votimin me postë për qytetarët që jetojnë jashtë vendit
AnalizeBotaFokusPolitikeSociale

Parlamenti sllovak heq votimin me postë për qytetarët që jetojnë jashtë vendit

Përditësimi i fundit: 24 Nëntor, 2026 2:30 pm
39 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Ligjvënësit në parlamentin e Sllovakisë, të cilët mbështesin kryeministrin pro-rus të vendit, Robert Fico, kanë miratuar të martën një ligj të debatueshëm që heq mundësinë e votimit me postë për sllovakët që jetojnë jashtë vendit.

Në parlamentin me 150 vende, të njohur si Këshilli Kombëtar, 79 deputetë të koalicionit qeverisës trepartiak votuan pro projektligjit, ndërsa 71 të tjerë kundër.

Fico kishte deklaruar se kjo masë synon të “parandalojë mashtrimet dhe manipulimet”, por nuk ka paraqitur asnjë provë për këtë pretendim.

Opozita e ka hedhur poshtë këtë arsyetim, duke thënë se masa synon votuesit pro-perëndimorë dhe ua pamundëson dhjetëra mijëra qytetarëve ushtrimin e së drejtës së votës.

Kreu i partisë opozitare “Sllovakia Progresive” ka akuzuar qeverinë për minimin e demokracisë, duke ua vështirësuar disa kategorive të votuesve pjesëmarrjen në zgjedhje ose duke i detyruar të paguajnë për të votuar.

“Në një demokraci, votuesit zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Ajo që ju po përpiqeni të bëni është krejt e kundërta: ju dëshironi të zgjidhni votuesit tuaj”, ka thënë Michal Simecka.

Mijëra njerëz protestuan në kryeqytet dhe në qytete të tjera të vendit kundër ndryshimit të sistemit të votimit.

Mundësia e vetme që do t’u mbetet sllovakëve jashtë vendit për të votuar do të jetë hedhja e votës në ambasadat e Sllovakisë.

Për hyrjen në fuqi të ligjit nevojitet edhe nënshkrimi i presidentit, Peter Pellegrini.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2023, pothuajse 59 mijë sllovakë që jetonin jashtë vendit votuan me postë. Partia Smer (Drejtimi) e Ficos mori vetëm 6.1 për qind të këtyre votave, ndërsa partitë opozitare siguruan më shumë se 80 për qind.

Në nivel të përgjithshëm, partia e majtë Smer (Drejtimi) e Ficos fitoi zgjedhjet me 22.9 për qind të votave, duke siguruar 42 vende në parlament.

Zgjedhjet e ardhshme në Sllovaki, një vend me 5.4 milionë banorë, pritet të mbahen në shtator të vitit 2027.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion

BB paralajmëron për inceneratorët: “Jo investime të reja pa transparencë dhe kontroll”

Vjedhja e Postës Durrës, si “Big Brother”

Rritet me 40 milion euro kosto e rrugës Elbasan Qafë-Thanë

7 vjet pas tërmetit, dhjetëra banorë kanë ndërruar jetë pa mundur të hyjnë në shtëpitë e reja

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kush e përfshiu Shqipërinë në sulmin ndaj luftanijes ruse në Libi?
Artikulli tjetër Kthehen ethet e Championsit, liderët takohen në Londër

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kthehen ethet e Championsit, liderët takohen në Londër
Aktuale Analize Sociale Sporti 24 Nëntor, 2026
Kush e përfshiu Shqipërinë në sulmin ndaj luftanijes ruse në Libi?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Pelegrinazh serb në varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër
Analize Koment Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Pas përjashtimit të Spiropalit, PS zbret në 81 deputetë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.