KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pelegrinazh serb në varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pelegrinazh serb në varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër
AnalizeKomentKryesoreRajoniSocialeZhvillim

Pelegrinazh serb në varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër

Përditësimi i fundit: 24 Nëntor, 2026 2:22 pm
39 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një vizitë përkujtimore e një grupi nga Vojvodina e Serbisë në varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër ka shkaktuar polemika dhe reagime të shumta. Grupi ka zhvilluar homazhe në nderim të 156 ushtarëve serbë, të cilët organizatorët i lidhin me atë që në historiografinë serbe njihet si ‘Golgota Shqiptare’. Gjatë vizitës, pjesëmarrësit kanë vendosur kurora me lule dhe kanë mbajtur fjalime për vuajtjet e ushtarëve serbë gjatë tërheqjes së vitit 1915, kur ushtria serbe u detyrua të kalonte përmes territorit shqiptar pas zhvillimeve të Luftës së Parë Botërore.

Polemikat lidhen kryesisht me mënyrën se si është trajtuar kjo ngjarje historike në territorin shqiptar, duke vënë në fokus vuajtjet e ushtrisë serbe. Pelegrinazhi është udhëhequr nga historiani Jovan Milinkoviç, i cili gjatë fjalës së tij në Shkodër iu referua monumentit dhe pllakës përkujtimore, ku sipas tij figurojnë emrat e ushtarëve serbë, rusë dhe italianë të varrosur në këtë hapësirë.

“Gjithsesi, kjo është një nga gjurmët e rralla që kanë mbetur nga ajo Luftë e Parë Botërore…të cilat shënojnë se ka pasur … serbë të varrosur, të cilët kanë kaluar Shqipërinë, përkatësisht Bjeshkët e Nëmura dhe kanë ardhur në Shkodër”, deklaroi Milinkoviç.

Ai shtoi se ushtarët serbë nuk kanë mundur të vazhdojnë më tej dhe kanë ndërruar jetë në Shkodër, duke e konsideruar monumentin një dëshmi të kalimit të tyre nëpër territorin shqiptar. Pas vizitës, shoqata organizatore publikoi një postim me titullin ‘Në gjurmët e Golgotës Shqiptare’, duke rikthyer në vëmendje një interpretim historik që vazhdon të jetë objekt kundërshtish në Shqipëri.

Reagime të forta ka pasur edhe nga studiuesi dhe kleriku shqiptar Dom Nikë Ukgjini, i cili e ka cilësuar vizitën si skandaloze dhe të papranueshme. Sipas tij, përdorimi i termit ‘Golgota Shqiptare’ për të përshkruar vuajtjet e ushtrisë serbe është problematik, pasi në të njëjtën periudhë shqiptarët kanë përjetuar dhunë dhe vuajtje nga forcat serbo-malazeze. Ukgjini ka vënë në pikëpyetje edhe pretendimin se 156 ushtarë serbë janë varrosur në varrezat katolike të Rrmajit. Ai argumenton se këto varreza nuk ishin ndërtuar ende në vitin 1915, duke kundërshtuar kështu lidhjen e tyre me varrimet e pretenduara.

Studiuesi ka kërkuar që varrezat katolike të Shkodrës të mbrohen nga hyrjet e personave të paautorizuar, ndërsa u ka bërë thirrje institucioneve shqiptare të ndërhyjnë për të sqaruar rrethanat historike dhe statusin e monumentit. Monumenti përkujtimor lidhet me gjeneralin austro-hungarez Eduard Kreuzig dhe kujtesën e Luftës së Parë Botërore. Megjithatë, pretendimet për identitetin dhe vendvarrimin e ushtarëve të përkujtuar, si dhe interpretimi i kësaj vizite nga organizatorët, mbeten çështje që kërkojnë verifikim historik dhe institucional.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kthehen ethet e Championsit, liderët takohen në Londër

Parlamenti sllovak heq votimin me postë për qytetarët që jetojnë jashtë vendit

Kush e përfshiu Shqipërinë në sulmin ndaj luftanijes ruse në Libi?

Pas përjashtimit të Spiropalit, PS zbret në 81 deputetë

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Serbi, plagosen dy persona

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pas përjashtimit të Spiropalit, PS zbret në 81 deputetë
Artikulli tjetër Kush e përfshiu Shqipërinë në sulmin ndaj luftanijes ruse në Libi?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Grupi parlamentar i PS-së përjashton Elisa Spiropalin, abstenojnë vetëm Braçe dhe Çuçi
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 24 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
Aktuale Analize Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Veliaj refuzoi operacionin në spitalin e Fierit/ GJKKO nuk shqyrton kërkesën e kryebashkiakut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 24 Nëntor, 2026
Këshilli i Legjislacionit miraton kërkesën e PD-së për komision hetimor, për zgjedhjet e 11 majit 2025
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.