KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Serbi, plagosen dy persona
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Serbi, plagosen dy persona
AktualeAnalizeFokusRajoniSociale

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Serbi, plagosen dy persona

Përditësimi i fundit: 24 Nëntor, 2026 2:18 pm
37 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkollën e Parë Teknike në Kragujevac të Serbisë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Lidhur me ngjarjen është arrestuar një nxënës 17-vjeçar i kësaj shkolle.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, policia është njoftuar rreth orës 08:00 për incidentin, ku një person dyshohet se është plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa tjetri nga copat e xhamit të thyer.

Autoritetet bëjnë me dije se 17-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me një pushkë të kalibrit të vogël në korridorin e shkollës. Ai është neutralizuar dhe arrestuar nga policia, e cila ndodhet në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.

Pas ngjarjes, në Ministrinë e Arsimit të Serbisë është ngritur një shtab krize. Një ekip i ministrisë është nisur menjëherë drejt shkollës në Kragujevac për të ndjekur nga afër situatën. Ministri i Arsimit në detyrë, Dejan Vuk Stanković, ka zhvilluar bisedime me drejtuesin e Administratës Shkollore në Kragujevac dhe kryetarin e bashkisë, Nikola Dašić.

Drejtori i Shkollës së Parë Teknike, Nemanja Joksimović, deklaroi se të gjithë nxënësit janë larguar të sigurt nga godina pas të shtënave. Ai bëri të ditur se një nxënëse është plagosur, por jeta e saj nuk është në rrezik.

“Me reagimin e shpejtë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nxënësi u arrestua. Ne po ndjekim situatën dhe do të bëjmë gjithçka që mësimi të normalizohet sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi drejtori.

Joksimović shtoi se ngjarja ndodhi gjatë orës së parë të mësimit, ndërsa theksoi se nxënësi i arrestuar nuk kishte shfaqur më parë probleme në shkollë. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa priten informacione të tjera pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes.

 

Marrë nga Insajder.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kthehen ethet e Championsit, liderët takohen në Londër

Parlamenti sllovak heq votimin me postë për qytetarët që jetojnë jashtë vendit

Kush e përfshiu Shqipërinë në sulmin ndaj luftanijes ruse në Libi?

Pelegrinazh serb në varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër

Pas përjashtimit të Spiropalit, PS zbret në 81 deputetë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Grupi parlamentar i PS-së përjashton Elisa Spiropalin, abstenojnë vetëm Braçe dhe Çuçi
Artikulli tjetër Pas përjashtimit të Spiropalit, PS zbret në 81 deputetë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Grupi parlamentar i PS-së përjashton Elisa Spiropalin, abstenojnë vetëm Braçe dhe Çuçi
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 24 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
Aktuale Analize Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Veliaj refuzoi operacionin në spitalin e Fierit/ GJKKO nuk shqyrton kërkesën e kryebashkiakut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 24 Nëntor, 2026
Këshilli i Legjislacionit miraton kërkesën e PD-së për komision hetimor, për zgjedhjet e 11 majit 2025
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.