KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kthehen ethet e Championsit, liderët takohen në Londër
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kthehen ethet e Championsit, liderët takohen në Londër
AktualeAnalizeSocialeSporti

Kthehen ethet e Championsit, liderët takohen në Londër

Përditësimi i fundit: 24 Nëntor, 2026 2:32 pm
48 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Vetëm një pikë e ndan në Ligën e Kampionëve kampionin dhe liderin e Premier League, Arsenalin, me liderin e Bundesligës, Borussia Dortmundin.

Arsenali i drejtuar nga Mikel Arteta e pret ekipin e Dortmundit të udhëhequr nga Niko Kovaq, të martën në stadiumin “Emirates” në Londër.

Ndeshja Arsenal – Dortmund zhvillohet nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve.

Prej orës 21:00 është edhe përballja tjetër interesante ndërmjet Manchester Cityt dhe Napolit. Ndeshja luhet në “Etihad”.

“Jam vërtet i impresionuar me ta. I shihni rezultatet e tyre deri më tani në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve dhe shihni mënyrën se si po dominojnë ndeshjet. Sa shumë kërcënim janë në gjendje të prodhojnë. E treguan këtë këtu në ndeshjet kontrolluese”, ka thënë Arteta të hënën në konferencë për media.

Ai ka folur edhe për formatin e Ligës së Kampionëve me sistem lige.

“Po, për të qenë i drejtë, më pëlqen. Është shumë më tepër punë sesa dikur, pasi duhet të analizosh shumë më tepër kundërshtarë. Mendoj se ka krijuar më shumë pasiguri. Çdo kundërshtar është shumë i fortë”, ka theksuar Arteta.

Trajneri i Dortmundit, Kovaq, po ashtu e ka vlerësuar Arsenalin.

“Ne, sigurisht, jemi të vetëdijshëm për vështirësinë. Ata janë një ekip i shkëlqyer, kanë një trajner i shkëlqyer”, ka thënë Kovaq.

Arsenali është në vendin e tretë me dhjetë pikë, kurse Dortmundi i 12-i me nëntë pikë në tabelën e Championsit.

Por në kampionatet e tyre, si Arsenali ashtu edhe Dormundi janë liderë. Arsenali në 11 ndeshje në Premier League ka pranuar shtatë gola, ndërsa ka shënuar 17. Edhe Dortmundi ka pranuar shtatë gola, ndërsa i ka shënuar 17 në dhjetë ndeshje në Bundesligë.

“Të dy ekipet kanë një mbrojtje vërtet të mirë dhe të qëndrueshme. Njëra skuadër luan me tre mbrojtës, tjetra me katër mbrojtës, por kurrë nuk ka të bëjë me formacionin. Gjithmonë ka të bëjë me vetëdijen se si mbrohesh. Pres që nuk do të jetë një barazim 0:0 nesër sepse të dyja skuadrat kanë cilësi të mjaftueshme për të shënuar gola vetë”, është shprehur Kovaq.

Xhiroja e pestë nis me ndeshjet Galatasaray – Aston Villa dhe Bodo/Glimt – LASK, që zhvillohen nga ora 18:45. Ndeshjet e tjera prej orës 21:00 janë: Como – AEK, Feyenoord – Porto, Leipzig – Lens, Real Madrid – PSV dhe Slovan Bratislava – Betis.

 

Marrë nga Eurosport.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion

BB paralajmëron për inceneratorët: “Jo investime të reja pa transparencë dhe kontroll”

Vjedhja e Postës Durrës, si “Big Brother”

Rritet me 40 milion euro kosto e rrugës Elbasan Qafë-Thanë

7 vjet pas tërmetit, dhjetëra banorë kanë ndërruar jetë pa mundur të hyjnë në shtëpitë e reja

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Parlamenti sllovak heq votimin me postë për qytetarët që jetojnë jashtë vendit
Artikulli tjetër 7 vjet pas tërmetit, dhjetëra banorë kanë ndërruar jetë pa mundur të hyjnë në shtëpitë e reja

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Parlamenti sllovak heq votimin me postë për qytetarët që jetojnë jashtë vendit
Analize Bota Fokus Politike Sociale 24 Nëntor, 2026
Kush e përfshiu Shqipërinë në sulmin ndaj luftanijes ruse në Libi?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Pelegrinazh serb në varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër
Analize Koment Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Pas përjashtimit të Spiropalit, PS zbret në 81 deputetë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.