KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit

Përditësimi i fundit: 24 Nëntor, 2026 3:12 pm
36 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në Shqipëri, 39,2% e të anketuarve në vitin 2026 vlerësuan se cilësia dhe puna e institucioneve publike ishin përkeqësuar gjatë pesë viteve të fundit, nga 26% në anketën e vitit 2025.

Rritja prej 13,2 pikësh përqindjeje ishte më e forta ndër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas anketës SecuriMeter të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Në të njëjtën kohë, përqindja e të

Në vitin 2025, vlerësimet pozitive për punën e institucioneve në Shqipëri ishin 1,7 pikë përqindjeje mbi ato negative. Një vit më vonë, raporti u përmbys. Në anketën e vitit 2026, vlerësimet negative ishin 21,1 pikë përqindjeje mbi ato pozitive.

Pjesa më e madhe e të anketuarve në Shqipëri, 41,2%, thanë se puna e institucioneve kishte mbetur përafërsisht njësoj. Ky grup ishte vetëm dy pikë përqindjeje më i madh se grupi që pa përkeqësim. Një vit më parë, diferenca mes këtyre dy grupeve ishte 18,9 pikë përqindjeje.

Gjithashtu përceptimi për korrupsionin erdhi në rritje. Anketa zbuloi 92,1% e të anketuarve e konsiderojnë korrupsionin mjaft ose shumë të përhapur, nga 86,6% një vit më parë. Mesatarja e gjashtë vendeve të rajonit ra nga 81% në vitin 2025 në 76,5% në vitin 2026, duke e zgjeruar diferencën me Shqipërinë me rajonin në 15,6 pikë përqindjeje.

Në Ballkanin Perëndimor, vlerësimet negative u rritën nga 32% në 34%, një ndryshim më i vogël se në Shqipëri. Në vitin 2025, Shqipëria ishte 6 pikë përqindjeje nën mesataren rajonale dhe vetëm Kosova kishte një përqindje më të ulët të vlerësimeve negative. Në vitin 2026, Shqipëria doli 5,2 pikë mbi mesataren.

Serbia ishte vendi i vetëm ku një pjesë më e madhe e të anketuarve shihnin përkeqësim, me 43%. Pas Shqipërisë renditeshin Bosnja dhe Hercegovina me 35,5%, Kosova me 30,2%, Maqedonia e Veriut me 28,7% dhe Mali i Zi me 27,6%. Ndërkohë, vlerësimet pozitive në rajon ranë vetëm me një pikë përqindjeje, nga 21,7% në 20,7%, kundrejt një rënieje prej 9,6 pikësh në Shqipëri.

Në një pyetje tjetër të anketës, 63% e të anketuarve në Shqipëri nuk u pajtuan me pohimin se institucionet publike i trajtojnë qytetarët në mënyrë të barabartë, pavarësisht statusit shoqëror, bindjeve politike ose përkatësisë etnike. Mesatarja rajonale ishte 51,6%.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar

Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?

AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion

BB paralajmëron për inceneratorët: “Jo investime të reja pa transparencë dhe kontroll”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Artikulli tjetër Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vjedhja e Postës Durrës, si “Big Brother”
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Rritet me 40 milion euro kosto e rrugës Elbasan Qafë-Thanë
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
7 vjet pas tërmetit, dhjetëra banorë kanë ndërruar jetë pa mundur të hyjnë në shtëpitë e reja
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Kthehen ethet e Championsit, liderët takohen në Londër
Aktuale Analize Sociale Sporti 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.