KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Përditësimi i fundit: 24 Nëntor, 2026 4:02 pm
47 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Mbi 30 organizata biznesi, sindikata dhe shoqëri civile i kërkojnë qeverisë dhe Kuvendit të rishikojnë masat fiskale të propozuara për vitin 2027, duke vënë në qendër pagat neto, fuqinë blerëse të familjeve dhe ndikimin e ndryshimeve tatimore në çmime.

Një grup organizatash të biznesit, sindikatash dhe shoqërisë civile kanë kërkuar rishikimin e Paketës Fiskale 2027, me fokus në mbrojtjen e pagave të ulëta, garantimin e pagës minimale të patatueshme dhe vlerësimin e efektit që ndryshimet fiskale mund të kenë në koston e jetesës.

Në një letër drejtuar Kryeministrit Edi Rama, ministrit të Financave Petrit Malaj, Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi dhe deputetëve, organizatat argumentojnë se efekti real i politikave fiskale duhet të matet me të ardhurat që punëmarrësit marrin në dorë dhe me shpenzimet që familjet përballojnë për nevojat bazë.

Një nga shqetësimet kryesore lidhet me mënyrën e llogaritjes së tatimit mbi pagat e ulëta, e cila, sipas tyre, mund të krijojë situata ku një rritje e pagës bruto rezulton në ulje të pagës neto.

Rritja e pagës bruto mund të sjellë më pak para në dorë

Sipas shembullit të paraqitur në letër, një punëmarrës me pagë bruto 50 mijë lekë përfiton 44,400 lekë neto pas kontributeve. Ndërsa, në rastin e një page bruto prej 51 mijë lekësh, zbritja personale ulet nga 50 mijë në 35 mijë lekë, tatimi arrin 2,080 lekë dhe paga neto zbret në 43,208 lekë.

Kështu, një rritje prej 1,000 lekësh e pagës bruto përfundon duke i lënë punëmarrësit 1,192 lekë më pak në muaj.

Organizatat e konsiderojnë këtë një paradoks të sistemit aktual të tatimit mbi pagat dhe kërkojnë që pjesa e pagës deri në pragun e patatueshëm të mbetet e përjashtuar nga tatimi, edhe kur paga bruto e kalon atë nivel.

Sipas tyre, tatimi duhet të aplikohet vetëm mbi pjesën që tejkalon pragun e patatueshëm, në mënyrë që çdo rritje e pagës bruto të përkthehet në rritje reale të të ardhurave të punëmarrësit.

Një tjetër shqetësim lidhet me rritjen e mundshme të pagës minimale zyrtare, nëse pragu i patatueshëm mbetet në 50 mijë lekë. Në këtë rast, edhe punonjësit që përfitojnë pagën minimale mund të përballen me tatimin mbi të ardhurat.

Lehtësimet fiskale për pagat e larta

Letra evidenton gjithashtu se ndryshimet e propozuara në fashat e tatimit mbi të ardhurat japin lehtësim për pagat mbi 200 mijë lekë në muaj.

Sipas llogaritjeve të organizatave, për një pagë prej 100 mijë lekësh tatimi mujor mbetet 9,100 lekë, ndërsa për një pagë prej 300 mijë lekësh tatimi ulet me 10 mijë lekë në muaj.

Për këtë arsye, kërkohet që Ministria e Financave të shqyrtojë edhe alternativa që u japin përparësi punëmarrësve me paga të ulëta dhe të mesme, për të cilët ndryshimet në pagën neto kanë ndikim më të drejtpërdrejtë në përballimin e shpenzimeve mujore.

TVSH-ja 6% për shportën bazë, kërkohet monitorim i çmimeve

Organizatat mbështesin në parim uljen e TVSH-së nga 20% në 6% për produktet e përcaktuara të shportës bazë, por ngrenë pikëpyetje nëse kjo ulje do të reflektohet plotësisht dhe në mënyrë të qëndrueshme në çmimet për konsumatorët.

Sipas tyre, ulja e TVSH-së mund të sjellë kursime për familjet vetëm nëse transferohet realisht në çmimin e shitjes dhe ruhet në kohë. Në të kundërt, çmimi i një produkti mund të rezultojë më i lartë pas disa muajsh, edhe nëse norma e TVSH-së është ulur, për shkak të rritjes së çmimit bazë pa TVSH.

Në këtë kontekst, kërkohet të vlerësohet efekti i kombinuar i disa ndryshimeve fiskale të propozuara, përfshirë rritjen e TVSH-së standarde nga 20% në 21%, uljen e pragut të regjistrimit në TVSH nga 10 milionë në 5 milionë lekë xhiro vjetore dhe rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%.

Organizatat argumentojnë se rritja e barrës fiskale për bizneset mund të ndikojë në çmime, nëse kompanitë tentojnë të ruajnë të njëjtin kthim për pronarët. Për këtë arsye, kërkojnë analizimin e ndikimit përgjatë gjithë zinxhirit të furnizimit, nga prodhuesit te magazinat, distributorët dhe shitësit me pakicë.

Kërkohet skenar për rritjen e çmimeve deri në 20%

Në letrën e tyre, organizatat kërkojnë që vlerësimi i ndikimit të Paketës Fiskale 2027 të përfshijë edhe një skenar ku çmimet e disa produkteve ose shërbimeve rriten me 15–20%, për të evidentuar se sa do t’i kushtonte kjo një familjeje gjatë muajit.

Sipas tyre, familjet me të ardhura të ulëta, ato që mbështeten në një pagë të vetme dhe pensionistët janë kategoritë më të ekspozuara ndaj rritjes së çmimeve të ushqimeve, energjisë, transportit dhe shërbimeve të përditshme, pasi kanë më pak hapësirë për të përballuar shpenzime shtesë.

Gjashtë kërkesa për qeverinë dhe Kuvendin

Organizatat kanë paraqitur një sërë propozimesh konkrete për rishikimin e paketës fiskale:

* Paga minimale të mbetet e patatueshme, me pragun e patatueshëm të lidhur drejtpërdrejt me pagën minimale zyrtare dhe të përditësohet automatikisht sa herë ajo rritet.

* Rishikimi i formulës së tatimit mbi pagat e ulëta, duke garantuar që tatimi të aplikohet vetëm mbi pjesën e pagës që tejkalon pragun e patatueshëm.

* Publikimi i një vlerësimi të kombinuar të masave fiskale, për efektet mbi pagat neto, shpenzimet familjare sipas niveleve të të ardhurave dhe kostot e bizneseve të vogla që hyjnë në skemën e TVSH-së.

* Transparencë dhe monitorim i çmimeve të produkteve me TVSH 6%, me publikimin e listës së plotë të produkteve dhe krahasimin e çmimeve me nivelin para ndryshimit. Raportimi kërkohet të jetë mujor gjatë gjashtë muajve të parë, me vlerësime të posaçme pas tre dhe gjashtë muajsh.

* Organizimi i një seance dëgjimore me grupet e interesit, ku të përfshihen punëmarrësit, konsumatorët, bizneset e vogla dhe shoqëria civile, ndërsa propozimet e tyre të pasqyrohen në raportin e komisionit përgjegjës.

* Marrja në konsideratë e standardeve evropiane për pagën minimale, në hartimin dhe rishikimin e politikave të ardhshme të pagave.

Organizatat i referohen gjithashtu Direktivës së BE-së 2022/2041 për pagat minimale të mjaftueshme në Bashkimin Evropian, duke kërkuar që politikat kombëtare të orientohen drejt garantimit të një shpërblimi të drejtë, që mbulon kostot bazë të jetesës dhe respekton dinjitetin e punëmarrësve.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve
Artikulli tjetër Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
BB paralajmëron për inceneratorët: “Jo investime të reja pa transparencë dhe kontroll”
Analize Ekonomi Koment Kryesore Politike Zhvillim 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.