KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Greqia paralizohet sot nga greva 24-orëshe, protestohet kundër shtrenjtimit të jetesës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Greqia paralizohet sot nga greva 24-orëshe, protestohet kundër shtrenjtimit të jetesës
AnalizeFokusRajoniSocialeZhvillim

Greqia paralizohet sot nga greva 24-orëshe, protestohet kundër shtrenjtimit të jetesës

Përditësimi i fundit: 25 Nëntor, 2026 8:33 am
55 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Greqia është përfshirë sot nga një grevë e përgjithshme 24-orëshe, me mijëra punonjës të sektorit publik dhe privat që protestojnë kundër shtrenjtimit të jetesës, pagave të ulëta dhe kushteve të punës.

Greva është shpallur nga sindikata e nëpunësve të administratës publike, ADEDY, ndërsa asaj i janë bashkuar dhjetëra shoqata sindikaliste, federata dhe sindikata të sektorit privat si dhe studentë, pensionistë e fermerë.

Protesta organizohen në më shumë se 65 qytete të vendit, përfshirë Athinën dhe Selanikun.

“Nuk pajtohemi me rritjen e çmimeve, me pagat që mbeten në vendnumëro, me varfërinë energjetike dhe me gjendjen dramatike të shëndetësisë dhe arsimit publik”, thekson sindikata e nëpunësve të sektorit publik, ADEDY, në thirrjen e saj për grevë dhe pjesëmarrje në protestë.

Greva ka shkaktuar probleme në transportin publik, shkolla, spitale dhe shërbimet shtetërore. Anijet në shumë porte kanë mbetur të ankoruara, ndërsa metroja e Athinës funksionon vetëm nga ora nëntë e mëngjesit deri në gjashtë të pasdites. Gjithashtu në grevë marrin pjesë edhe nënpunësit e bankave .

Në 15 aeroporte rajonale janë anuluar fluturimet për shkak të pjesëmarrjes së punonjësve të shërbimeve të informacionit të fluturimeve në grevë. Megjithatë, aeroportet kryesore dhe fluturimet ndërkombëtare nuk janë përfshirë në një ndërprerje të përgjithshme.

Kërkesat kryesore të grevistëve janë rritje reale të pagave, rikthimin e pagës së trembëdhjetë dhe të katërmbëdhjetë për administratën publike, më shumë personel në spitale dhe shkolla, si dhe masa për uljen e çmimeve dhe qirave.

Në qendër të pakënaqësisë është fuqia blerëse e familjeve greke.Sipas të dhënave më të fundit të Autoritetit Grek të Statistikave, inflacioni në tetor arriti në 5,7% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Çmimet e ushqimeve u rritën mesatarisht me 2,1%, por për disa produkte bazë rritjet ishin më të mëdha. Mishi i viçit u shtrenjtua me 6,5%, mishi i qengjit dhe i kecit me 9,1%, ndërsa vezët me 4,9% .Qiratë e banesave u rritën me 6,8% brenda një viti, ndërsa shpenzimet e përgjithshme të strehimit, përfshirë energjinë dhe ngrohjen, me 15,1%.

Opozita akuzon qeverinë Mitsotakis se rritja e pagave nuk po arrin të kompensojë shtrenjtimin e jetesës. Nga ana tjetër, qeveria argumenton se po ndërmerr masa për rritjen e të ardhurave dhe lehtësimin e barrës fiskale. Në projektbuxhetin e vitit 2027 parashikohen ndërhyrje për mbështetjen e familjeve,rritje pagash ,shpërblim prej 500 eurosh në fund të vitit për administratën publike, ndërsa qeveria pret që inflacioni të ulet në 2,8% vitin e ardhshëm.

 

Marrë nga Ekathimerini.gr

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ronaldo shënon golin e 987-të, por kundërshtari feston si CR7

Shtimi i kullave, Colliers Albania: Tregu i zyrave kalon në mbiofertë

Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë, në Shqipëri

Shpendi shpërthen me tregolësh në Itali, arrin në 12 gola

Champions League/ Reali bën spektakël me gola, City dhe Napoli ndalen në barazim

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta
Artikulli tjetër Kukësi mbulohet nga mjegulla, temperaturat zbresin deri në -6 gradë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Një shqiptar në kërkim për ekzekutimin mafioz në Athinë
Analize Fokus Rajoni Sociale Zhvillim 25 Nëntor, 2026
Kukësi mbulohet nga mjegulla, temperaturat zbresin deri në -6 gradë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 25 Nëntor, 2026
Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta
Analize Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 25 Nëntor, 2026
Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.