KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një shqiptar në kërkim për ekzekutimin mafioz në Athinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Një shqiptar në kërkim për ekzekutimin mafioz në Athinë
AnalizeFokusRajoniSocialeZhvillim

Një shqiptar në kërkim për ekzekutimin mafioz në Athinë

Përditësimi i fundit: 25 Nëntor, 2026 8:41 am
37 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Autoritetet greke kanë zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i 52-vjeçarit N. G., i cili u gjet i vrarë në orët e para të 11 tetorit 2026, pranë zonës së Golfit në Glyfada të Athinës.

Në kuadër të hetimeve janë identifikuar dy persona të dyshuar për përfshirje në ngjarje. Njëri prej tyre, një 48-vjeçar grek, është arrestuar më 18 nëntor në Agrinio, ndërsa tjetri, një 48-vjeçar i huaj, është shpallur në kërkim. Sipas raportimeve të mediave greke, personi i dytë është shqiptar.

Sipas njoftimit të policisë greke, ndaj të arrestuarit është ngritur akuza për bashkëpunim në vrasje me dashje, ndërsa pas daljes para gjykatës është lënë në burg.

Si u organizua ekzekutimi

Nga hetimet rezulton se dy persona, të cilët udhëtonin me motor, iu afruan 52-vjeçarit, i cili po lëvizte gjithashtu me motor. Njëri prej tyre hapi zjarr disa herë në drejtim të tij, duke bërë që viktima të humbiste kontrollin dhe të rrëzohej në rrugë.

Autorët dyshohet se u kthyen sërish në vendin e ngjarjes dhe qëlluan përsëri ndaj 52-vjeçarit, përpara se të largoheshin.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, policia gjeti dhe sekuestroi 10 gëzhoja. Nga ekspertiza mjekoligjore rezultoi se vdekja e viktimës ishte shkaktuar nga plagë të shumta me armë zjarri.

Pas atentatit, dy autorët dyshohet se janë larguar me motor drejt zonës së Kerateas, ku e kanë parkuar në një banesë të izoluar. Aty i priste 48-vjeçari i arrestuar, i cili dyshohet se i ka marrë me makinë dhe i ka transportuar në një tjetër zonë të Atikës.

Nga analizimi i pamjeve dhe provave të mbledhura, hetuesit kanë arritur të identifikojnë 48-vjeçarin e shpallur në kërkim si drejtuesin e motorit të përdorur në atentat.

Gjendet motori i atentatit

Gjatë kontrolleve në disa banesa, autoritetet greke kanë gjetur motorin e përdorur në vrasje, i cili ishte çmontuar në pjesë dhe fshehur me kujdes. Motori nuk është gjetur i plotë, pasi mungon ende blloku i tij.

Pjesë të tjera të motorit janë zbuluar në një automjet, ndërsa policia ka sekuestruar edhe prova digjitale. Në një tjetër makinë është gjetur një kaskë që dyshohet se i përkiste drejtuesit të motorit të autorëve.

Policia greke bën me dije se 48-vjeçari i arrestuar kishte qenë më parë nën hetim për vepra penale që lidhen me mbështetjen e veprimtarisë së një organizate kriminale dhe ndaj tij ishin vendosur masa kufizuese.

Viktima, pjesë e grupit të “Thamnakias”

Ndërkohë, mediat greke kanë zbardhur edhe të kaluarën kriminale të viktimës, i cili sipas tyre ishte pjesë e grupit kriminal të Giorgos Moschouris, i njohur me nofkën “Thamnakias”.

Ky i fundit u ekzekutua në prill të vitit 2025 në Chalandri, jashtë një klinike private. Sipas raportimeve, vrasja e tij u krye nga persona të armatosur që flisnin rusisht, me urdhër të një grupi të mafias rusishtfolëse.

Viktima e ekzekutimit në Glyfada ishte arrestuar edhe në vitin 2015, si pjesë e grupit kriminal të Moschouris. Ai frekuentonte dhe punonte në dy prej lokaleve të njohura të natës në zonën bregdetare të Athinës.

Gjithashtu, sipas mediave greke, 52-vjeçari ishte një tifoz i organizuar i Panathinaikosit dhe kishte qenë i përfshirë në disa episode me armë zjarri.

Në vitin 2018, në sektorin 31 të stadiumit OAKA, ai dyshohet se kishte qëlluar dhe plagosur një tifoz tjetër të së njëjtës skuadër. Në vitin 2022, ishte përfshirë në një tjetër incident me armë pranë zyrave të tifozëve të Panathinaikosit në bulevardin Aleksandras, ku kishte plagosur një tjetër tifoz. Për këtë rast ishte arrestuar dhe ndaj tij ishte ngritur një procedim penal.

Problemet e tij të fundit me drejtësinë datojnë në vitin 2024, kur ishte arrestuar për dhunë në familje dhe ishte lënë i lirë me masa kufizuese.

Ndërkohë, hetimet për ekzekutimin në Glyfada vijojnë për kapjen e 48-vjeçarit të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personit që dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj viktimës.

 

Marrë nga Ta Nea

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ronaldo shënon golin e 987-të, por kundërshtari feston si CR7

Shtimi i kullave, Colliers Albania: Tregu i zyrave kalon në mbiofertë

Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë, në Shqipëri

Shpendi shpërthen me tregolësh në Itali, arrin në 12 gola

Champions League/ Reali bën spektakël me gola, City dhe Napoli ndalen në barazim

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kukësi mbulohet nga mjegulla, temperaturat zbresin deri në -6 gradë
Artikulli tjetër Champions League/ Reali bën spektakël me gola, City dhe Napoli ndalen në barazim

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kukësi mbulohet nga mjegulla, temperaturat zbresin deri në -6 gradë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 25 Nëntor, 2026
Greqia paralizohet sot nga greva 24-orëshe, protestohet kundër shtrenjtimit të jetesës
Analize Fokus Rajoni Sociale Zhvillim 25 Nëntor, 2026
Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta
Analize Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 25 Nëntor, 2026
Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.