KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shtimi i kullave, Colliers Albania: Tregu i zyrave kalon në mbiofertë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shtimi i kullave, Colliers Albania: Tregu i zyrave kalon në mbiofertë
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Shtimi i kullave, Colliers Albania: Tregu i zyrave kalon në mbiofertë

Përditësimi i fundit: 25 Nëntor, 2026 8:56 am
48 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Vala e re e ndërtimeve për kulla shumëkatëshe dhe përfundimit të ndërtimeve në Bulevardin e Ri ka krijuar mbiofertë për vitin 2026 te tregu i ambienteve të zyra me me qira.

Pavarësisht mbiofertës çmimet e qirave kanë mbetur të pandryshuara. Për të tretin vit radhazi që prej 2024, çmimet mesatare të qirave për zyra në ambientet e kullave qëndrojnë në nivelin e 30 eurove për metër katror në muaj.

Çmimet mesatare të qirave për pjesën jashtë zonave qendrore vijuan të qëndrojnë në nivelin e 19 eurove për metër katror. Çmimi ka mbetur i pandryshuar prej 2024.

Të dhënat janë publikuar në raportin vjetor të agjencisë ndërkombëtare të pasurive të paluajtshme “Colliers Albania” “Tregu Shqiptar i Pasurive të Paluajtshme – Panorama e Përgjithshme 2026”.

“Gjatë 12 muajve të fundit, tregu i zyrave në Tiranë ka kaluar nga një situatë ekuilibri në një fazë të mbiofertës së përkohshme, pasi vala e re e ndërtimeve ka tejkaluar ritmin e përthithjes së hapësirave nga bizneset”, theksohet në raport.

Ndërtimet e reja te Bulevardi i ri shtuan ofertën; Vakanca i afrohet nivelit të pandemisë Covid-19

Mbioferta e krijuar ka sjellë që në vitin 2026 vakanca e hapësirave të lira të rritet me 8% krahasuar me 2025.

Nga 12.4 % që ishte në vitin 2025 norma e hapësirave të lira, për 2026 është ngjitur në 20.2%. Sipas Colliers Albania, në këtë zgjerim ndikuan përfundimi i projekteve Doëntoën One dhe MET Building në vitin 2025, si dhe hyrja në treg e Park Avenue në vitin 2026 në zonën e Bulevardit të Ri.

Në total sipas Colliers Albania sipërfaqet e lira u rritën me rreth 17 mijë m². Sipas përllogaritjeve mbi stokun dhe normën e vakancës, hapësirat e papërdorura u zgjeruan nga rreth 23,800 m² në 40,700 m². Ndërkohë, sipërfaqja e zënë nga qiramarrësit u tkurr me rreth 5,500 m².

“Kjo tregon përthithje neto negative të tregut, çka sugjeron se disa kompani kanë liruar ambiente në ndërtesat më të vjetra, kanë konsoliduar aktivitetin në më pak hapësira ose janë zhvendosur në seli të reja në pronësi të tyre, në zonat periferike të qytetit”, theksohet në analizën e Colliers Albania.

Sipas të dhënave, tregu ka kaluar edhe më parë cikle të ngjashme.

Në 16 vitet e fundit, për periudhën 2011 deri në 2026 norma e lartë e vakancës u shënua në 2020, duke arritur në nivelin e 24.3% Më pas në 2021 zbriti në 16.5% dhe 2022 zbriti në 13.5%.

“Në të dyja rastet, tregut iu deshën rreth një deri në dy vite për të përthithur ofertën e tepërt dhe për t’u rikthyer në nivele më të balancuara”, thuhet në raport.

Çmimet mesatare të qirave për kullat qëndrojnë 30 euro për metër katror; Paralajmërohet ulje të çmimeve për tregun dytësor

Qiratë nuk kanë reflektuar ende rritjen e ofertës. Pavarësisht shtimit të ndjeshëm të hapësirave të lira, çmimet e kërkuara të qirave kanë mbetur të pandryshuara që nga viti 2024. Për ambientet më cilësore, të kategorisë Prime, qiraja vijon të jetë 30 euro/m² në muaj, ndërsa mesatarja e tregut është 19 euro/m² në muaj.

Kjo e fundit është rritur nga 16 euro/m² që ishte në vitin 2022.

Me zgjerimin e alternativave për qiramarrësit, pronarët mund të përpiqen të ruajnë çmimet nominale përmes periudhave pa pagesë qiraje dhe kontributeve për përshtatjen e ambienteve. Kjo mund të sjellë ulje të qirasë efektive, veçanërisht në ndërtesat e kategorisë B dhe në segmentin dytësor të tregut.

Sipas analizës së Colliers Albania, kërkesa për hapësira zyrash në Tiranë mbështetet nga rritja e investimeve të huaja direkte, të cilat arritën një rekord prej 1.64 miliardë eurosh në vitin 2025. Flukset e reja të investimeve u rritën me 13.5%, duke arritur në 798 milionë euro.

Tirana mbetet qendra kryesore e sektorëve ICT (teknologjia e informacionit dhe komunikimit) dhe BPO (nënkontraktimi i proceseve të biznesit) në vend.

Në nivel kombëtar operojnë mbi 5,400 kompani aktive në këta sektorë, të cilat ofrojnë shërbime kryesisht për klientë në Itali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani. Ndërkohë, shërbimet financiare renditen si përfituesi i dytë më i madh i investimeve të huaja direkte, pas pasurive të paluajtshme.

Nga kullat Tiranës pritet t’i shtohen edhe 192 mijë m2 katror zyra të reja

Në Tiranë pritet të pasurohet oferta për ambiente zyrash.

Gjatë 12 muajve të ardhshëm, ritmi i përfundimit të projekteve të reja do të përcaktojë ecurinë e rimëkëmbjes së tregut. Rreth 192,338 m² hapësira zyrash janë ende në fazën e zhvillimit, përfshirë projektet Book Building, T’ Rock, Tirana Boulevard, Lake Park Central, Eyes of Tirana dhe një projekt në zonën e Bulevardit të Ri.

Përfundimi gradual i projekteve, dhënia paraprake me qira e hapësirave dhe ndërtesat me një pronar të vetëm, të administruara në mënyrë profesionale, do të jenë faktorë kyç për të kufizuar rritjen e mëtejshme të sipërfaqeve të zëna nga zyra të padhëna me qira (vakanca).

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ronaldo shënon golin e 987-të, por kundërshtari feston si CR7

Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë, në Shqipëri

Shpendi shpërthen me tregolësh në Itali, arrin në 12 gola

Champions League/ Reali bën spektakël me gola, City dhe Napoli ndalen në barazim

Një shqiptar në kërkim për ekzekutimin mafioz në Athinë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë, në Shqipëri
Artikulli tjetër Ronaldo shënon golin e 987-të, por kundërshtari feston si CR7

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kukësi mbulohet nga mjegulla, temperaturat zbresin deri në -6 gradë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 25 Nëntor, 2026
Greqia paralizohet sot nga greva 24-orëshe, protestohet kundër shtrenjtimit të jetesës
Analize Fokus Rajoni Sociale Zhvillim 25 Nëntor, 2026
Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta
Analize Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 25 Nëntor, 2026
Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.