KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjykata Evropiane: Migrantët mund të dëbohen në raste të caktuara
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Gjykata Evropiane: Migrantët mund të dëbohen në raste të caktuara
AnalizeBotaFokusOpinionSocialeZhvillim

Gjykata Evropiane: Migrantët mund të dëbohen në raste të caktuara

Përditësimi i fundit: 25 Nëntor, 2026 10:06 am
37 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjykata më e lartë evropiane për të drejtat e njeriutvendosi që shtetet anëtare të Këshillit të Evropës mund t’i kthejnë mbrapsht migrantët, përveç rasteve kur ata identifikohen si persona që rrezikojnë të përballen me keqtrajtim ose trajtim çnjerëzor.

Megjithatë gjykata theksoi se të 46 shtetet anëtare të organizatës, ku përfshihen të gjitha vendet e BE-së dhe disa vende jashtë saj, duhet të garantojnë dhe të mbrojnë të drejtat e njeriut edhe në rrethana rreziku.

Vendimi i gjykatës lidhet me një çështje komplekse që ka të bëjë me hyrjen e shtetasve nga Afganistani, Iraku dhe Kuba në Poloni, Letoni dhe Lituani gjatë viteve 2021-2022.

Në atë kohë në kufirin midis Bjellorusisë dhe vendeve lindore të BE-së pati një përplasje politike. Bjellorusia u akuzua se kishte krijuar qëllimisht një krizë migracioni për të ushtruar presion mbi Bashkimin Evropian. Sipas akuzave Bjellorusia organizoi ardhjen e personave nga vende të treta në territorin e saj dhe më pas i drejtoi drejt kufijve të BE-së.

Gjykata: Vendet mund t’i kthejnë mbrapsht migrantët, por kanë detyrime ndaj tyre

Gjykata më e rëndësishme evropiane për të drejtat e njeriut vendosi se shtetet kanë të drejtë të kontrollojnë hyrjen e shtetasve të huaj edhe kur migracioni përdoret si mjet presioni politik. Gjykata e quajti veprimin e Bjellorusisë në vitin 2021 si rast “instrumentalizimi të migracionit”.

Megjithatë gjykata theksoi se shtetet duhet të sigurojnë mbrojtjen e migrantëve nga trajtimet çnjerëzore ose poshtëruese. Në rastet e flukseve të mëdha migratore, autoritetet kombëtare duhet të identifikojnë personat që janë veçanërisht të rrezikuar nga keqtrajtimi apo trajtimet çnjerëzore.

Migrantët që iu drejtuan gjykatës pretenduan se ishin penguar me dhunë të hynin në BE, pa u shqyrtuar kërkesat e tyre për azil, dhe se të drejtat e tyre themelore ishin shkelur.

“Në kushtet e instrumentalizimit të migracionit, kthimi i një shtetasi të huaj në shtetin që e instrumentalizon migracionin nuk përbën në vetvete shkelje të Nenit 3 (ndalimi i torturës dhe i trajtimit çnjerëzor ose poshtërues)”, thuhet në njoftimin për shtyp të gjykatës.

Gjykata urdhëroi Poloninë, Letoninë dhe Lituaninë të paguajnë kompensim për mënyrën se si i trajtuan migrantët në kufijtë e jashtëm të BE-së me Bjellorusinë.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Media holandeze: Kullat si fasadë e klientelizmit dhe pastrimit të parave

Prangosen dy shqiptarë në Angli, u futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William

Black Friday në Shqipëri, ku pritet të shpenzojnë më shumë shqiptarët këtë vit?

Champions, sonte show me 9 sfida

Ronaldo shënon golin e 987-të, por kundërshtari feston si CR7

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ronaldo shënon golin e 987-të, por kundërshtari feston si CR7
Artikulli tjetër Champions, sonte show me 9 sfida

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shtimi i kullave, Colliers Albania: Tregu i zyrave kalon në mbiofertë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 25 Nëntor, 2026
Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë, në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 25 Nëntor, 2026
Shpendi shpërthen me tregolësh në Itali, arrin në 12 gola
Aktuale Analize Sociale Sporti 25 Nëntor, 2026
Champions League/ Reali bën spektakël me gola, City dhe Napoli ndalen në barazim
Aktuale Analize Sociale Sporti 25 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.