KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Më 28 nëntor 2026, në Tiranë, në sheshin “Skënderbeu”, duhet të ndodhë Nëntori i Tretë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Më 28 nëntor 2026, në Tiranë, në sheshin “Skënderbeu”, duhet të ndodhë Nëntori i Tretë
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeSociale

Më 28 nëntor 2026, në Tiranë, në sheshin “Skënderbeu”, duhet të ndodhë Nëntori i Tretë

Përditësimi i fundit: 25 Nëntor, 2026 10:49 am
39 Shikime
Share
13 Min. Leximi
SHARE

Nga Hafiz Shala

 

Ngjarjet me rëndësi historike ndodhën në tri etapa të rëndësishme, të udhëhequra nga fytyrat më të ngritura kombëtare në kohën dhe momentin historik, në mbrojtje të Shqipërisë dhe trojeve shqiptare të copëtuara nga fuqitë antishqiptare, duke i përfshirë edhe disa shqipfolës të asaj periudhe, mercenarë të armiqve tanë shekullorë, pa i përjashtuar edhe disa nga ata të shekujve XX dhe XXI, nëse nuk u ndërpritet ky trend i tradhtisë, trashëgimi familjare e ngjizur në gjenin e tyre, të njohur nga historia jonë e lavdishme.

Historia jonë kombëtare përkujton kohën dhe liderët historikë, që nga koha e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut e deri te lufta e UÇK-së, me në krye Komandantin Legjendar dhe heroin kombëtar Adem Jasharin, i cili u flijua me tërë familjen në luftë kundër hordhive serbo-çetnike, me qëllim dëbimin e shqiptarëve nga atdheu në masë, ndërsa pjesa e mbetur të likuidohej deri në shfarosje, siç ndodhi në Prekaz dhe gjithandej Drenicës së kuqe heroike, si dhe në tërë Republikën e Dardanisë.

T’u kthehemi datave historike me rëndësi kombëtare.

Më 28 nëntor 1443, i madhi Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, për herë të parë, e ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës. Ky ishte Nëntori i Parë.

Ndërkaq, Nëntori i Dytë ndodhi 469 vjet më vonë, më 28 nëntor 1912, kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Me këtë rast, duke e ngritur flamurin kombëtar, deklaroi: “Një popull që fle vdes”. Kjo ditë shënon edhe pavarësinë e kombit shqiptar në përgjithësi, aty ku jetojnë shqiptarët, brenda dhe jashtë atdheut.

Mërgata e ka rolin e vet historik gjatë gjithë këtyre periudhave, me theks të veçantë në shekullin e fundit. Ajo, përpos ndihmave humanitare dhe mbajtjes gjallë të popullit në vendlindje, me theks të veçantë në Dardani, të okupuar nga Serbia në sytë e Evropës, por edhe të botës, kontribuoi deri te financimi i luftës çlirimtare, e cila e fitoi lirinë falë heronjve dhe martirëve të UÇK-së, të ndihmuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, falë angazhimit me veprimtari lobuese në Washington, D.C., rreth çështjes së pazgjidhur shqiptare, të trashëguar me shekuj, më duhet ta përmend Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane, me në krye arbëreshin që bëri dhe la histori, Joe Dioguardin, së bashku me Shirley Dioguardin dhe Bordin Ekzekutiv, heronj të lobimit, të cilët çështjen shqiptare, me theks të veçantë atë dardane, e futën në agjendën prioritare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si aleatit, çlirimtarit, gardianit dhe shtetformuesit të Republikës së Dardanisë (Kosovës), duke na nëpërkëmbur e injoruar si një komb më të vjetër në Ballkan, por edhe në Evropë.

Nëntori i Dytë ndodhi kur Ismail Qemali, bashkë me Isa Boletinin, pas 583 vjetësh, e ngritën flamurin kombëtar në Vlorë për të dytën herë, më 28 nëntor 1912. Pjesëmarrja e Isa Boletinit, ndonëse arriti me vonesë për arsye të bllokadave nga forcat serbe, të cilat ia zunë pritat, nuk u pengua. Atij, për ta çliruar rrugën, iu desh të luftonte, por asgjë nuk e ndali të merrte pjesë në këtë ngjarje historike gjithëkombëtare, sepse forca të ndryshme të atëhershme donin ta kontestonin dhe pengonin këtë akt historik.

Isa Boletini, për t’i shuar ato forca reaksionare, e përdori një “terapi” që vetëm ai e zbatonte në raste të tilla: punën e dorës përmes dajakut, me të cilin i largoi me sukses, për të mos u lajmëruar më kurrë.

Isa Boletini, në vitin 1902, e pengoi formimin e konsullatës së huaj në Mitrovicë, kur Porta e Stambollit e kërcënoi se do ta rrafshonte për tokë, duke e larguar nga kontrolli i maleve me luftëtarët e tij. Për ta larguar nga atje, Porta e Lartë e thirri në kryeqytetin e Perandorisë, që të hiqte dorë nga qëndrimi i tij në male dhe të jetonte në pallatet dhe sarajet e Stambollit, duke i ofruar flori dhe grada ushtarake. Ai, duke u ngritur në këmbë me plis të bardhë dhe me dorën mbi kobure, e shtyu floririn mbi tavolinë, duke iu thënë: “Shqipojnat e maleve nuk mbahen peng në kafaz prej ari”. Prandaj, duke i refuzuar ofertat e Portës, Isa u kthye te çetat e veta në malet e Shalës së Bajgorës dhe Mitrovicës.

28 Nëntori është edhe dita e lindjes së heroit legjendar Adem Jashari, i cili vdiq për të jetuar përgjithmonë. Prandaj, çdo 28 nëntor, përveç Ditës së Shpalljes së Pavarësisë, shqiptarët kujtojnë edhe ditën e lindjes së heroit Adem Jashari.

Për ta kthyer Shqipërinë në një shtet normal të të gjithë shqiptarëve, më 28 nëntor 2026 duhet të ndodhë Nëntori i Tretë, për ta çliruar definitivisht Shqipërinë nga një udhëheqës i cili e ka katandisur Shqipërinë Amë dhe të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë brenda dhe jashtë trojeve të tyre etnike, si dhe ata në shtetet fqinje, si rezultat i okupimit me dhunë dhe aneksimit të atyre pjesëve me forcë ushtarake, duke i shpallur si pjesë “legale”.

Shqiptarët gjithandej rruzullit tokësor janë shpërngulur për shumë arsye, ndër më të rëndat shtypja, mohimi i të drejtave elementare, njerëzore e kombëtare, si element i padurueshëm dhe më i ndjeshëm, kur e përdornin si metodë më efikase për largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre.

Më 28 nëntor 2026, demonstratës së studentëve, së cilës pritet t’i bashkëngjiten shqiptarët nga të gjitha trojet etnike dhe Diaspora, duhet t’i bashkohemi për ta detyruar narkodiktatorin dhe tradhtarin më të rrezikshëm të të gjitha periudhave historike kombëtare, Edvin Kristaq Ramën, të largohet nga posti të cilin po e mban prej 13 vjetësh, si dhe nga ato vite të tjera në krye të Bashkësisë së Qytetit të Tiranës.

Për ta treguar afërsinë, respektin dhe mercenarizmin e tij ndaj Serbisë, ju kujtohet shumë mirë dhurimi i çelësave të Tiranës çetnikut muzikant Goran Bregoviqit, i cili, në shenjë përkrahjeje të ushtarëve dhe policëve serbë, të cilët torturonin, vrisnin e masakronin civilë të të gjitha moshave e gjinive dhe i digjnin në mënyrë mizore në furrat e shkrimores së Trepçës, u prit në Tiranë. Koncerti i tij në Tiranë ishte i dedikuar kundër UÇK-së, e cila mbronte popullin dhe pragun e shtëpive të të gjithë banorëve, që të mos e lëshonin atdheun deri në pikën e fundit të gjakut.

Dhuna sistematike e përdorur ndaj protestuesve paqësorë, me metodat më të vrazhda, nuk mbahet mend as në shtetet me diktatura të kohërave të komunizmit, të cilave u takojnë.

Përkushtimi i tij ndaj politikave shfarosëse serbe kundër shqiptarëve të Dardanisë, kundër interesave dardane, si dhe bashkëveprimi i tij me nismat e Vuçiqit (tani i larguar), siç ishte Ballkani i Hapur, që e përgatiti terrenin për formimin e Serbisë së Madhe me primat kryesor në Ballkan, me siguri duke i premtuar këtij se do ta përzgjidhte zëvendës për t’i zbatuar politikat diskriminuese, për ta injoruar Republikën e Dardanisë si shtet sovran dhe për ta shtrirë kufirin me Shqipërinë në lumin Ibër, në veriun e Mitrovicës.

Pas rastit të dhunës së kriminelëve serbë ndaj forcave të KFOR-it, qytetarëve dhe mjeteve të informimit, për t’ia hequr Dardanisë nga kontrolli, e shpalli tokë të askujt, në të vërtetë pjesë të Serbisë. Përpilimi i lloj-lloj rezolutave nëpër disa zyra të Evropës, në emër të Dardanisë, pa dijeninë dhe as konsultimin me organet legjitime shtetërore të zgjedhura legalisht, ishte thikë pas shpine për ta favorizuar Serbinë. Unë nuk do t’i përmend të gjitha, sepse opinioni dardan dhe gjithëshqiptar i di fort mirë.

Ky, i shpalluri person non grata nga Familja Heroike Jashari, e cila ia bëri me dije se, duke u përqafuar me Vuçiqin, nuk mund t’i shkelë këmba në atë shtëpi, e cila u flijua me tërë familjen 58-anëtarëshe, të të gjitha moshave e gjinive.

Refuzimi i miratimit të rezolutës lidhur me gjenocidin serb ndaj popullatës shqiptare dardane, kur të gjitha shtetet që e kanë njohur Dardaninë e kanë gjykuar, është një tjetër çështje që autori e vë në pah. Vetëm shteti shqiptar, me kryeministër serb në Tiranë, sipas gazetarit të Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michel Martens, është më i miri që nga koha e Nikolla Pashiqit, siç kishte deklaruar ai.

Prandaj, tubimit historik më 28 nëntor 2026 në Tiranë duhet t’i bashkohen shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe Diaspora, për ta shënuar edhe një datë historike: Nëntorin e Tretë të çlirimit të Shqipërisë nga kthetrat e hajdutëve kriminalë, mafiozë e tradhtarë, nga të cilët kombi shqiptar, si pjesë dhe tërësi e shtetit amë, Shqipërisë, nuk do të heqë dorë nga synimet për të sjellë në pushtet liderin e zgjedhur sipas vullnetit të tij, përmes një Qeverie të Përkohshme Tranzitore.

Prandaj, populli dardan e ka për obligim t’i dalë zot shtetit të tij shqiptar, ashtu siç veproi heroi kombëtar Isa Boletini në emër të shqiptarëve të Dardanisë, në Nëntorin e Dytë historik, më 1912.

Në këto tubime historike të organizuara nga rinia shqiptare, nuk duhet të lejohet pjesëmarrja e individëve me ngjyrime politike, derisa Qeveria Tranzitore t’i shpallë zgjedhjet e reja demokratike parlamentare, ku çdo individ mund të vendosë se në çfarë cilësie do të kandidojë: si parti politike, shoqatë apo shoqëri kulturo-artistike, për të marrë pjesë me të drejtë në zgjedhjet e reja shtetërore.

E përkrah nismën e Diasporës për formimin e Partisë së Diasporës (që të mos keqkuptohem kur është fjala për partitë politike, sepse kjo është hera e parë), në zgjedhjet si formë e parë e organizimit politik në interes të shtetit amë jashtë atdheut, i rrezikuar nga njerëz të shitur, duke e rrezikuar tërësinë territoriale nga greku e serbi dhe aleatët e tyre, të cilët hapur po e kërcënojnë botën me përdorimin e kokave bërthamore.

Marrëveshjet e fshehta për dhënien në shfrytëzim pa vendimin e organeve demokratike dhe pas shpinës së popullit janë dukuri për përfitime personale e jo për përfitime shtetërore e qytetare.

E shfrytëzoj rastin që të gjithë shqiptarëve nga të gjitha trojet etnike, brenda dhe jashtë atdheut dhe në Diasporë, t’ua uroj 114-vjetorin e Pavarësisë së Dytë të Shqipërisë, më 1912, dhe Pavarësisë së Tretë, më 28 nëntor 2026.

 

Marrë nga Botasot.info

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Sky ECC, drejtësia shqiptare hap rrugën për verifikimin teknik

Pastrimi i qyteteve, tarifat mbulojnë vetëm 40% të shpenzimeve

Shqipëria drejt modelit autokratik kinez?

Europa po hyn në një “supercikël” zgjedhjesh/ Rezultatet e tyre mund t’i trondisin themelet e BE-së

Media holandeze: Kullat si fasadë e klientelizmit dhe pastrimit të parave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pastrimi i qyteteve, tarifat mbulojnë vetëm 40% të shpenzimeve
Artikulli tjetër Sky ECC, drejtësia shqiptare hap rrugën për verifikimin teknik

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Prangosen dy shqiptarë në Angli, u futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 25 Nëntor, 2026
Black Friday në Shqipëri, ku pritet të shpenzojnë më shumë shqiptarët këtë vit?
Aktuale Analize Kryesore Sociale 25 Nëntor, 2026
Champions, sonte show me 9 sfida
Aktuale Analize Sociale Sporti 25 Nëntor, 2026
Gjykata Evropiane: Migrantët mund të dëbohen në raste të caktuara
Analize Bota Fokus Opinion Sociale Zhvillim 25 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.