KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Evropa Qendrore mund të përballet me reshjet më të ashpra në dekada
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Evropa Qendrore mund të përballet me reshjet më të ashpra në dekada
Bota

Evropa Qendrore mund të përballet me reshjet më të ashpra në dekada

Përditësimi i fundit: 13 Shtator, 2024 7:14 pm
98 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Shtetet e Evropës Qendrore kanë bërë përgatitje intensive, pasi ka parashikime se rajoni mund të përballet me vërshimet më të ashpra në dekada.

Disa pjesë të Republikës Çeke dhe Polonisë, është thënë se mund të regjistrojnë 400 litra shi për metër katror brenda katër ditëve, derisa Austria dhe Sllovakia mund të regjistrojnë deri në 200 litra.

Ngjarjet kulturore të planifikuara për fundjavë, tashmë janë shtyrë në katër shtetet, për shkak të ciklonit Boris.

Polonia pritet të regjistrojë shira të rrëmbyeshëm në jug të shtetit.

Ndërkohë, ministri çek i Ambientit, Petr Hladik, ka thënë se situata në vendin e tij “mund të jetë e ngjashme me atë që kemi përjetuar më 1997 dhe 2002”.

Në vërshimet e vitit 1997 është goditur keq rajoni i Moravisë – ku pritet të regjistrohen shira të rrëmbyeshëm edhe këto ditë – duke marrë jetën e 50 njerëzve dhe duke shkaktuar dëme në vlerë të miliarda dollarëve.

Në vërshimet e vitit 2002 janë goditur pjesë në perëndim të shtetit, duke vrarë 17 njerëz dhe duke shkaktuar dëme edhe më të mëdha sesa më 1997.

Në qytetet e rajonit të Moravisë janë vendosur barriera kundër vërshimeve, dhe janë përgatitur thasë me rërë.

Kanali televiziv austriak ORF, ka thënë se reshjet e mëdha mund të ndikojnë që niveli i ujit të lumit Danub të shënojë rritjen më të madhe në pesë apo 10 vjetët e fundit.

Kancelari austriak, Karl Nehammer, ka thënë të mërkurën se ushtria është gati për të angazhuar 1.000 ushtarë përgjatë fundjavës, nëse ka nevojë.

Edhe ushtria sllovake dhe zjarrfikësit janë në gjendje gatishmërie për të reaguar.

Nëse parashikimet për Sllovakinë dalin të vërteta, reshjet e shiut do të jenë edhe më intensive sesa ato të vitit 2013, të cilat, atëbotë, janë konsideruar si diçka që ndodh një herë në 1.000 vjet.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

I nxehti ekstrem pushton Evropën

E besuara e Vuçiç thumbon Ramën: Dhunon opozitën, por i bindur ndaj Brukselit

Lufta për kontrollin e ngushticave detare të botës

‘Pazaret’ për detin rikthehen në tryezë?

Qiratë dhe banesat “në qiell”, mijëra qytetarë spanjollë dalin në rrugë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Vuçiç me Rusinë po përgatit ultimatume të reja ndaj Kosovës”, Kurti: Nuk trembemi nga kërcënimet
Artikulli tjetër Vuçiç provokon Kosovën, zbulon planin për komunat me shumicë serbe

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Oligarkët, patronazhistët dhe krimi: si e transformoi Shqipërinë qeverisja Rama?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 25 Maj, 2026
FMN paralajmëron Bashkimin Europian: Borxhi publik mund të dalë jashtë kontrollit
Finance Opinion Politike Zhvillim 25 Maj, 2026
E-Albania 2.0 nxjerr nga shinat Shqipërinë dixhitale
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
Cilët janë projektet që do të marrin 8 miliardë euro, deri në 2030-ën
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.