Milani më në fund thyen mallkimin, triumfon në derbin e Madoninës duke prishur serinë e humbjeve radhazi (6) ndaj rivalit të madh, për t’i thënë frymëmarrje edhe trajnerit Fonseca, që ishte “në fije të perit” pas startit të dobët të sezonit dhe humbjes së fundit në “San Siro” përballë Liverpoolit.
Heroi i “Djallit” në këtë derbi rezultoi një prodhim kuqezi si Matteo Gabbia, i cili realizoi golin e fitores 2-1 dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Më herët kishin shënuar Pulisic, pas një veprimi fantastik individual, dhe Dimarco, që barazoi përkohësisht rezultatin.
Në fitore e madhe dhe me zemër e Milanit, që dha më shumë se maksimumin në fushë në një moment shumë delikat, kur kërkohej medoemos kthesa.