KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bandë kokaine me bazë në Shqipëri, dy të arrestuar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Bandë kokaine me bazë në Shqipëri, dy të arrestuar
AktualeFokus

Bandë kokaine me bazë në Shqipëri, dy të arrestuar

Përditësimi i fundit: 25 Shtator, 2024 6:42 pm
168 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me operacionin e përbashkët me Italinë, ku autoritetet përtej Adriatikut goditën një bandë kriminale “me bazë në Shqipëri” të angazhuar në trafikun ndërkombëtar të kokainës si dhe një bande tjetër italo-kineze, e cila dukej se ofronte shërbimin e “bankës” për këtë grup kriminal.

Në njoftimin e saj, SPAK bën me dije se në Shqipëri ështruar kontroll në 21 banesa dhe ambiente të tjera, teksa janë arrestuar dhe dy persona, shtetasit Jurgen Kacurri dhe Arjanit Maloku.

Gjatë këtij operacioni SPAK ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 30 mijë Euro, 6 mijë Paud, 2 automjete, 1 armë, 4 ora të markës Rolex, 26 aparate celulare, dokumente, sende të tjera me vlerë, si dhe prova të tjera materiale.

“Nga hetimi ka rezultuar ekzistenca e një grupi të strukturuar kriminal, i cili ushtronte aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht Italisë. Ky grup kriminal e ushtronte aktivitetin kriminal në Itali, Shqipëri, Poloni dhe Zvicër.

Të dyshuarit pastronin fitimet e tyre të paligjshme nëpërmjet një rrjeti të panumërt kompanish, të drejtuara nga një organizatë italo-kineze, e krijuar për këtë qëllim, e cila furnizonte fatura false për rreth 375 milionë Euro.

Nga hetimi janë sekuestruar 360 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, armë dhe sende të tjera me vlerë,  të përllogaritura në vlerën prej 60 milion Euro cash.” – thuhet në njoftimin e SPAK.

Ndërkohë, mediat italiane raportuan se hetimet po ndiqen nga Prokuroria e Breshias, e cila ka lëshuar 61 urdhër-arreste dhe në operacion u angazhuan gati 400 karabinierë.

Kjo bandë kriminale u “godit” pas zbërthimit të aplikacionit “Sky Ecc”, i përdorur kryesisht nga krimi, teksa hetimet kishin nisur që në vitin 2020.

“Aktiviteti hetimor u krye përmes të dhënave të siguduara nga SKY ECC të cilat u ballafaquan nga përgjimet telefonike, telematike e mjedisore të kryera paralelisht krahas aktiviteteve hetimore më tradicionale.

Në veçanti, grupi kriminal, me bazë në Shqipëri dhe me strukturë të pranishme në territorin kombëtar, ka importuar në Evropë drogë nga Amerika Latine përmes përdorimit të rrugëve të transportit detar të mallrave për ta sjellë në Itali përmes Spanjës e Holandës.” thuhej në njoftimin e Guardia di Finanza.

Organizata kishte pesë baza logjistike operative të identifikuara në zonën e Italisë së veriut, në të cilat dorëzohej droga dhe administroheshin paratë e siguruara nga shitja e saj ndërsa një strukturë kriminale paralele, e cila u përshkrua nga hetuesit si grup italo-kinez, merrej me shërbimet shërbimet financiare, përfshirë transferimin e kapitaleve të paligjshme jashtë vendit.

Hetuesit gjetën një sasi të stërmadhe faturash me vlerë totale prej 375 milionë eurosh të përdorura për të qarkulluar paranë që në të vërtetë vinte nga trafiku i drogës. Kjo skemë, sipas hetuesve italianë, është novatore për krimin e organizuar pasi pakëson rreziqet e kapjes së parave cash nëpër pikat e kalimit kufitar si dhe duket sikur i kushton më pak përdoruesve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Hierarkia e pagave të zyrtarëve të lartë në Shqipëri

Botoxi kontrabandë/ Si u mbyll dosja për doktorin e VIP-ave, Skerdi Faria

Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait/ Po fshihet në Shqipëri?

Vendi i varfër i Europës, e shet naftën 2.8 dollarë për litër

Pas problemeve me qeverinë në shtëpi, 4iG vendos të listohet në Nasdaq

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sokol Mëngjesi kërkon në Gjykatë të hiqen akuzat ndaj porositësit të rrahjes së tij
Artikulli tjetër E ardhmja e BRICS do të diktojë rendin e ri global

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nafta, 70 lekë më shumë se në rajon/ Konfindustria kërkesë për qeverinë
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 17 Shtator, 2026
OVL e UÇK-së thërret protestë popullore nesër në Prishtinë
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Rajoni Sociale 17 Shtator, 2026
Dënimet e Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin protestat
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 17 Shtator, 2026
Qytetarët protestojnë pranë Kuvendit, përplasen me policinë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 17 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.