KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: E ardhmja e BRICS do të diktojë rendin e ri global
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > E ardhmja e BRICS do të diktojë rendin e ri global
BotaOpinionZhvillim

E ardhmja e BRICS do të diktojë rendin e ri global

Përditësimi i fundit: 25 Shtator, 2024 6:44 pm
99 Shikime
Share
11 Min. Leximi
SHARE

Nga Alexander Gabuev & Oliver Stuenkel

 

Në fund të tetorit, liderët e grupit të vendeve të njohura si BRICS, do të mblidhen në qytetin rus Kazan për samitin e përvitshëm. Takimi do të jetë një moment triumfi për organizatorin e aktivitetit, presidentin rus Vladimir Putin, i cili do të drejtojë mbledhjen e një blloku gjithnjë e më të fortë, teksa po e vazhdon luftën e tij brutale në Ukrainë.

Akronimi i grupit vjen nga 5 anëtarët e tij të parë, Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Por tani ai është zgjeruar duke përfshirë Egjiptin, Etiopinë, Iranin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Në takime merr pjesë edhe Arabia Saudite, por ajo nuk është anëtarësuar zyrtarisht.

Së bashku, këto 10 vende përfaqësojnë 35.6 për qind të PBB-së globale në termat e fuqisë blerëse (më shumë sesa 30.3 përqindëshi që përfaqësojnë vendet e G-7), dhe 45 për qind të popullsisë së botës (G-7 përfaqëson më pak se 10 për qind). Gjatë viteve të ardhshme, BRICS ka të ngjarë të zgjerohet më tej.

Më shumë 40 vende po shprehin interes që të bëhen pjesë e tij, përfshirë fuqitë në zhvillim si Indonezia. Putin do të jetë në gjendje të pretendojë në këtë samit, se pavarësisht përpjekjeve të shumta të Perëndimit për ta izoluar Rusinë pas pushtimit të Ukrainës, vendi i tij jo vetëm që është larg nga të qenit i izoluar, por tani është anëtari kryesor i një grupi dinamik që do t’i japë formë rendit ndërkombëtar në të ardhmen.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, janë gjithnjë e më pak në gjendje të formësojnë në mënyrë të njëanshme rendin global, shumë vende po synojnë të forcojnë autonominë e tyre duke iu afruar qendrave alternative të pushtetit. Duke qenë gjithnjë e më të zhgënjyer nga institucionet financiare globale të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, këto vende janë të prirura të zgjerojnë opsionet e tyre dhe të krijojnë lidhje me nismat dhe organizatat jo-amerikane.

Dhe BRICS spikat midis nismave të tilla. Që nga themelimi i tij15 vjet më parë, analistë të shumtë në Perëndim kanë parashikuar shkatërrimin e tij të shpejtë. Ata theksonin faktin se anëtarët e saj, ishin shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, shpeshherë në mosmarrëveshje mbi çështje të ndryshme dhe të shpërndarë në mbarë globin, dhe kjo vështirë se ishte modeli i duhur  për një partneritet kuptimplotë.

E megjithatë BRICS ka rezistuar. Edhe pas tërmetit gjeopolitik global që shkaktoi pushtimi rus i Ukrainës, dhe shtimit të tensioneve Kinë-SHBA vitet e fundit, interesi për t’iu bashkuar këtij grupimi vetëm sa është rritur. Shumë vende në zhvillim, e shohin atë si një mjet të dobishëm për të ecur përpara.

Por pavarësisht joshjes së tij, klubi duhet të përballet me përçarje të brendshme. Disa nga anëtarët e saj, mes tyre Kina dhe Rusia, duan ta pozicionojnë grupimin kundër Perëndimit dhe rendit global të krijuar nga Shtetet e Bashkuara. Shtimi i Iranit, një kundërshtar i fortë i SHBA-së, vetëm sa e thellon ndjenjën se grupi tani po rreshtohet në njërën anë të një beteje gjeopolitike më të madhe.

Anëtarët e tjerë, veçanërisht Brazili dhe India, nuk e ndajnë këtë ambicie. Ata duan të përdorin BRICS-in për të demokratizuar dhe inkurajuar reformën e rendit ekzistues. Kjo betejë midis shteteve anti-perëndimore dhe atyre të paangazhuara, do të formësojë të ardhmen e BRICS-me pasoja të rëndësishme për vetë rendin global.

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, kriza globale financiare që nisi në Shtetet e Bashkuara ngjalli jo pak interes për BRICS-in. Dështimi i enteve rregullatore amerikanë për të parandaluar krizën dhe mungesa e efektshmërisë së institucioneve të Bretton Woods – për të mos harruar rritjen e qëndrueshme dhe spektakolare ekonomike të Kinës, teksa ekonomitë perëndimore po tkurreshin  – nxitën thirrjet për rishpërndarjen e pushtetit dhe përgjegjësisë ekonomike globale nga Perëndimi tek bota në zhvillim.

Dhe BRICS ishte klubi më përfaqësues për ta shprehur këtë ndjenjë. Por në atë kohë, Moska dhe partnerët e saj punuan kryesisht për të përmirësuar rendin ekzistues, jo për ta shkatërruar atë. BRICS njoftoi në vitin 2014 themelimin e Bankës së Re për Zhvillim (NDB) për të plotësuar institucionet ekzistuese ndërkombëtare, dhe për të krijuar një rrjet sigurie financiare që ofronte para në rast se ndonjë nga anëtarët e saj përballej me vështirësi afatshkurtra.

Ajo synonte të plotësonte dhe jo rivalizonte Bankën Botërore dhe FMN-në. Rusia ia njohu vlerën BRICS-it pas aneksimit të Krimesë në 2014, luftës në Ukrainën Lindore dhe sanksioneve të koordinuara perëndimore ndaj saj. Ndjenja e Kremlinit se BRICS mund të jetë një strehë ndaj hegjemonisë dominuese të Shteteve të Bashkuara, është bërë më e theksuar që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022.

Rusia mund të jetë në krye të fushatës propagandistike për ta përdorur BRICS si një mjet për ndërtimin e një alternative ndaj rendit global të udhëhequr nga SHBA-ja, por është Kina forca e vërtetë shtytëse pas zgjerimit të grupimit. Në vitin 2013, Pekini sajoi një projekt ambicioz, Nisma e Brezit dhe Rrugës, një program i madh global investimesh në infrastrukturë.

Gati në të njëjtën kohë, Kina ndihmoi në krijimin e institucioneve financiare rajonale në të cilat do të kishte ndikim të fortë. Në fillim NDB, më pas Banka Aziatike e Investimeve në Infrastrukturë. Banka Popullore e Kinës punoi fort për ndërkombëtarizimin e juanit, duke e zgjeruar përdorimin e monedhës kineze në tregti, zgjeruar këmbimet e saj me banka të tjera qendrore për të rritur likuiditetin global, dhe duke e bërë atë të vetmen monedhë rezervë globale të pakonvertueshme.

Ndërsa marrëdhëniet SHBA-Kinë janë përkeqësuar shumë dekadën e fundit, politika e jashtme e Pekinit është bërë më radikale. Udhëheqësit kinezë janë të bindur se Shtetet e Bashkuara nuk do ta lejojnë vullnetarisht Kinën që të bëhet fuqia dominuese në Azi, dhe aq më pak të ndajnë me të udhëheqjen globale.

Pekini beson se Uashingtoni po shfrytëzon aleancat dhe institucionet që mbështesin rendin aktual global për të kufizuar rritjen e Kinës. Në kundërpërgjigje, ai ka nisur zbatimin e projekteve si Nisma e Sigurisë Globale, Nisma e Zhvillimit Global dhe Nisma e Qytetërimit Global.

Kina dhe Rusia kanë tani ambicie të ngjashme për BRICS-in, duke krijuar dyshen e plotfuqishme Putin-Xi. Që të dy ata duan të rrëzojnë Shtetet e Bashkuara nga roli i hegjemones globale, ndaj synojnë që të krijojnë platforma alternative financiare dhe teknologjike që të jenë të imunizuara nga presioni i SHBA-së.

Dhe thellimi i multilateralizimit përmes BRICS, duket si rruga më e mirë për të ecur përpara. Sigurisht, anëtarët e tjerë ndajnë parimet kryesore me Pekinin dhe Moskën, por kanë edhe dallime. Kështu Brazili dhe India mbeten kryesisht të përkushtuara për të ndjekur reformën e qeverisjes globale, pa u përpjekur të sulmojnë sistemin ndërkombëtar siç është ndërtuar aktualisht.

Vendimmarrësit në Brasília dhe Nju Delhi, janë të prirur të mbajnë një qëndrim të paanshëm dhe të gjejnë një rrugë të mesme midis Perëndimit, nga njëra anë, dhe Rusisë dhe Kinës, nga ana tjetër. Për shumë vende, anëtarësimi në BRICS është një propozim seriozisht tërheqës. Por secili kandidat duhet të përballet me një pyetje themelore: Në cilën anë do të rreshtohet?

Me Brazilin, Indinë dhe palët e tjera të paangazhuara, apo me fraksionin anti-perëndimor të udhëhequr nga Kina dhe Rusia? Irani, vetë një i shtet i izoluar në skenën ndërkombëtare, do të forcojë kampin anti-perëndimor. Por shumica e vendeve të tjera ka të ngjarë ta shohë pranimin në BRICS si një mënyrë për të forcuar lidhjet e tyre me Kinën dhe vendet e tjera të Jugut Global, por pa i prishur lidhjet e tyre me Perëndimin.

Një shembull kryesor është Arabia Saudite. Ndërsa Riadi mbetet një aleat kyç i Uashingtonit, ai është përpjekur të thellojë lidhjet me Pekinin, dhe kohët e fundit e ka zgjeruar ndikimin në rajone ku Arabia Saudite tradicionalisht nuk ka luajtur asnjë rol, si në Amerikën Latine dhe Karaibe, shoqëruar me investime në vende si Kili dhe Guajana.

Përplasjet brenda BRICS ka të ngjarë të shtohen, por ato nuk ka gjasa të çojnë në shpërbërjen e tij. Për Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore, dinamika brenda BRICS nënvizon domosdoshmërinë e marrjes seriozisht të grupimit dhe të pakënaqësisë me rendin aktual.

Vendet perëndimore, mund të bëjnë më shumë për të mos distancuar fuqitë e mesme që kërkojnë hapësirë ​​më të madhe për manovrim, dhe për të garantuar që BRICS të mos bëhet një bllok anti-perëndimor. Ndërkaq vendet e pasura, mund të jenë zgjidhës më të mirë të problemeve për vendet më të varfra, përfshirë shkëmbimin e teknologjisë dhe ndihmën për tranzicionin e gjelbër.

Perëndimi duhet të bëjë më shumë përpjekje të sinqerta për të demokratizuar rendin global, si për shembull duke hequr dorë nga tradita anakronike se vetëm evropianët duhet të drejtojnë FMN-në dhe vetëm qytetarët e SHBA-ve Bankën Botërore. Veprime të tilla do të ndërtonin besim dhe do të minonin përpjekjet kineze dhe ruse për ta tërhequr Jugun global në një kauzë anti-perëndimore.

 

Marrë nga Foreign Affairs

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin

Retorika e dhunës e të majtës kundër presidentëve republikanë

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit: Shqipëria e 83-ta

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bandë kokaine me bazë në Shqipëri, dy të arrestuar
Artikulli tjetër “Tollonat e drekës” së policëve ushqejnë rrjetin e supermarketeve të Samir Manes

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore 30 Prill, 2026
Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin
Aktuale Kryesore Sociale Sporti 30 Prill, 2026
UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale
Aktuale Analize Sociale Sporti 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.