KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qytetarët paguan 20 milionë euro më shumë, taksë prone
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qytetarët paguan 20 milionë euro më shumë, taksë prone
AnalizeFinanceKryesoreSociale

Qytetarët paguan 20 milionë euro më shumë, taksë prone

Përditësimi i fundit: 25 Shtator, 2024 6:57 pm
245 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Rritja e taksave të pronës ka filluar të japë efektet e para në xhepin e qytetarëve. Të dhënat zyrtare nga buxheti i shtetit tregojnë se bashkitë e vendit arkëtuan afro 55 milionë euro nga taksa e pronës, çka përbën shifrën më të lartë në dekadën e fundit.

Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2023, taksa mbi ndërtesat ka furnizuar njësitë e vetëqeverisjes vendore me afro 13 milionë euro më shumë, duke shënuar një rritje me 31.7 %.

Ndërsa në raport me planin 2024 për 8-mujorin, ka pasur një kapërcim me rreth 20 milionë euro, apo 55.5% më shumë se sa ishte parashikuar.

Nevoja për më shumë të ardhura dhe domosdoshmëria për të shlyer stokun e detyrimeve të prapambetura, por edhe afrimi i zgjedhjeve të përgjithshme, i ka bërë që bashkitë t’i japin më shumë vëmendje vjeljes së taksës mbi ndërtesat ndonëse ende nuk ka nisur aplikimi i taksës sipas vlerës së tregut.

E thënë ndryshe, në 8 muaj, është realizuar 94.5% e gjithë planit vjetor të mbledhjes së kësaj takse, ku në total parashikohet të arkëtohen 5.7 miliardë lekë.

Ndikim në këtë perfomancë ka pasur rritja e çmimeve të referencës në bashkitë kryesore të vendit, por edhe rritja e sipërfaqeve ndërtimore. Peshën më të madhe në mbledhjen e kësaj takse e ka Bashkia Tiranë, ndjekur nga bashkitë në zonat bregdetare dhe njësitë e tjera të mëdha.

Qeveria planifikon përgatitjen e kadastrës fiskale dhe zbatimin e taksimit bazuar në vlerën e tregut për ndërtesat duke filluar nga viti 2026, si dhe zbatimi i taksimit bazuar në vlerën e tregut për parcelat duke filluar nga viti 2028, duke përfshirë plotësimin e kuadrit ligjor dhe rregullator, finalizimin e Sistemit Informativ të Kadastrës Fiskale me ndërveprueshmërinë dhe integrimin me sistemet e tjera, duke adresuar kërkesat e personelit dhe ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore.

 

Marrë nga Scan.tv

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

BB paralajmëron për inceneratorët: “Jo investime të reja pa transparencë dhe kontroll”

Vjedhja e Postës Durrës, si “Big Brother”

Rritet me 40 milion euro kosto e rrugës Elbasan Qafë-Thanë

7 vjet pas tërmetit, dhjetëra banorë kanë ndërruar jetë pa mundur të hyjnë në shtëpitë e reja

Kthehen ethet e Championsit, liderët takohen në Londër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Tollonat e drekës” së policëve ushqejnë rrjetin e supermarketeve të Samir Manes
Artikulli tjetër 25% e të moshuarve në Japoni punojnë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Parlamenti sllovak heq votimin me postë për qytetarët që jetojnë jashtë vendit
Analize Bota Fokus Politike Sociale 24 Nëntor, 2026
Kush e përfshiu Shqipërinë në sulmin ndaj luftanijes ruse në Libi?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Pelegrinazh serb në varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër
Analize Koment Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Pas përjashtimit të Spiropalit, PS zbret në 81 deputetë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.