KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Policia çon në SPAK deputetët e Partisë Demokratike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Policia çon në SPAK deputetët e Partisë Demokratike
AktualeFokus

Policia çon në SPAK deputetët e Partisë Demokratike

Përditësimi i fundit: 2 Tetor, 2024 6:10 am
150 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pas paralajmërimit të bërë nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, policia ka njoftuar se ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të deputetëve të Partisë demokratike pas revoltës së djeshme në Kuvend.

Kokretisht në SPAK janë referuar materiale në ngarkim të deputetëve Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Monika Kryemadhi, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Lindita Metaliaj, Asllan Dogjani, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Sipas policisë, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, deputetët e PD-së kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu, shton policia, kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Njoftimi:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:

– F. N., 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;

– G. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;

– B. N., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;

– Dh.Ç.(T)., 51 vjeçe,
– F. H., 56 vjeç,
– Xh.M., 57 vjeç,
– L.G., 52 vjeç,
– A.Gj., 50 vje
– I.Zh., 37 vjeçe,
– L.M., 47 vjeçe,
– D.S., 59 vjeç,
– L.B., 61 vjeç,
– L.H., 57 vjeç,
– A.D., 57 vjeç,
– E.B., 51 vjeç,
– E.Xh., 39 vjeçe,
– S.K., 40 vjeçe,
– S.K., 43 vjeç,
– E.S., 66 vjeç,
– K.M., 62 vjeç,
– V.D., 56 vjeç,
– M.K., 50 vjeçe;
– I.Ç., 60 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

Gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

KE thotë se vendimet për kufizimin e lëvizjes u takojnë vendeve anëtare

Investigimi i medias spanjolle: Nga ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë te tonelatat e kokainës në Spanjë

Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

Del urdhëri për policët: Mos kontrolloni telefonat e protestuesve!

Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kanë kaluar shifrën 100, paditesit e Diddy-it për sulm dhe shfrytëzim seksual
Artikulli tjetër Gazetari gjerman: Rama ka kontaktuar me ekipin e “DER SPIEGEL”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

26 Tetor, 2026
Analize Bota Opinion Politike 26 Tetor, 2026
Shqipëria ka nevojë për politikanë që jetojnë për politikën, jo që jetojnë nga politika
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 26 Tetor, 2026
Rama i jep leje speciale mikut, të tij të ndërtojë park diellor mbi tokë bujqësore në Lushnje
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Kandidati për President në Austri reagon pas fitores së Listës Studentore në Serbi
Aktuale Bota Koment Kryesore Politike 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.