KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në Shqipëri ka 343 mijë beqarë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Në Shqipëri ka 343 mijë beqarë
AnalizeKryesoreSociale

Në Shqipëri ka 343 mijë beqarë

Përditësimi i fundit: 3 Tetor, 2024 7:11 am
171 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Tranzicioni demografik dhe ndryshimi i stilit të jetesës e ka transformuar familjen shqiptare si në strukturë, edhe në model jete.

Gjithnjë e më shumë njerëz në moshë produktive 25-59 vjeç janë me status beqar, por më së shumti dominojnë meshkujt, sipas të dhënave nga Censi 2023.

Nga grupmosha 25-59 vjeç, në të gjithë vendin numërohen 213,232 meshkuj beqarë. Ata përbëjnë 40% të meshkujve në këtë grupmoshë.
Numri i femrave beqare në grupmoshën në shqyrtim është më i ulët, në mbi 129 mijë. Femrat beqare zënë 23% të grupmoshës 25-59 të popullsisë së gjinisë femërore.

Numri më i madh i meshkujve beqarë është në grupmoshën 25-29 vjeç, me rreth 67 mijë të tillë, që përbëjnë 31% të beqarëve gjithsej.

Në grupmoshën 30-34 vjeç ka mbi 59 mijë meshkuj beqarë ose 27% e totalit të beqarëve meshkuj.

Në grupmoshën 35-39 vjeç ka 41 mijë meshkuj beqarë dhe në grupmoshën 40-44 vjeç ka 22,6 mijë beqarë. Numri i beqarëve vjen e ulet me moshën. Në grupin 50-54 vjeç ka mbi 6800 meshkuj beqarë.

Në popullatën femra ka më pak beqare se sa meshkuj. Numri më i madh i femrave beqare është në grupmoshën 25-29 vjeç, ku numërohen rreth 59 mijë femra të pamartuara. Në grupin 30-34 vjeç në të gjithë vendin janë 26,6 mijë femra beqare dhe gjithashtu rreth 26 mijë të tilla janë nga mosha 35-39 vjeç. Në moshën 50-54 vjeç janë 1166 femra beqare.

Siç shihet nga të dhënat ka diferenca të mëdha në numër ndërmjet femrave dhe meshkujve në të njëjtën grupmoshë.

Për shembull nga mosha 30-34 vjeç ka 45% meshkuj beqarë më shumë se femra beqare. Nga mosha 35-39 vjeç ka 62% meshkuj beqarë më shumë se femra me këtë status.

Në grupmoshën 40-44 vjeç ka 61% më shumë meshkuj beqarë se femra.

Tranzicioni demografik që ka vijuar në tre dekadat e fundit, ka krijuar emigracion të lartë të lëvizjeve të brendshme dhe rënie të lindjeve. Kjo ka bërë që të ketë zhvendosje të vendbanimeve dhe qasje të ndryshme për jetën midis femrave dhe meshkujve.

Gjithnjë e më shumë meshkujt i drejtohen emigracionit  dhe nuk zgjedhin arsimin dhe zanatet, ndërkohë femrat preferojnë të shkollohen. Rritja e disbalancave në arsim i pengon shumë meshkuj të gjejnë partneren e jetës dhe kjo vjen edhe për femrat beqare të cilat synojnë gjithnjë e më shumë të rriten në karrierë, duke vënë mos vënë në plan të parë krijimin e familjes.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

26 Tetor, 2026

Shqipëria ka nevojë për politikanë që jetojnë për politikën, jo që jetojnë nga politika

KE thotë se vendimet për kufizimin e lëvizjes u takojnë vendeve anëtare

Investigimi i medias spanjolle: Nga ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë te tonelatat e kokainës në Spanjë

Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Champions: Mposhten Bayerni dhe Reali, Juventusi përmbys Leipzigun, “ok” Liverpooli
Artikulli tjetër Irani përgatitet për përgjigje të ashpër nga Izraeli

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama i jep leje speciale mikut, të tij të ndërtojë park diellor mbi tokë bujqësore në Lushnje
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Del urdhëri për policët: Mos kontrolloni telefonat e protestuesve!
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 26 Tetor, 2026
Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Kandidati për President në Austri reagon pas fitores së Listës Studentore në Serbi
Aktuale Bota Koment Kryesore Politike 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.