KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: VOA: Shqipëria ka normat më të larta të rryshfetit në Ballkanin Perëndimor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > VOA: Shqipëria ka normat më të larta të rryshfetit në Ballkanin Perëndimor
KorrupsionKryesoreOpinion

VOA: Shqipëria ka normat më të larta të rryshfetit në Ballkanin Perëndimor

Përditësimi i fundit: 3 Tetor, 2024 7:39 pm
246 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Koalicioni SELDI, i cili vëzhgon korrupsionin dhe qeverisjen në Europën Juglindore, thekson në raportin më të fundit se reformat kundër korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë arritur ndonjë përmirësim thelbësor. Sipas raportit të publikuar sot në Tiranë, Shqipëria ka normat më të larta të rryshfetit, presionet më të larta të zyrtarëve për të marrë rryshfet dhe viktimizimin më të lartë të qytetarëve prej korrupsionit.

Në raportin më të fundit të koalicionit SELDI mbi korrupsionin në vendet e Ballkanit Perëndimor thuhet po ashtu se vijon një ngecje (stanjacion) në reformat e antikorrupsionit.

Shqipëria mban vendin e parë në rajon për normat më të larta të rryshfetit (40 për qind), pas saj vijnë Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja-Hercegovina, e në fund Kosova dhe Mali i Zi me normat më të ulëta të ryshfetit (10 për qind).
Në Shqipëri, po sipas raportit, janë presionet më të mëdha të zyrtarëve ndaj qytetarit për të dhënë ryshfet (52 për qind), pas saj vijnë Maqedonia e Veriut (31 për qind), Serbia (26 për qind), Bosnja e Hercegovina (24 për qind) e në fund Mali i Zi (11 për qind) dhe Kosova (7 për qind).

Në 2023/2024, Shqipëria është më e cënuara prej viktimizimit të korrupsionit; 80% e popullsisë së saj është e prirur për të pranuar ose ofruar rryshfet, ndërsa më pak të cënueshëm janë qytetarët e Malit të Zi, ku vetëm 48% janë të ndjeshëm ndaj korrupsionit, thuhet në raport.

Optimizmi i qytetarëve të Shqipërisë ndaj politikave antikorrupsion ka shënuar rënie në 20 për qind (-6 për qind më pak se matja e mëparshme), ndërsa në pothuaj gjithë vendet e tjera është shënuar rritje e besimit se korrupsioni do të pakësohet.

Ekspertja e Qendrës për Studimin e Demokracisë, Daniela Mineva, pjesëtare e koalicionit me 17 organizata nga 14 shtete të Europës Juglindore, thotë për Zërin e Amerikës se ngrihen institucione të reja dhe miratohen ligje të reja, por ato nuk zbatohen në praktikë.

Ajo shtoi se projekti IPA i BE-së parashikon 619 milion euro për përmirësime të sundimit të ligjit në këtë rajon, por ende nuk ka asnjë dënim për zyrtarë të nivelit të lartë si të përfshirë në korrupsion.

Sondazhi që zbatohet në vendet e Ballkanit Perëndimor tregon se aktualisht përfshirja në korrupsion ndryshon midis 10% në Malin e Zi dhe Shqipërisë me 40 për qind. Në Shqipëri 80 përqind e njerëzve pohuan se do të japin ose do të pranojnë rryshfet nëse kanë nevojë ta bëjnë këtë. Kjo është shumë shqetësuese dhe rrëzon optimizmin e njerëzve se qeveria mund të bëjë diçka mbi premtimet për antikorrupsionin. Ne këshillojmë që të pranohet kapja e shtetit në organet publike dhe që partnerët ndërkombëtarë e shoqëria civile të punojnë për të siguruar kontrollin dhe balancat e pushteteve”, tha zonja Mineva.

Në vlerësimin e nivelit të korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor nga Sistemi SELDI i Monitorimit të Korrupsionit, doli se politikat antikorrupsion në rajon nuk priren të prodhojnë një efekt të qëndrueshëm, ndërsa institucionet publike dhe partitë politike po bashkohen me rrjetet e kapjes së shtetit që rrëmbejnë vendimmarrjen e qeverisë.

Pavarësisht reformave të ndërmarra për integrim në BE, qytetarët ende e cilësojnë korrupsionin si një prej problemeve kryesore të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihen mosndarja e pushteteve, mungesa e rezultateve të drejtësisë, ndërhyrjet politike dhe integriteti i dobët i sektorit publik, thuhet në raport.

Koalicioni SELDI dhe Qendra për Kërkime Ekonomike ACER organizuan sot një forum rajonal mbi antikorrupsionin dhe kapjen e shtetit.

Drejtuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato, tha se masat ndaj korrupsonit duhet të jenë të dukshme si në parandalim, ndjekje penale dhe ndëshkim, sepse korrupsioni sjell krim e pabarazi, dëmton klimën e biznesit, si dhe largon nga vendi të rinjtë që kanë humbur besimin se autoritetet do të kenë sukses ndaj kësaj dukurie.

“Ndërkohë që vendet e Ballkanit Perëndimor po vazhdojnë punën drejt anëtarësimit në BE, si vijimi ashtu edhe perceptimi i korrupsionit mbeten më të larta se sa mesatarja e BE-së, prandaj ne duhet të përqëndrohemi që të gjithë përpjekjet antikorrupsion të integrohen në të gjithë kapitujt e negociatave, duke nisur nga sektorët me rrezikun më të lartë, dhe që rezultatet e kësaj lufte të jenë të dukshme dhe kjo është një kërkesë e rëndësishme për të ecur përpara me anëtarësimin në BE”, tha ambasadori Gonzato.

Kuvendi ka krijuar kohët e fundit një komision të posaçëm për thellimin e reformave në mirëqeverisje, antikorrupsion dhe sundimin e ligjit, i cili shihet si një mundësi më shumë për ta luftuar korrupsionin. Megjithë skepticizmin e opozitës, shumica shpreh besimin se masat e reja do të ndikojnë në këto përpjekje.

Plani i ri i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor po synon të forcojë dhe përshpejtojë përpjekjeve antikorrupsion, duke ofruar deri në 6 miliardë euro huadhënie dhe grante, në këmbim të zbatimit të reformave kyçe në këto vende. Kjo vlerësohet si një mbështetje e re europiane për masat antikorrupsion të Ballkanit Perëndimor, vendet e të cilit aspirojnë të integrohen në BE.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

26 Tetor, 2026

Shqipëria ka nevojë për politikanë që jetojnë për politikën, jo që jetojnë nga politika

KE thotë se vendimet për kufizimin e lëvizjes u takojnë vendeve anëtare

Investigimi i medias spanjolle: Nga ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë te tonelatat e kokainës në Spanjë

Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mjeku pranon fajin për vdekjen e Matthew Perry-t
Artikulli tjetër Washington Post: Deputetët e opozitës vazhdojnë rezistencën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama i jep leje speciale mikut, të tij të ndërtojë park diellor mbi tokë bujqësore në Lushnje
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Del urdhëri për policët: Mos kontrolloni telefonat e protestuesve!
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 26 Tetor, 2026
Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Kandidati për President në Austri reagon pas fitores së Listës Studentore në Serbi
Aktuale Bota Koment Kryesore Politike 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.