KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Reshjet e shiut “godasin” të gjithë vendin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Reshjet e shiut “godasin” të gjithë vendin
AktualeFokusSociale

Reshjet e shiut “godasin” të gjithë vendin

Përditësimi i fundit: 4 Tetor, 2024 7:37 pm
116 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë një pjesë të vendit ditën e sotme. Nga disa qytete raportohet për problematika.

Në Tiranë, reshjet kanë ndikuar në krijimin e trafikut të rënduar, pasi makinat qarkullojnë me vështirësi. Gjithashtu mësohet se ka pasur përmbytje në disa zona, ku duket se niveli i lartë i reshjeve ka bërë që të bllokohen tubacionet dhe uji të shkaktojë përmbytje në disa rrugë kryesore.

Moti i keq ka përfshirë edhe qytetin e Durrësit ku stuhia me erëra të forta dhe reshje të shumta shiu kanë krijuar probleme jo vetëm te kalimtarët, por edhe në qarkullimin e automjeteve. Nga ana tjetër mësohet se lundrimi detar është ndërprerë për anijet e peshkimit, ndërsa tragetet nga Durrësi drejt Barit u nisën me 8 orë vonesë për shkak të dallgeve që shkonin 6 deri 7 ballë në detin Adriatik. Nga ana tjetër situata pritet të përmirësohet pas 24 orësh në Adriatik për lundrimet e mjeteve.

Vlora ishte qyteti i fundit i prekur nga stuhia, teksa reshjet e dendura sollën përmbytje dhe prezencë uji deri në 20-30 cm, ndërkohë që në disa zona të tjera niveli i ujit shkoi edhe 50 cm.

Problemet më të mëdha u evidentuan në lagjen Rilindja, zonën e bibliotekës së qytetit dhe zonën e Skelës ku shumë banesa e biznese ndodhen nën ujë. Prej stuhisë, i gjithë qyteti i Vlorës mbeti edhe pa energji elektrike. Kryebashkiaku Ermal Dredha ka lajmëruar se ka kërkuar ndihmën e ushtrisë për të përballuar gjendjen. Ai njoftoi gjithashtu se janë evakuar 22 familje.

Por stuhia shkaktoi probleme edhe në Lushnje ku niveli i ujit në rrugë i kaloi 40 centimetra, ndërsa shumë mjete u bllokuan në rrugë si pasojë e përmbytjeve.

Në Lezhë Stacioni Meteorologjik Ushtarak konfirmoi se ranë mbi 45 milimetra shi. Reshjet me intensitet të lartë shkaktuan probleme në lagjen 11 janari, ku pati edhe përmbytje.

Në Shkodër, situata ishte pak më e lehtë. Stuhia zgjati rreth 20 minuta. Prej stuhisë që zgjati për rreth një orë, uji vërshoi edhe në rrugët e Bulqizës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA-ja dhe Britania e Madhe bombardojnë bazat Houthi në Jemen
Artikulli tjetër Soros shtrin tentakulat edhe në Bangladesh

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.