Kombëtarja çeke ka rrëmbyer mbrëmë një fitore 2-0 me kombëtaren shqiptare në Pragë. Çekia arriti të fitonte nga dy golat e Chory i cili i shënoi në dy pjesë të ndryshme të ndeshjes. Chory e nisi mbarë ndeshjen për çekët pasi shënoi golin e parë të avantazhit në minutën e dytë të ndeshjes.
Pjesa e parë u mbyll e qetë për çekët të cilët ishin në avantazh ndërsa kombëtarja jonë edhe pse tentoi disa herë portën e kundërshtarit nuk pati fatin për të shënuar. Pjesa e dytë nisi me ritëm por gjithçka mori kthesë në minutën e 63 kur Chory vulosi golin e dytë dhe të fitores për Çekinë. Kombëtarja u munudua të përgjigjej me raste por nuk arriti në asnjë moment të shënonte një gol nderi në Pragë. Shqipëria renditet e treta në grup me 3 pikë e ndjekur nga Ukraina e fundit me po 3 pikë. Ndërsa vendin e parë e ka marrë Gjeorgjia me 6 pikë dhe Çekia e dyta me po 6 pikë.