KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bashkia e Tiranës përfundon në KPP
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Bashkia e Tiranës përfundon në KPP
AktualeAnalizeKorrupsionKryesore

Bashkia e Tiranës përfundon në KPP

Përditësimi i fundit: 15 Tetor, 2024 6:47 pm
204 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një tender me vlerë 41 milionë lekë të vjetra është bërë shkas që Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës të përfundojë në Komisionin e Prokurimeve Publike. Ankesa është depozituar nga një kompani private e quajtur “Class Ashensor”.

Ajo pretendon se procedura e prokurimit me objekt “Shërbim për riparimin dhe mirëmbajtjen e ashensorëve” përmban një kriter abuziv që diskriminon dhe automatikisht përjashton kompanitë nga gara; kriteri për të pasur një punonjës specialist auditues për kontrollin e cilësisë.

Kompania “Class Ashensor” thotë se vendosja e kërkesës për të qenë pjesë e stafit të operatorit ekonomik ofertues e një punonjësi specialist auditues për kontrollin e cilësisë së shërbimeve është e paargumentuar, pasi nuk përshkruhet se çfarë procesi duhet të kryejë ky specialist dhe çfarë dokumentesh provuese i di duhen kompanisë ofertuese të paraqesë.

Neësbomb.al ka siguruar ankesën e depozituar nga kompania në Komisionin e Prokurimeve Publike, kundër Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës, duke cituar se kriteri është në kundërshtim me Nenin 41 pika 2 të V.K.M. nr.285/2021 të ndryshuar, ku parashikohet se:

“Kërkesat e veçanta të kualifikimit duhet të përfshijnë të gjitha kriteret specifike, në përputhje me nenin 77 të LPP-së. Kriteret duhet të jenë në përpjesëtim dhe të lidhura ngushtë me aftësinë zbatuese, natyrën dhe vlerën e kontratës. Në çdo rast, autoriteti/enti kontraktor duhet të përcaktojë dokumentet konkrete që duhet të paraqesin operatorët ekonomikë për përmbushjen e këtyre kritereve.”

Gjithashtu, “Class Ashensor” këmbëngul se vendosja e këtij kriteri të paargumentuar, për rrjedhojë të pambështetur teknikisht dhe ligjërisht cënon në mënyrë thelbësore qëllimin dhe parimet e përcaktuara fare qartë në nenet 2 dhe 3 të L.P.P. pasi ky kriter është diskriminues dhe si dhe për vetë faktin që nuk ka asnjë dispozitë apo akt ligjor/nënligjor që të kushtëzojë shërbimin e mirëmbajtjes së ashensorëve me plotësimin e kriterit të specialistit auditues.

“E theksojmë dhe vëmë në dukje se ky kriter është abuziv pasi ne si O.E. kemi kualifikimet e stafit, licencat dhe certifikimet e duhura të standarteve më të larta kombëtare dhe ndërkombëtare për kryerjen/ofrimin e shërbimeve lidhur me a) mirëmbajtjen, b) modernizimin dhe c) instalimin e ashensorëve, si dhe dëshmi të shumta për ofrimin me sukses të këtyre shërbimeve shumë institucioneve publike shtetërore dhe enteve private”, vijon argumentimi i ankesës.

Newsbomb.al raporton se kompania e përfaqësuar nga Enkeledi Groballi ka pasqyruar si shembull ofrimin e shërbimeve, më parë dhe aktualisht, për institucione shtetërore të rëndësisë së veçantë si; Presidenca, Kuvendi, Kryeministria, Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Prokuroritë e rretheve etj etj.

Tenderi në fjalë pritet të zhvillohet sipas publikimeve, më datë 21 Tetor dhe “Class Ashensor” kërkon heqjen e kriterit për të pasur një punonjës specialist auditues për kontrollin e cilësisë, vendosur nga drejtoria në varësi të Bashkisë së Tiranës, nën argumentimin se është abuziv dhe i pambështetur në ligj.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA, nis votimi i hershëm në Xhorxhia, një nga 7 shtetet kyçe të garës presidenciale
Artikulli tjetër Shqipëria me normat më të ulta të fertilitetit, në Europë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.