KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria e Kosovës mbyll një komunë paralele serbe të Skenderajt, në veri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeveria e Kosovës mbyll një komunë paralele serbe të Skenderajt, në veri
AktualeFokusRajoni

Qeveria e Kosovës mbyll një komunë paralele serbe të Skenderajt, në veri

Përditësimi i fundit: 17 Tetor, 2024 9:51 am
139 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Autoritetet e Kosovës e kanë mbyllur të mërkurën një komunë paralele serbe të Skenderaj në veri të vendit, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Kjo komunë paralele ishte vendosur në një ndërtesë në Mitrovicën e Veriut, për t’iu ofruar shërbime kryesisht pjesëtarëve të komunitetit serb nga fshatrat Bajë dhe Suhogërll nga komuna e Skenderajt.

Mbylljen e kësaj komune paralele, e njohur si Autoriteti i Përkohshëm Komunal i Sërbicës, e ka konfirmuar edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, duke theksuar se punëtorët janë “përzënë” me arsyetimin se janë marrë me “veprimtari të paligjshme dhe antikushtetuese”.

“Një veprim i tillë është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me të gjitha marrëveshjet dhe dialogun e vazhdueshëm dhe tregon se e vetmja gjë që di [kryeministri i Kosovës Albin] Kurti është të udhëheqë politikën e mbylljeve dhe bllokadave”, tha ajo.

Autoritetet e Kosovës i cilësojnë si të paligjshme institucionet që punojnë në sistemin serb në Kosovë dhe nisën t’i mbyllin ato në fillim të vitit 2024, duke nxitur kundërshtime të mëdha nga serbët lokalë, si dhe kritika nga bashkësia ndërkombëtare, e cila beson se vendimet e tilla të “pakoordinuara” mund të nxisë tensione.

Përvec institucioneve paralele serbe në veri dhe në pjesë tjera të vendit si, Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec dhe Dragash, autoritetet kosovare kanë mbyllur edhe degë të Postës së Serbisë në veri të vendit.

Kurti vazhdimisht këmbëngul se veprimet e Qeverisë së tij nuk janë të drejtuara kundër askujt dhe se ato ndjekin Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendon se me vazhdimin e mbylljes së këtyre institucioneve, vazhdon “represioni institucional dhe politik ndaj popullit serb në Kosovë nga Albin Kurti”.

“Megjithatë, ai gabon nëse mendon se Beogradi do të heqë dorë ndonjëherë nga kërkesa për formimin e ZSO-së (Asociacionit të komunave me shumicë serbe) dhe se do të mund të shpëtojë nga detyrimet e tij ose se Beogradi do të largohet ndonjëherë nga persona pa ndihmën dhe përkatësinë që u paguan dhe që do t’u paguhet”, thuhet në njoftim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërthen çështja Xhaka, rrezikon burgun dhe Zvicra e lë jashtë Kombëtares

Singapori po i paguan qytetarët për të lexuar

Turqia fiton mbi 1 miliardë € çdo vit, nga shitjet e serialeve nëpër 170 vende

Bllokohet Superstrada Tiranë-Durrës

Nga qumështi, te betoni/Arben Ndreka hyn në biznesin e ndërtimit, në Borsh

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vdes tragjikisht Liam Payne i ‘One Direction’
Artikulli tjetër Harris për Fox News: Presidenca ime, jo vijim i asaj të Biden

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim shpreh shqetësimin për mosheqjen e imunitetit të Ballukut
Aktuale Koment Korrupsion Kryesore Politike 21 Shtator, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Kuvendi i Shqipërisë të mos miratojë ligje pa konsultim
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Shtator, 2026
Kosovë/ PDK kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike Rajoni 21 Shtator, 2026
Kapet veliera me mbi 2 ton kokainë në Atlantik/ 4 persona në pranga, mes tyre edhe një shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.