KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit nëntokësor Fordov?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit nëntokësor Fordov?
AktualeAnalizeBotaFokusOpinion

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit nëntokësor Fordov?

Përditësimi i fundit: 19 Qershor, 2025 8:29 am
207 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit mbart shumë të panjohura: nëse sulmet ajrore izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane mund të shkaktojnë lirimin e materialeve radiologjike; nëse ofensiva izraelite mund të shndërrohet në fushatë për ndryshimin e regjimit; dhe nëse Shtetet e Bashkuara mund të përfshihen drejtpërdrejt në luftë me Iranin.

Por, thashethemet në media janë përqendruar veçanërisht në një skenar të mundshëm.

Pjesë kyçe të kompleksit bërthamor të Iranit janë ndërtuar nëntokë, dhe raportimet janë përqendruar tek një objektiv veçanërisht i fortifikuar – impianti i pasurimit të uraniumit në Fordov, në provincën Qom, rreth 150 kilometra në jug të Teheranit.

Impianti i Fordov është i ndërtuar thellë brenda një mali, në një kompleks tunelesh të ndërtuar për Gardën Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit. Qenia e tij u bë e ditur në vitin 2009, përmes një deklarate të përbashkët nga presidenti amerikan Barack Obama, presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe kryeministri britanik Gordon Brown.

“Irani ka të drejtë të zhvillojë energji bërthamore paqësore që plotëson nevojat energjetike të popullit të tij”, kishte thënë Obama asokohe. “Por, madhësia dhe konfigurimi i këtij objekti nuk përputhen me një program paqësor”.

Më pas, Teherani e pranoi qenien e impiantit, i cili përfundimisht do të përfshihej në Planin Gjithëpërfshirës të Veprimit të Përbashkët (JCPOA), që kufizonte programin bërthamor të Iranit.

Presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja gjatë mandatit të tij të parë, si pjesë e një fushate të ashtuquajtur “presion maksimal” ndaj Teheranit; Irani reagoi duke përshpejtuar programin e tij bërthamor.

Gjendja sot? Sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), impianti i Fordovit po prodhon uranium të pasuruar në nivel prej 60 për qind — një hap i madh drejt materialit me cilësi për armë, të përshtatshëm për prodhimin e një bombe.

“Statusi i Fordovit aktualisht apo pas ndonjë sulmi të mëtejshëm do të jetë vendimtar për të ardhmen bërthamore të Iranit, pasi besohet se është objekti ku pasurimi mund të rritet nga 60 në 90 për qind për uranium me cilësi për armë”, shkroi Heather Williams, drejtoreshë e Projektit për Çështjet Bërthamore dhe bashkëpunëtore e lartë në Departamentin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, në një koment që pasoi fillimin e sulmeve izraelite ndaj Iranit.

“Një shqetësim tjetër është se Fordovi mund të jetë një nga vendet ku Irani ka grumbulluar uranium të pasuruar në nivelin 60 për qind, ose ku ky grumbullim mund të zhvendoset”, shtoi Williams.
Çfarë është “Bunker Buster” dhe a do të funksiononte kundër Fordovit?

IAEA-ja vlerëson tani se një sulm izraelit ka arritur të godasë një impiant nëntokësor të pasurimit në Natanz. Nuk dihet saktësisht se çfarë lloj municionesh janë përdorur në atë sulm, por ushtria izraelite zotëron bomba të afta të depërtojnë në nëntokë para se të shpërthejnë.

Një analizë me burime të hapura nga New York Times, bazuar në pamjet e avionëve të përdorur në sulmin që vrau vitin e kaluar liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, arriti në përfundimin se ata bartnin bomba amerikane 900-kilogramëshe të pajisura me kite udhëzuese JDAM (Joint Direct Attack Munition), që drejtojnë bombën në mënyrë precize drejt shënjestrës.

Këto bomba — të njohura si “bunker busters” — rrëzuan disa ndërtesa shumëkatëshe. Por, objekti në Fordov përbën synim shumë më të vështirë, pasi ndodhet thellë nën tokë.

Kjo ka nxitur një valë raportimesh spekulative në media rreth një arme që nuk është në dispozicion të izraelitëve: GBU-57 A/B Massive Ordnance Penetrator (MOP), një bombë në arsenalin e ushtrisë amerikane.

Sipas një artikulli të publikuar më 2007 nga Agjencia për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes (Defense Threat Reduction Agency), agjenci e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së që financoi zhvillimin e kësaj bombe, MOP me peshë 13.600 kilogramë është “projektuar për të shkatërruar objektiva të fortifikuar dhe të groposur thellë, si bunkerët dhe komplekset e tunelit”.

Një raport nga Zyra e Drejtorit për Testim dhe Vlerësim Operacional në Departamentin amerikan të Mbrojtjes thotë se bombarduesi i padukshëm B-2 Spirit është i vetmi avion që mund të përdorë bombën MOP (Massive Ordnance Penetrator).

Nëse MOP mund të përdorej kundër Fordovit — dhe nëse do të ishte në gjendje ta nxirrte jashtë funksionit këtë objekt — mbetet ende një çështje hipotetike.

Retorika e Trumpit ndaj Iranit është ashpërsuar ditët e fundit, por ende nuk është e qartë nëse SHBA-ja do të ndërhyjë drejtpërdrejt në një fushatë bombardimi kundër Iranit dhe do të dërgojë B-2-sha për të goditur Fordovin.

Ndërkohë, diskutimet për kapacitetin teknik të armëve anashkalojnë një aspekt kyç të çdo debati për armatimin: fuqinë e tyre shkatërruese.

Për shembull, ushtria izraelite tashmë është përballur me kritika ndërkombëtare për përdorimin e bombave 900-kilogramëshe dhe municioneve të tjera në Gazë.

Avokatët për të drejtat e njeriut thonë se përdorimi i armatimit kaq të rëndë në zona të dendura urbane është i paqartë në objektiv dhe joproporcional. Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut publikoi vitin e kaluar një raport për gjashtë sulme të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit në Gazë që shkaktuan mbi 200 viktima civile.

Fordov nuk ndodhet në një zonë të populluar dendur, dhe krahasimet mes konflikteve nuk janë kurrë të sakta. Por, disa vëzhgues kanë vënë në pikëpyetje gjithashtu nëse një sulm i suksesshëm ndaj objektit do të vononte me të vërtetë programin bërthamor të Iranit.

“Impianti i pasurimit të ndërtuar në thellësi në Fordov nuk u godit në natën e parë të sulmit”, shkroi Mark Fitzpatrick nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike në një analizë online.

“Megjithatë, ai mund të jetë shënjestër në kuadër të operacionit që Netanyahu e paralajmëroi në një fjalim televiziv të së njëjtës ditë. Nuk dihet nëse Izraeli ka arritur të shkatërrojë sasinë prej 604 kilogramësh të uraniumit të pasuruar në nivelin 60 për qind, U-235, që Irani ka prodhuar deri më tani.

Kjo sasi është e mjaftueshme për dhjetë apo më shumë armë bërthamore, nëse pasurohet më tej në nivelin 90 për qind, që konsiderohet cilësi për armë. Ky stok mund të transportohet lehtësisht dhe me shumë gjasë ka qenë gjëja e parë që është fshehur, sapo planet e Izraelit për bombardim u bënë të qarta”.

Me fjalë të tjera, “bunker buster” mund të marrin vëmendje në titujt e lajmeve, por sulmet e profilit të lartë mund të mos japin rezultatet e pritura.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Izraeli raporton për “dëme të mëdha” në një spital, pas sulmeve iraniane
Artikulli tjetër Hegseth: Ushtria amerikane është e gatshme ta zbatojë çdo vendim të Trumpit për Iranin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.