KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Agresioni rus, Biden furnizon Ukrainën me mina kundër këmbësorisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Agresioni rus, Biden furnizon Ukrainën me mina kundër këmbësorisë
Bota

Agresioni rus, Biden furnizon Ukrainën me mina kundër këmbësorisë

Përditësimi i fundit: 20 Nëntor, 2024 10:49 am
122 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka miratuar furnizimin e Ukrainës me mina kundër këmbësorisë, tha një zyrtar amerikan.

Ky shihet si një hap që mund t’i ndihmojë Ukrainës ta ndalë përparimin e forcave ruse në lindje të vendit, posaçërisht nëse minat përdoren bashkë me municionet e tjera nga Shtetet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara presin që Ukraina t’i përdorë minat në tokën e vet, edhe pse ka kërkuar që ato të mos përdoren në pjesët e banuara me civilë, tha zyrtari.

Washington Post raportoi i pari për vendimin e Bidenit.

Shtetet e Bashkuara e kanë furnizuar Ukrainën me mina kundërtanke gjatë gjithë luftës së saj me Rusinë, por shtimi i minave kundër këmbësorisë ka për qëllim frenimin e përparimit të këmbësorisë ruse, theksoi zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti.

Minat amerikane dallojnë nga ato të Rusisë, sepse ato janë të “paqëndrueshme” dhe bëhen të padobishme pas një kohe, tha zyrtari. Atyre u nevojitet bateria për të shpërthyer dhe nuk mund të shpërthejë pasi t’u ketë mbaruar bateria.

Të martën, Ukraina i përdori raketat amerikane me rreze të gjatë, ATACMS, për të kryer sulme në tokën ruse, duke e shfrytëzuar lejen që administrata në largim e presidentit amerikan, Joe Biden, ia tha në ditën e 1.000-të të luftës.

Moska tha se përdorimi i ATACMS-ve, raketat më rrezen më të gjatë që Uashingtoni e ka furnizuar deri tani Ukrainën, është shenjë e qartë se Perëndimi dëshiron ta përshkallëzojë konfliktin.

Të martën, presidenti rus Vladimir Putin e uli pragun për përdorimin e armëve bërthamore si përgjigje ndaj një game më të gjerë të sulmeve konvencionale.

Rusia ka muaj që e paralajmëron Perëndimin se, nëse Uashingtoni e lejon Ukrainën të hedhë raketa amerikane, britanike dhe franceze thellë brenda Rusisë, atëherë Moska do t’i konsiderojë këto vende anëtare të NATO-s si të përfshira drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë

Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike

A është NATO gati për luftë? Ukraina thotë ‘jo’

Parlamenti Europian i heq imunitetin eurodeputetes greke Afroditi Latinopoulou

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pas 23 orësh debat, maxhoranca miraton buxhetin, opozita voton kundër
Artikulli tjetër Nga 1 janari, pensionistët do të udhëtojnë falas me autobus, në Tiranë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 18 Shtator, 2026
ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.