KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
AktualeBotaFokus

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Përditësimi i fundit: 23 Nëntor, 2024 10:57 am
113 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-amerikanit Erald Alimehmetit bazuar në akuzën për përpjekje për të mb

ështetur organizatën terroriste Shteti Islamik.

Erald Alimehmeti, 33 vjeç, u dërgua të premten para gjykatësit federal Stewart D. Aaron, i cili urdhëroi ndalimin e tij.

Zyrtari i FBI-së në Nju Jork, James E. Dennehy tha pas arrestimit se “Erald Alimehmeti ka bërë përpjekje në internet për të rekrutuar dhe trajnuar individë, që ai besonte se kishin pikëpamje të ngjashme me të dhe vazhdimisht ka shpërndarë një numër udhëzimesh mbi prodhimin e eksplozivëve për përdorim në sulme terroriste.”

Në një deklaratë për shtyp, të lëshuar të premten nga Zyra e Prokurorit të Distriktit Jugor të Nju Jorkut, Damian Williams, thuhet se Erald Alimehmet, me shtetësi amerikane dhe shqiptare, ka banuar në Bronks dhe në 2014 ishte zhvendosur në Shqipëri. Ai është arrestuar dhe burgosur dy herë nga autoritet shqiptare, duke vuajtur dënime me burg në vitet 2015-2019 dhe 2020-2022 për armëmbajtje dhe sulm fizik ndaj personave të tjerë.

Sipas akuzës, në vitet 2019 dhe 2020, ai postonte në mënyrë të rregullt në mediat sociale mesazhe dhe video në mbështetje të Shtetit Islamik, duke përfshirë mesazhe lavdëruese për disa figura udhëheqëse të këtij grupi. Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë gjithashtu përmendet positmi i një video në mediat sociale, ku ai thotë: “Shteti Islamik në Afrikë po vret kryqtarët, forcat speciale franceze dhe ato amerikane.”

Ndaj 33 vjeçarit nga Tirana janë ngritur dy akuza, njëra për tentativë për të ofruar mbështetje materiale për Shtetin Islamik, për të cilën dënimi maksimal është 20 vjet burg dhe tjetra për shpërndarje informacioni në lidhje me eksplozivët, mjetet shkatërruese dhe armët e shkatërrimit në masë, për të cilën dënimi maksimal është 20 vjet burg.

Prokurori federal Damian Williams falenderoi autoritetet në Shqipëri dhe ato në Australi për ndihmën e tyre të vlefshme në hetimin e këtij rasti.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm NATO dhe Ukraina bisedime urgjente, pas sulmit rus me raketë balistike
Artikulli tjetër Donald Trump zgjedh financierin Scott Bessent, Sekretar të Thesarit, homoseksuali i parë në këtë post

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar
Analize Bota Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.