KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Amerikanët rikthehen në vende pune pa tavolina, internet e ndriçim
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Amerikanët rikthehen në vende pune pa tavolina, internet e ndriçim
AnalizeBotaSocialeZhvillim

Amerikanët rikthehen në vende pune pa tavolina, internet e ndriçim

Përditësimi i fundit: 7 Mars, 2025 11:26 am
98 Shikime
Share
15 Min. Leximi
SHARE

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Elon Musku, shefi i Departamentit të Efikasitetit Qeveritar, kanë kërcënuar të shkarkojnë punonjësit federalë që nuk kthehen në zyrë, pasi kaluan vite pune nga shtëpitë që nga COVID-19. Shumë agjenci federale caktuan 24 shkurtin si datën e parë për disa nga punonjësit e tyre për të përmbushur urdhrin e Trumpit për kthimin në zyrë.

Me miliona punëtorë federalë janë urdhëruar të rikthehen në zyrat e tyre në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë javës së fundit, që shënon përfundimin e masave të kohës së COVID-it, të cilat lejonin më shumë fleksibilitet për të punuar nga shtëpia.

Shumë prej tyre janë kthyer në vende të punës që lënë për të dëshiruar.

Një zyrë në kuadër të Departamentit për Shërbime Shëndetësore dhe Njerëzore, nuk kishte as internet (WI-FI) apo energji elektrike të plotë në orët e para kur punëtorët u kthyen javën e kaluar.

Punëtorët e Departamentit të Edukimit në Dallas, u kthyen në një zyrë që kishte kabllo të shpërndara e të ngjitura kudo nëpër mure, dhe drita që nuk funksionin siç duhet, me hapësira të pandriçuara në vendin e punës. Një punonjëse u rrëzua mbi një grumbull kabllosh në ditën e parë të kthimit, si rezultat i së cilës mori plagë të madhe në këmbën e saj. Ajo ka paraqitur kërkesë për kompensim.

Gjithashtu, një punonjës i Departamentit të Mbrojtjes, i cili merret me informacione të ndjeshme, u gjend i bllokuar në një sallë konferencash me njerëz nga ekipe të ndryshme, duke u detyruar të largohej nga zyra për të bërë telefonata. Punonjësi më në fund u zhvendos në një zyrë – por pa Wi-Fi, kështu që iu desh të përdorte ‘hotspotin’ e dobët nga telefoni i tij.

“E vetmja gjë që kthimi në zyrë më ka sjellë është një orë trafik tek drejtoj makinën, dhe humbje në efikasitet”, ka thënë punonjësi, i cili pranoi të fliste për CNN-in në kushte anonimiteti nga frika e ndëshkimeve në punë.

Problemet, konfuzioni dhe gabimet që punonjësit federalë i kanë treguar CNN-it se kanë hasur pas kthimit në zyrë vetëm sa kanë shtuar kaosin brenda fuqisë punëtore, gjashtë javë pas ardhjes në pushtet të administratës Trump, e cila është e vendosur të shkurtojë ndjeshëm madhësinë dhe fushëveprimtarinë e qeverisë federale.

Disa punonjës federalë të cilëve u është kërkuar të kthehen në zyrë nuk kanë fare hapësirë ku të kthehen. Sipas një burimi, të paktën dy ndërtesa zyrash të përdorura nga Departamenti i Brendshëm në perëndim të SHBA-së u njoftuan javën e kaluar se qiratë e tyre ishin anuluar – ndërsa një zyrë e tretë, ku punojnë qindra njerëz, u informua se qiraja e saj do të skadojë në qershor.

Një burim i afërt me CNN-in ka thënë se Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme (GSA), e cila menaxhon ndërtesat federale, nuk dukej se kishte koordinuar anulimet e qirave me zyrtarët e Departamentit të Brendshëm, duke i lënë punonjësit të pasigurt për atë që duhet të bëjnë. Një zëdhënës i Departamentit të Brendshëm ka deklaruar se departamenti po “punon me GSA-në për të siguruar që objektet ose opsionet alternative do të jenë të disponueshme për punonjësit”.

Presidenti Donald Trump ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që të gjithë punonjësit federalë të kthehen në zyrë, ndërsa administrata ka ndërmarrë masa të llojllojshme për të zvogëluar në mënyrë drastike madhësinë e fuqisë punëtore federale, duke përfshirë shkarkime masive të punonjësve në periudhën provuese dhe atyre në departamentet e diversitetit.

Urdhri i Trumpit për kthimin në zyrë është shoqëruar me një shtysë për të shkurtuar hapësirat qeveritare, duke krijuar mungesë të hapësirës për një numër të madh njerëzish. Edhe para se Trumpi të merrte detyrën në janar, qeveria federale kishte nisur të zvogëlonte hapësirat e zyrave, pjesërisht për shkak të zhvendosjes drejt punës nga shtëpia gjatë pandemisë.

Afërsisht, gjysma e më tepër e 2.3 milionë punonjësve federalë ishin të kualifikuar për punë nga distanca, dhe 10% punonin nga shtëpia pa pritje që të kthehen në zyra, sipas një raporti të Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit për vitin 2024. Shumë punonjës ndaluan punën me orar të plotë në zyrat e tyre gjatë pandemisë COVID-19, por të tjerë kishin marrëveshje të dakorduara prej kohësh për punën nga shtëpia — dhe tani mund të përballen me mëdyshjen e zgjedhjes ndërmjet ndryshimit të thellë të punës së tyre ose largimit nga ajo krejtësisht.

Më shumë se 80% e punonjësve federalë jetojnë jashtë zonës metropolitane të Washingtonit, që do të thotë se urdhri për kthimin në zyrë do të shkaktojë efekte zinxhirore në mbarë vendin.

Disa punonjës të qeverisë tani po bëjnë kalimin paspandemik që miliona punonjës të sektorit privat tashmë e kanë bërë — duke përmbysur jetën dhe oraret e tyre në këtë proces.

Punonjësit federalë dhe zyrtarët e sindikatave i kanë thënë CNN-it se e shohin këtë si pjesë të një përpjekjeje nga administrata Trump për të bërë jetën të pakëndshme për punonjësit federalë, me shpresën se disa prej tyre do të japin dorëheqje.

Trumpi dhe Elon Musku, shefi i Departamentit të Efikasitetit Qeveritar, kanë kërcënuar të shkarkojnë punonjësit që nuk kthehen në zyra. Shumë agjenci federale caktuan 24 shkurtin si datën e parë për disa nga punonjësit e tyre për të përmbushur urdhrin e Trumpit për kthimin në zyrë.

“Nëse ata nuk paraqiten për punë, do t’i shkarkojmë. Me fjalë të tjera, duhet të shkoni në zyrë”, kishte thënë Trumpi në një konferencë muajin e kaluar.

Sindikatat e punonjësve federalë kanë argumentuar se kërkesa e Trumpit për të thyer marrëveshjet afatgjata për punën nga distanca është e paligjshme, ndonëse urdhri ekzekutiv për kthimin në zyrë nuk është në qendër të sfidave të mëdha ligjore që sindikatat kanë ngritur kundër presidentit. Megjithatë, ka pasur disa reagime, siç është reagimi nga sindikata e punonjësve të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), e cila po kërkon të negociojë për mandatin e kthimit në zyrë.

Zvogëlimi i hapësirave

Departamenti i Efikasitetit Qeveritar (DOGE) ka përditësuar listën në faqen e tij të internetit, duke i bërë publike më shumë se 200 kontrata qiraje të ndërtesave që departamenti i drejtuar nga Musku thotë se i ka anuluar. Qiratë e anuluara, të cilat përfshijnë zyra të Administratës së Sigurimeve Shoqërore dhe avokatëve amerikanë, kanë ngritur pyetje në nivelin lokal se ku pritet që të shkojnë ata punonjës.

Trumpi gjithashtu nënshkroi një urdhër ekzekutiv javën e kaluar, duke udhëzuar çdo agjenci qeveritare t’i identifikojë të gjitha qiratë që mund të përfundojnë dhe të paraqesë plan për të hequr dorë nga “pronat e paluajtshme të qeverisë të cilat janë konsideruar nga agjencia si të panevojshme”.

Përpjekja për të zvogëluar portofolin e pasurive të paluajtshme të qeverisë federale i paraprin administratës Trump. Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit (OMB) lëshoi një udhëzim të quajtur “Reduce the Footprint” në vitin 2015, i cili u kërkonte agjencive të përdornin më me eficiencë pronat federale dhe të hiqnin dorë nga asetet e tepërta.

Raporti i OMB-së i vitit të kaluar përfshinte një listë të përpjekjeve të agjencive për të reduktuar hapësirat e tyre. Për shembull, Departamenti i Çështjeve të Veteranëve zvogëloi hapësirën e zyrave në selitë e tij në zonën metropolitane të Washingtonit, me 16% midis 2020 dhe 2022, duke kursyer 15 milionë dollarë në vit.

GSA-ja tkurri hapësirën me më shumë se 2 milionë metra katrorë gjatë 10 vjetëve, duke shmangur 300 milionë dollarë në kosto. Dhe Departamenti i Energjisë u largua nga 193,000 metra katrorë hapësirë e marrë me qira në vitin 2023, duke kursyer 9 milionë dollarë në vit.

Këto shkurtime kanë pasur ndikim. Një punonjës federal, i cili ende po pret datën e kthimit në zyrë, ka thënë për CNN-in se dyshon që vonesa ka ndodhur për shkak të mungesës së hapësirës. Agjencia e tyre, të cilën punonjësi kërkoi të mos e përmendte për shkak të shqetësimeve për vendin e punës, ka zvogëluar hapësirën e zyrave për disa vite, kështu që punonjësit që punojnë nga distanca janë të detyruar të rezervojnë tavolina në vendet e mbetura për ditët kur duhet të jenë të pranishëm fizikisht.

Kufizimi i hapësirës, i kombinuar me urdhrin e administratës Trump për reduktimin e fuqisë punëtore, ka bërë që punonjësi të ketë frikë se agjencia e tij do të përballet me shkurtim masiv të vendeve të punës. “E vetmja mënyrë që rikthimi në zyrë të funksionojë në këto situata është nëse tani zvogëlon numrin e punonjësve”, ka thënë ai.

Pothuajse asnjë përgatitje

Disa agjenci federale kthyen pjesën më të madhe të punonjësve të tyre javën e fundit të shkurtit, e që në shumë raste u shoqërua me mungesë tavolinash, furnizimesh bazë dhe pajisjesh funksionale.

“Nuk pati pothuajse fare përgatitje dhe planifikim, dhe ishte rrëmujë totale me pajisjet,” ka thënë një punonjës i Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS). Punonjësi, i cili kërkoi që vendndodhja e tij specifike të mos përmendej, ka shtuar se kishte pretendime për probleme me internetin dhe energjinë elektrike.

I pyetur për këtë çështje, Andrew Nixon, drejtor i komunikimit në kuadër të HHS-së, ka theksuar se agjencia po vepron në përputhje me urdhrin ekzekutiv. “Presim me padurim të bashkëpunojmë me kolegët tanë për ta bërë Amerikën të shëndetshme përsëri”, ka shtuar ai.

Departamenti i Arsimit dërgoi javën e kaluar një e-mail për stafin në zyrat rajonale, duke pranuar mangësitë në disa ambiente në ditën e parë të kthimit të tyre.

“Në këtë moment nuk jemi në gjendje të ofrojmë pajisje periferike të plota në zyrat rajonale”, ka thënë Zyra e shefit të informacionit të departamentit në një e-mail drejtuar punonjësve.

Sheria Smith, presidente e Federatës Amerikane të Punonjësve të Qeverisë (AFGE) në Dallas dhe punonjëse në Departamentin e Arsimit, ka bërë të ditur se zyra e saj ishte në “kaos” kur punonjësit u kthyen. Ajo paraqiti një ankesë për kompensim, pasi lëndoi këmbën duke u rrëzuar mbi një grumbull kabllosh në dysheme.

“Ambientet në fakt nuk ishin gati që ne që të ktheheshim”, ka thënë Smith. “Askush nuk është i pranishëm për të rregulluar problemet”.

Një tjetër punonjës i Departamentit të Arsimit në Washington, ka thënë se java e parë e kthimit u shoqërua me mungesë nevojash elementare për zyrën: kompjuterë, stilolapsa dhe kufje — si dhe hapësira private dhe dhoma konferencash të nevojshme për kërkesat konfidenciale të punës.

Në selinë e Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) në Maryland, mundësia për punën nga shtëpia ka qenë për më shumë se 20 vjet. Shumë punonjës kishin punuar në distancë tre deri në katër ditë në javë, kurse tani po përpiqen të përshtaten me rreptësinë e rikthimit në zyrë.

“Motivi është tepër i ulët”, ka shtuar një punonjës i agjencisë. “Nëse ke një takim tek dentisti në orën 15:00 afër shtëpisë dhe përfundon në 16:15, nuk mund të punosh atë orën e fundit nga shtëpia. Duhet të kthehesh në zyrë ose të marrësh leje shëndetësore”.

Urdhri për rikthimin në zyrë vjen në një kohë kur shkurtimet buxhetore në EPA çuan në reduktimin e shërbimeve të pastrimit dhe të objekteve në zyrat kryesore, madje edhe para se administrata Trump të merrte pushtetin.

Në tri zyrat kryesore të EPA-së në mbarë vendin, të cilat përbëjnë selinë e agjencisë — Washington, Cincinnati dhe Research Triangle Park, Karolina e Veriut — njësitë shëndetësore u mbyllën dhe shërbimi i shpërndarjes së postës brenda zyrave u zvogëlua. Në Cincinnati, pastrimi i burimeve të ujit të pijshëm u kufizua në një herë në javë, tapetet dhe korridoret pastroheshin një herë në muaj, dhe pastrimi i banjave u reduktua në vetëm një herë në ditë.

“Me kthimin e këtyre njerëzve në zyra, ata do të kenë më pak shërbime në objekte”, ka thënë një zyrtar i sindikatës së EPA-së.

Një zëdhënës i EPA-së vuri në dukje se agjencitë po punojnë nën një rezolutë të vazhdueshme që ka lënë financimin të pandryshuar. Nëse Kongresi miraton buxhetin për të gjithë vitin, atëherë “agjencia do të marrë vendime financiare që mbështesin rikthimin në punë me prezencë fizike”.

 

Marrë nga CNN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tre fëmijë vdesin nga zjarri, në një shtëpi në Kroaci
Artikulli tjetër Haradinaj përjashton bashkëpunimin me Kurtin: Qeverinë duhet ta bëjë opozita

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen
Aktuale Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.