KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Armëpushimi treditor i shpallur nga Kremlini hyri sot në fuqi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Armëpushimi treditor i shpallur nga Kremlini hyri sot në fuqi
AktualeBotaFokusSociale

Armëpushimi treditor i shpallur nga Kremlini hyri sot në fuqi

Përditësimi i fundit: 8 Maj, 2025 9:13 am
373 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qytetet ukrainase duken të jenë të qeta mëngjesin e së enjtes, pasi ka hyrë në fuqi një armëpushim treditor i shpallur nga Rusia. Thuhet se nuk ka pasur asnjë sulm me dronë apo raketa mëngjesin e sotëm, pas disa netësh bombardimesh të pareshtura.

Megjithatë, Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se avionët rusë hodhën dy herë bomba të telekomanduara mbi rajonin Sumi në verilindje të vendit, në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Sulmi i parë ndodhi pothuajse tri orë pasi hyri në fuqi armëpushimi, ndërsa i dyti brenda dy orësh. Nuk ka të dhëna për dëmet e shkaktuara.

Kryeqyteti Kiev është i qetë në orët e para të ditës, por nuk është e qartë nëse luftimet janë ndalur edhe në vijën e frontit. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shpalli armëpushimin 72-orësh për të përkuar me aktivitetet përkujtimore të 80-vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Ai po i mirëpret në Moskë presidentin kinez, Xi Jinping, dhe liderë të tjerë për festimet e Ditës së Fitores më 9 maj, që përfshijnë edhe një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq.

Mes të ftuarve janë edhe kryeministri sllovak, Robert Fico, që ka kritikuar hapur mbështetjen e BE-së për Ukrainën, si dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili vizitoi Moskën pavarësisht trysnisë nga BE-ja se kjo vizitë mund të dëmtojë ambiciet e Serbisë për anëtarësim në bllok.

Kremlini njoftoi se Putin do të zhvillojë takime dypalëshe me liderët më 9 maj.

Ukraina nuk e ka pranuar armëpushimin, duke theksuar se Putini e shpalli atë vetëm për ta krijuar një përshtypje se kërkon përfundimin e luftës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi në një fjalim më 7 maj se alarmet për sulme ajrore kishin rënë në të gjithë vendin pas një nate me sulme të rënda.

“Gjatë natës pati një tjetër sulm rus me raketa dhe dronë – sulme balistike dhe mbi 140 dronë kamikazë vetëm në një natë”, tha Zelensky. “Ishte zhurmë në Kiev dhe në qytete të tjera. Fatkeqësisht ka të plagosur dhe të vrarë.”

Ai theksoi se Ukraina mbetet e përkushtuar ndaj propozimit për një armëpushim 30-ditor në këtë luftë, e cila nisi pasi Rusia e filloi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

Propozimi për armëpushim 30-ditor u bë nga Shtetet e Bashkuara në mars dhe u pranua nga Ukraina.

Rusia ka thënë se një marrëveshje e tillë mund të hyjë në fuqi vetëm nëse vendosen mekanizma për zbatimin e saj.

Të dyja vendet përballen me trysni nga presidenti amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund shpejt konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Putin ka shprehur gatishmërinë për paqe, por zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, tha se “rusët po kërkojnë shumë”, ndërsa SHBA-ja po përpiqet të sjellë palët në tryezën e bisedimeve.

Vance shtoi se Ukraina nuk duhet të mbetet e fiksuar pas idesë së një armëpushimi 30-ditor, duke thënë se “dallimet janë të thella”, por ai është “mjaft optimist” për mundësinë e përfundimit të luftës.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ronaldo shënon një tregolësh, shkon në 985 gola në karrierë

Gazeta katolike e Francës: Vit i tmerrshëm për autokratët

Drafti i ri për Investimet nuk i shmang privilegjet për ‘miqtë e pushtetit’

34% e bashkive të vendit do të çojnë mbetjet në Shkodër

Gjigandit të kriptomonedhave Binance, i vjedhin 6.3 miliardë dollarë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, marrëveshje për uljen e tarifave
Artikulli tjetër Krimi i organizuar, “partia e padukshme” e zgjedhjeve në Durrës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kapen në Maqedoni, 2 drejtues të spitalit ‘Sante Plus’/ Akuzohen për mashtrim
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 30 Tetor, 2026
Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit bën bashkë PS dhe PD, në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Politike 30 Tetor, 2026
Mbyllet faza e parë e Superiores, Egnatia shkëlqen në krye, por lufta për titull mbetet e hapur
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 30 Tetor, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA/ Mbi 43 milionë amerikanë kanë votuar para kohe
Analize Bota Kryesore Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.