KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 34% e bashkive të vendit do të çojnë mbetjet në Shkodër
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 34% e bashkive të vendit do të çojnë mbetjet në Shkodër
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

34% e bashkive të vendit do të çojnë mbetjet në Shkodër

Përditësimi i fundit: 30 Tetor, 2026 9:49 am
20 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shkodra parashikohet të jetë destinacioni kryesor për mbetjet e 21 bashkive në të gjithë vendin, të cilat shtrihen në një të tretën e territorit të Shqipërisë.

Sipas projektbuxhetit 2027, drejt zonës së menaxhimit të mbetjeve Shkodër do të orientohen jo vetëm bashkitë e veriut, por edhe ato të qarqeve Elbasan dhe Fier, që ndodhen qindra kilometra larg.

Të dhënat tregojnë se 34% e bashkive të vendit që përfaqësojnë gjithashtu një të tretën e territorit të vendit, do të depozitojnë mbetjet në  Bashkinë e Shkodrës dhe për këtë do të marrin financime shtesë na buxheti i shtetit.

Përveç problemeve mjedisore në kryeqendrën e Veriut , menaxhimi i mbetjeve në këtë mënyrë do të ketë një kosto të jashtëzakonshme të transportit, psh nga Librazhdi në Shkodër, duke marrë ne konsideratë edhe trafikun e rënduar. Një kamioni që niset nga Përrenjasi me mbetej i duhet të qëndrojë disa orë në trafikun e Elbasanit dhe me tej disa te tjera në Tiranë dhe në Lezhë.

Sipas planit të qeverisë  21 bashki janë përfshirë në zonën e menaxhimit të mbetjeve Shkodër. Ato përfaqësojnë 34.4% të bashkive të Shqipërisë dhe shtrihen në rreth 9,625 kilometra katrorë, ose afërsisht 33.5% të territorit kombëtar.

Në grupin e parë përfshihen bashkitë Malësi e Madhe, Shkodër, Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Lezhë dhe Kurbin.

Por lista zgjerohet edhe me bashkitë Librazhd, Elbasan, Rrogozhinë, Peqin, Cërrik, Belsh, Përrenjas dhe Gramsh, të cilat sipas dokumentit do të financohen për transportin e mbetjeve drejt zonës së Shkodrës.

Të njëjtin destinacion kanë edhe bashkitë Fier, Lushnjë, Roskovec, Patos, Divjakë dhe Mallakastër.

Përfshirja e bashkive të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut në zonën e menaxhimit të mbetjeve Shkodër ngre pikëpyetje për mënyrën e organizimit të transportit, distancat që duhet të përshkojnë mjetet dhe kostot financiare që do të krijohen për pushtetin vendor, për shkak edhe të kaosit në trafik.

Fondet shtesë  për transportin e mbetjeve drejt Shkodrës do të akordohen në formën e transfertës së pakushtëzuar sektoriale. Shpërndarja sipas bashkive është mbështetur në dy kritere, sasinë vjetore të mbetjeve dhe kostot shtesë të transportit drejt pikave fundore të grumbullimit dhe përpunimit.

Kjo nënkupton se buxheti i shtetit do të mbështesë financiarisht transportin e mbetjeve, por bashkitë do të duhet të kontribuojnë edhe me të ardhurat e tyre për të përballuar kostot.

Përveç Shkodrës, dokumenti përcakton zonën e menaxhimit Tiranë për gjashtë bashki, Krujë, Durrës, Vorë, Kamëz, Shijak dhe Kavajë.

Në zonën e Gjirokastrës përfshihen dhjetë bashki, ndërsa gjashtë bashki të tjera janë orientuar drejt zonës së menaxhimit Korçë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

AKEP ndalon rritjet e fshehta të tarifave celulare

Dialogu i Ramës, mes ftesës dhe përbetimit për ndëshkime

Erilinda Lala, drejtoresha “biznesmene” e Tatimeve, që nuk paguan tatimet te hoteli i saj në Borsh

Raporti i OKB: 100 mijë hektarë pyje në Shqipëri “u zhdukën”

Tre qytetarë çmontojnë publikisht mashtrimet e Ramës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjigandit të kriptomonedhave Binance, i vjedhin 6.3 miliardë dollarë
Artikulli tjetër Drafti i ri për Investimet nuk i shmang privilegjet për ‘miqtë e pushtetit’

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pa u ndjerë dhe mes rrëmujës në Kuvend, Shqipëria i hap rrugën lekut digjital
Analize Finance Fokus HI-Tech Kryesore Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Nëntor i nxehtë për Gent Sejkon, telefonat e sekuestruar në Gjykatën e Lartë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
BE-ja duhet të marrë nën kontroll asetet ruse, përndryshe Ukraina rrezikon të humbasë luftën
Analize Bota Finance Fokus Koment Politike 30 Tetor, 2026
Dhoma e Avokatisë mblidhet sot për bojkotin e seancave në GJKKO
Aktuale Analize Fokus Kryesore 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.