KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krimenë e pushtuar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krimenë e pushtuar
AktualeAnalizeBotaFokusSocialeTe Tjera

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krimenë e pushtuar

Përditësimi i fundit: 22 Qershor, 2026 12:25 pm
134 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Autoritetet e instaluara nga Rusia në Krimenë e pushtuar pezulluan shitjen e karburanteve për individë dhe biznese, për shkak të një mungese të theksuar të tyre dhe një sezoni të dobët turistik. Sergei Aksyonov, kreu prorus i gadishullit, të cilin Moska e aneksoi në mënyrë të paligjshme nga Ukraina në vitin 2014, tha se, nga 21 qershori, pikat e karburanteve në Krime nuk do t’i shesin askujt, përveç agjencive shtetërore.

“Karburanti do të furnizohet ekskluzivisht për agjencitë shtetërore përgjegjëse për mirëmbajtjen e shërbimeve thelbësore dhe garantimin e sigurisë”, tha Aksyonov në një video të shkurtër, të shpërndarë në Telegram. Ai nuk dha ndonjë afat të qartë se kur do të rifillojë shitja e karburanteve.

Autoritetet ruse në Krime kanë pasur prej kohësh vështirësi për të siguruar furnizime të mjaftueshme për rreth 2 milionë banorët, përfshirë ujë dhe ushqim. Tani, në sfondin e zhvillimeve të fundit në luftën në Ukrainë, në fokus ka dalë edhe mungesa e karburanteve.

Gjatë muajve të fundit, ushtria ukrainase ka shtuar sulmet me dronë, duke goditur kamionët që transportojnë karburante drejt Krimesë. Ky rajon lidhet me Rusinë vetëm përmes Urës së Kërçit dhe një korridori rreth 100 kilometra të territorit të pushtuar ukrainas. Po ashtu, Ukraina ka goditur edhe rafineritë e naftës, tubacionet dhe infrastrukturën tjetër energjetike në Rusi.

Këto sulme kanë ndikuar në mungesën e karburanteve jo vetëm në Krime – ku ekonomia varet shumë nga turistët rusë – por edhe në pjesë të tjera të Rusisë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka përshkruar këto sulme si “sanksione me rreze të gjatë” kundër Rusisë, e cila financion në masë të madhe luftën e saj në Ukrainë përmes të ardhurave nga nafta.

Gjatë raportimit të tij më 21 qershor, Zelensky tha se forcat ukrainase kanë goditur “logjistikën detare që përdoret për transportimin e naftës në rajonin rus të Krasnodarit dhe një depo nafte në Kërçin e pushtuar përkohësisht”.

“Përveç kësaj, janë goditur me sukses objekte të logjistikës ushtarake, si dhe katër stacione radarësh që u përkasin sistemeve të mbrojtjes ajrore… Rusia kupton vetëm forcën, dhe forca jonë me rreze të gjatë po funksionon padyshim për paqen”, shtoi ai.

Aksyonov konfirmoi se sulmet kishin në shënjestër Kërçin në Krime dhe tha se katër persona u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën nga sulmi ukrainas. Ai nuk specifikoi nëse ndonjë objekt nafte në zonë është goditur. Kanalet ruse dhe ukrainase në Telegram publikuan pamje që tregonin tym të zi që ngrihej nga zona. Radio Evropa e Lirë nuk mundi t’i verifikonte në mënyrë të pavarur këto raportime.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

26 Tetor, 2026

Shqipëria ka nevojë për politikanë që jetojnë për politikën, jo që jetojnë nga politika

KE thotë se vendimet për kufizimin e lëvizjes u takojnë vendeve anëtare

Investigimi i medias spanjolle: Nga ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë te tonelatat e kokainës në Spanjë

Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fox News: Qeveria e Ramës është nën presion në rritje
Artikulli tjetër Vetëm një qytet në Europë është më i shtrenjtë se Tirana

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama i jep leje speciale mikut, të tij të ndërtojë park diellor mbi tokë bujqësore në Lushnje
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Del urdhëri për policët: Mos kontrolloni telefonat e protestuesve!
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 26 Tetor, 2026
Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Kandidati për President në Austri reagon pas fitores së Listës Studentore në Serbi
Aktuale Bota Koment Kryesore Politike 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.