KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Biden: Armëpushimi Izrael-Hezbollah hyn në fuqi të mërkurën në mëngjes
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Biden: Armëpushimi Izrael-Hezbollah hyn në fuqi të mërkurën në mëngjes
AktualeBotaKomentKryesore

Biden: Armëpushimi Izrael-Hezbollah hyn në fuqi të mërkurën në mëngjes

Përditësimi i fundit: 27 Nëntor, 2024 9:42 am
123 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidenti Joe Biden tha se, një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut të Libanit do të hyjë në fuqi mëngjesin e së mërkurës, pasi të dy palët pranuan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca.

Njoftimi i Presidentit Biden në Shtëpinë e Bardhë erdhi menjëherë pasi kabineti izraelit i sigurisë miratoi marrëveshjen në një votim 10-1. Presidenti Biden tha se kishte biseduar me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe Kryeministrin libanez, Najib Mikati.

Marrëveshja ofron një mundësi për t’i dhënë fund një konflikti që ka shkaktuar mijëra të vrarë që nga rindezja e luftimeve pas fillimit të luftës në Gazë një vit më parë.

Gjatë një fjalimi me këtë rast në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden tha se marrëveshja ishte hartuar për të sjellë një ndërprerje të përhershme të armiqësive. Presidenti amerikan tha se luftimet ndërkufitare mes Izraelit dhe Hamasit do të përfundojnë në orën 4 të mëngjesit, sipas orës lokale.

“Është hartuar për t’u dhënë fund armiqësive në mënyrë të përhershme. Ajo çka ka mbetur nga Hezbollahu dhe organizata të tjera terroriste nuk do të lejohet që të kërcënojnë përsëri sigurinë e Izraelit”, tha Presidenti Biden.

Izraeli do të tërheqë trupat gradualisht brenda një periudhe dymujore, ndërsa ushtria libaneze merr kontrollin e territorit pranë kufirit me Izraelin për t’u siguruar që Hezbollahu të mos rindërtojë infrastrukturën e tij atje, tha Presidenti Biden.

“Popullsia civile në të dy anët e kufirit së shpejti do të jetë në gjendje të kthehet e sigurte në shtëpitë e tyre”, tha ai.

Si qeveria libaneze ashtu edhe Hezbollahu kanë këmbëngulur se kthimi i civilëve të zhvendosur në Libanin jugor është parim kyç i armëpushimit.

Ministri i Jashtëm i Libanit, Abdallah Bou Habib, tha më herët se ushtria libaneze do të dislokonte rreth 5,000 trupa në pjesën jugore të vendit pas largimit të trupave izraelite.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u shpreh më herët se ishte i gatshëm të zbatonte një marrëveshje armëpushimi dhe do t’i përgjigjej me forcë çdo shkeljeje nga Hezbollahu, duke deklaruar se Izraeli do të kishte “liri të plotë veprimi ushtarak”.

Ai tha se armëpushim do t’i lejonte Izraelit që të përqendrohet në kërcënimet nga Irani, të rrisë rezervat e dobësuara të armatimeve dhe t’i japë ushtrisë kohë për të pushuar dhe izoluar Hamasin në Gazë.

Koordinatorja Speciale e Kombeve të Bashkuara për Libanin, Jeanine Hennis-Plasschaert, e mirëpriti marrëveshjen e armëpushimit përmes një deklarate, duke përgëzuar palët “për shfrytëzimin e mundësisë për të mbyllur këtë kapitull rrënues”.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Shpërthejnë” protestat kundër kandidatit pro-rus për president të Rumanisë
Artikulli tjetër Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë, zyrtarisht gati transferimi i pushtetit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.