KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Çfarë po ndodh? Warren Buffet po shet aksione dhe po grumbullon cash
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Finance > Çfarë po ndodh? Warren Buffet po shet aksione dhe po grumbullon cash
BotaFinanceOpinionZhvillim

Çfarë po ndodh? Warren Buffet po shet aksione dhe po grumbullon cash

Përditësimi i fundit: 13 Nëntor, 2024 9:54 am
195 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shumë po pyesin dhe shumë po përpiqen të gjejnë përgjigje se përse Warren Buffett, po heq miliarda dollarë aksione dhe po grumbullon likuiditet. I konsideruar si një nga investitorët më të mëdhenj ndonjëherë, përmes kompanisë së tij Berkshire Hathaway, Buffett ka bërë disa rregullime në portofolin e tij vitin e fundit, duke përfshirë edhe largimin nga disa kompanive gjigante.

Në 6 muajt e parë të vitit 2024 ai shiti 55.8% të aksioneve që zotëronte në Apple. Ai gjithashtu shiti një bllok të madh të aksioneve që kishte në Bankën e Amerikës. Wall Street Journal vlerëson se Buffett llogarit tashmë rreth 325 miliardë dollarë në para të thata dhe ekuivalente të saj (kryesisht në formën e bonove të thesarit).
Teoritë se ai, që ka epitetin “Orakulli i Omahas”, po bën këto zgjedhje, janë të shumta. Ka nga ata që i frikësohen një kolapsi ekonomik ose tregu i aksioneve ka arritur një kulm.

Në çdo rast, është e drejtë të dihet se Buffett, 93 vjeç dhe njeriu i 10-të më i pasur në botë me një pasuri prej 146 miliardë dollarësh sipas Bloomberg, njihet për përshtatjen e vazhdueshme të strategjisë së tij me ndryshimet e tregut, duke e ribalancuar rregullisht portofolin e tij për t’u fokusuar në mundësi më fitimprurëse dhe për të zvogëluar rrezikun.

Për shembull, kompania Berkshire Hathaway ka reduktuar ekspozimin e saj ndaj kompanive tradicionale të energjisë vitet e fundit, duke lëvizur në vend të kësaj drejt kompanive që diversifikojnë biznesin e tyre ose fokusohen në energjinë e rinovueshme. Si një investitor vlerash, qasja e Buffett është të blejë aksione që tregtohen dukshëm nën vlerën e tyre potenciale ose të blejë kompani të mëdha me çmime të drejta. Për momentin, megjithatë, tregu është i shtrenjtë dhe siç tha vetë Buffett, shumë kompani në sektorin e Teknologjisë kanë vlera monstruoze në treg.

Një mundësi tjetër është maturia. Kur Recesioni i Madh pushtoi ekonominë amerikane, Berkshire qëndroi si fener stabiliteti. Duke pasur parasysh nivelet e mëdha të likuiditetit, kompania e tij mund të dalë e padëmtuar nga ndonjë stuhi ekonomike e ardhshme.

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërthen çështja Xhaka, rrezikon burgun dhe Zvicra e lë jashtë Kombëtares

Singapori po i paguan qytetarët për të lexuar

Turqia fiton mbi 1 miliardë € çdo vit, nga shitjet e serialeve nëpër 170 vende

Nga qumështi, te betoni/Arben Ndreka hyn në biznesin e ndërtimit, në Borsh

Kosovë/ PDK kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Deti Kaspik i shndërruar në fushëbetejë, armët lënë pasoja në njerëz dhe në mjedis
Artikulli tjetër “Forbes”: Ç’po ndodh me marrëveshjen 720 milionë $ të Italisë me Shqipërinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bllokohet Superstrada Tiranë-Durrës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Shtator, 2026
Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim shpreh shqetësimin për mosheqjen e imunitetit të Ballukut
Aktuale Koment Korrupsion Kryesore Politike 21 Shtator, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Kuvendi i Shqipërisë të mos miratojë ligje pa konsultim
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Shtator, 2026
Kapet veliera me mbi 2 ton kokainë në Atlantik/ 4 persona në pranga, mes tyre edhe një shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.