KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Disa vende perëndimore rishqyrtojnë marrëdhëniet me Gjeorgjinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Disa vende perëndimore rishqyrtojnë marrëdhëniet me Gjeorgjinë
BotaOpinion

Disa vende perëndimore rishqyrtojnë marrëdhëniet me Gjeorgjinë

Përditësimi i fundit: 29 Tetor, 2024 1:59 pm
145 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Suedia kanë paralajmëruar rishqyrtimin e marrëdhënieve me Gjeorgjinë, duke shprehur kritika pas zgjedhjeve parlamentare në të cilat fitoren e shpalli partia proruse në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane.

Mbështetësit e opozitës kanë protestuar të hënën pas raportimeve për parregullsi të mëdha në zgjedhje. Ata e akuzojnë Moskën për manipulimin e zgjedhjeve.

Kanadaja dhe Suedia njoftuan për vendime konkrete ndaj Qeverisë së tanishme të Gjeorgjisë.

Suedia njoftoi se do ta ndërpresë bashkëpunimin e drejtpërdrejtë me Qeverinë gjeorgjiane, ndërsa Kanadaja tha se po i rishqyrton marrëdhëniet me autoritetet në Tbilisi.

Ministri i Suedisë për Bashkëpunimin Zhvillimor dhe Tregti të Jashtme, Benjamin Dousa, tha në një komunikatë se Stokholmi ka pasur “shqetësime të kahershme” për zhvillimet “alarmante” politike në Gjeorgji dhe se parregullsitë e raportuara nga vëzhguesit perëndimorë i kanë konfirmuar këto shqetësime.

“Prandaj, Qeveria po e pezullon bashkëpunimin e drejtpërdrejtë mes Suedisë dhe Gjeorgjisë, i cili ende po vazhdon, duke përfshirë edhe me administratën tatimore gjeorgjian”, tha Dousa.

Në të njëjtën kohë, Suedia do t’i ndajë rreth 2.3 milionë dollarë për shoqërinë civile të Gjeorgjisë, tha ai.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Kanadasë shprehu shqetësim në një komunikatë për ato që i quajti “akte të përhapura të frikësimit të votuesve, blerje votash dhe parregullsi të tjera gjatë ditës së zgjedhjeve” të raportuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë që monitoruan zgjedhjet.

“Në koordinim me partnerët tanë të G7-ës dhe ata evropianë, dhe pas rezultateve të këtyre zgjedhjeve, Kanadaja do t’i rishqyrtojë marrëdhëniet e saj me udhëheqësinë gjeorgjiane. Kanadaja mbetet e hapur për bashkëpunim me Gjeorgjinë, për aq kohë sa udhëheqësia gjeorgjiane t’i respektojë demokracinë, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe t’i adresojë ngecjet demokratike të fundit”, thuhet në njoftim.

Senatori amerikan, Ben Cardin, i cili është kryetar i Komisionit të fuqishëm të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, tha se parregullsitë e raportuara janë “shqetësuese dhe zhgënjyese” dhe se vijnë pas paralajmërimeve të përsëritura të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara për ngecjen e demokracisë së Gjeorgjisë.

“Do të vazhdoj ta ndjek me kujdes situatën pas zgjedhjeve dhe të punoj me administratën Biden-Harris për të vendosur për përgjigjen e duhur për marrëdhëniet SHBA-Gjeorgji”, tha Cardin.

Mijëra gjeorgjianë dolën në rrugët e Tbilisit të hënën për të protestuar, pasi presidentja e vendit, Salome Zurabishvili, e akuzoi partinë në pushtet se përdori taktika të stilit rus në zgjedhjet parlamentare, rezultatin zyrtar të të cilave ajo nuk pranon ta njohë.

Vëzhguesit e zgjedhjeve në Gjeorgjia thonë se kanë zbuluar një skemë të madhe mashtrimi që e ndryshoi rezultatin e zgjedhjeve në të mirë të partisë në pushtet.

Sipas rezultatit zyrtar të zgjedhjeve të 26 tetorit, partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane i ka fituar mbi 54 për qind të votave, mjaftueshëm për ta ruajtur pushtetin e plotë.

“Ju nuk i humbët zgjedhjet”, u tha protestuesve Zurabishvili.

“Ata vodhën votën tuaj dhe u përpoqën ta vjedhin të ardhmen tuaj, por askush nuk ka të drejtë ta bëjë këtë, dhe ju nuk do ta lejoni askënd ta bëjë këtë!” shtoi ajo.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vuçiç letër NATO-s kundër hapjes së Urës së Ibrit

BB: Projekti i shëndetësisë humbi objektivat

Si po e rigjallëron Trump demokracinë në Shqipëri?

Kompania nën sekuestro e Inceneratorit të pa-ndërtuar të Tiranës, me fitim 8 milion euro më 2025-ën

Gjykata Administrative: Padia e Veliajt, absurditet juridik

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Lajçak, optimist për përparimin në disa tema të dialogut Kosovë-Serbi
Artikulli tjetër Kurti njofton rritje pagash për sektorin publik, nga janari

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
Flotilja ‘Sumud’ niset drejt Shqipërisë, si mobilizim ndërkombëtar kundër projektit turistik të Kushner
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Ndotja e ajrit mbyt Elbasanin
Aktuale Analize Fokus Kryesore 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.