KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kurti njofton rritje pagash për sektorin publik, nga janari
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kurti njofton rritje pagash për sektorin publik, nga janari
AktualeFinanceKomentRajoni

Kurti njofton rritje pagash për sektorin publik, nga janari

Përditësimi i fundit: 29 Tetor, 2024 2:01 pm
213 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se Qeveria e tij ka vendosur t’i rrisë pagat në sektorin publik për 55 euro nga janari 2025.

“Do të bëjmë një rritje substanciale të pagave në sektorin publik në fillim të vitit të ardhshëm, duke ruajtur qëndrueshmërinë afatgjate të buxhetit dhe sipas ligjit në fuqi”, tha Kurti në një konferencë për media.

Ai tha se po e bën këtë për t’i mbështetur ata që kanë paga më të ulëta dhe për ta ngushtuar hendekun mes pagës më të ulët dhe asaj më të lartë.

“Ne kemi shkuar në maksimumin e lejuar të rritjes buxhetore për pagat dhe kemi vendosur të mos e rrisim vlerën e koeficientit, por ta rrisim koeficientin për një njësi. Pra vlera e një koeficienti mbetet 110 euro. Mirëpo rritet sasia e koeficienteve për njësi”, shpjegoi ai.

Sipas Ligjin për Pagat, niveli i koeficienteve është nga 2 deri në 18. Niveli shumëzohet me vlerën dhe përcakton pagën.

Kurti shpjegoi se “duke filluar nga janari i viti të ardhshëm koeficienti do të rritet për 0.5 njësi, pra për gjysmë njësie dhe pastaj nga korriku 2024 edhe për 0.5 njësi të tjera. Pra, dikush që e ka koeficientin 5.6, në janar i bëhet 6.1, kurse në korrik 6.6. Ngjashëm edhe për dike që e ka koeficientin 10.5, në janar i bëhet 11 dhe pastaj 11.5″, shpjegoi ai.

Ai tha se do t’i rrisë pagat edhe një herë verën e ardhshme, por vendi do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare në shkurt 2025.

“Më fjalë të tjera të gjithë të punësuarit në sektorin publik pagat për ta do të rriten për 55 euro duke filluar nga janari dhe për 110 euro nga korriku 2025. Kështu, rritjen buxhetore e shpërndajmë proporcionalisht tek ata që kanë pagat më të ulëta, duke zvogëluar hendekun mes pagës më të ulët edhe asaj më të lartë”, tha ai.

Ai tregoi se Qeveria e tij ka planifikuar buxhet për shpenzim për vitin e ardhshëm në vlerë mbi 3.6 miliardë euro, që është më shumë se buxheti i vitit të kaluar prej 3.3 miliardë eurosh.

Nga kjo rritje do të përfitojnë mësimdhënësit, policët, ushtarët, infermierët dhe zjarrfikësit, të cilëve do t’u rriten pagat për 18 deri 20 për qind, sipas Kurtit.

Për pagat më të larta, tha ai, rritja do të jetë 6-7 për qind.

Kjo rritje e paralajmëruar nga ai do t’i kushtojë buxhetit rreth 120 milionë euro në vit, sipas Kurtit.

Ky njoftim i Kurtit vjen vetëm rreth dy muaj pasi Qeveria e tij i rriti për 20 për qind pensionet që financohen nga shteti.

Rritja e pensioneve hyri në fuqi në tetor.

Ai gjithashtu njftoi në shtator se pensionet e përcaktuara me Ligjin për kategoritë e luftës, do të rriten për 20 për qind nga muaji janar 2025.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve

Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla

Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës

Sulmi ndaj bankave është vetëvrasje ekonomike

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Disa vende perëndimore rishqyrtojnë marrëdhëniet me Gjeorgjinë
Artikulli tjetër Belerit i bëjnë pritë me vezë dhe kos jashtë Kuvendit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?
Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Pika e vlimit!
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.